Kam sot një temë të mrekullueshme për ty dhe të gjithë dëgjuesit. Kjo temë është “Shenja e kundërshtimeve”. Kam dëshirë të lexojmë së bashku nga ungjilli sipas Lukës, kapitulli 2 vargu 25 deri 35.

25 Dhe ja, në Jeruzalem ishte një njeri që quhej Simeon; Ky njeri ishte i drejtë dhe i përshpirtshëm dhe priste ngushëllimin e Izraelit; dhe Fryma e Shenjtë ishte mbi të.
26 Dhe në mënyrë hyjnore atij i qe zbuluar nga Fryma e Shenjtë se nuk do të vdiste para se të kishte parë Krishtin e Zotit.
27 Ai pra, i shtyrë nga Fryma, erdhi në tempull; dhe, si prindërit i prunë fëmijën Jezus për të bërë me të ato që përshkruan ligji,
28 ai e mori në krah e bekoi Perëndinë duke thënë:
29 ”Tani, o Zot, lejo që shërbëtori yt të vdesë në paqe, sipas fjalës sate,
30 sepse sytë e mi e panë shpëtimin tënd
31 që ti e përgatite përpara gjithë popujve:
32 dritën për të ndriçuar kombet dhe lavdinë e popullit tënd, Izraelit”.
33 Dhe Jozefi e nëna e fëmijës mrrekulloheshin për gjërat që thuheshin për të.
34 Pastaj Simeoni i bekoi dhe i tha Marisë, nënës së tij: ”Ja, ky është vënë për rënien dhe për ngritjen e shumë vetave në Izrael dhe për të qenë shenjë kundërshtimesh,
35 edhe ty vetë një shpatë do të ta tejshpojë shpirtin, që të zbulohen mendimet e shumë zemrave”.

Programi Sipas Fjalës me pastor Ganiun – ora 13:30

Facebook Comments