Mesazh

Rreziku i rebelimit

Mosbindja ndaj Perëndisë çon në vuajtje, por bindja ndaj Tij sjell të mira në jetën tonë.

Galatasve 6:1-10

A mendoni ndonjëherë se urdhërimet e Perëndisë janë kufizuese dhe shtypëse? Ky është një qëndrim i zakonshëm në kulturën tonë, por nuk është qëndrimi që duhet të kenë besimtarët. Urdhërimet e Atit tonë qiellor janë për të mirën tonë. Ato na stërvitin në drejtësi dhe na mbrojnë nga mëkati. Është ndryshe nga pikpamja se ligji i Zotit na pengon të jemi të lumtur, bindja ndaj Tij është në fakt burimi i kënaqësisë dhe lumturisë.

Rebelimi ndaj autoritetit të Perëndisë në çdo fushë të jetës sonë i jep Satanit mundësinë për të bërë kërdi shpirtërore (Efesianëve 4:27). Dhe, siç na thotë Galatasve 6:7, rebelimi kundër Zotit është gjithmonë i kushtueshëm. Në fakt, e vërteta e hidhur është se ne nuk korrim thjesht atë që mbjellim, por shpesh korrim më shumë dhe më vonë sesa mbjellim.

Asnjëri prej nesh nuk dëshiron ta gjejë veten duke qëndruar në një fushë me barëra të këqija. Mos harroni, nuk është kurrë vonë për të mbjellë farën e mirë. Dhe vlen i njëjti parim: nëse do të mbjellim për Frymën dhe jo për mishin, do të korrim frytet e Frymës dhe jetën e përjetshme.

Si Sovran i universit, Ati ynë i dashur ka në mendje më të mirën tonë. Kur kjo e vërtetë u është zbuluar, burrat dhe gratë e urta kanë filluar ta duan Fjalën e Tij dhe janë përpjekur të bëjnë atë që ajo thotë (Psalmi 119:9).

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 93
    Të Shenjtëruar dhe të Veçuar!Ndiqni udhëzimet e Frymës së Shenjtë për të përmbushur planin që Perëndia ka për ju! 2 Timoteut 2:20-22 A ndiheni të veçantë, apo ndjeheni të parëndësishëm? Lajmi i mirë është se çdo besimtar është i veçantë në sytë e Zotit dhe Ai ju ka veçuar për veten e Tij. Meqënëse…
    Tags: të, për, dhe, në, mesazh
  • 93
    Mos kini një mendim të ekzagjeruar për veten!Sepse në qoftë se dikush mendon se është diçka (shumë i rëndësishëm për t’u kujdesur për barrën e dikujt tjetër), pa qënë asgjë (pa qënë superior përveç se me vlerësimin e vet), gënjen veten e vet. – Galatasve 6:3 Bibla na paralajmëron vazhdimisht kundër krenarisë. Nuk mund të theksoj mjaftueshëm rrezikun…
    Tags: të, për, dhe, në, mesazh
  • 93
    Mjerim dhe çlirim!E mbani mend kur ishit fëmijë dhe kishit bërë diçka të gabuar? Ju e dinit që kur të shkonit në shtëpi, do të përballeshit me prindërit dhe do të vuanit pasojat, ndaj edhe keni marrë rrugën më të gjatë për t’u kthyer në shtëpi, duke i tërhequr këmbët zvarrë. Keni…
    Tags: të, dhe, nuk, në, mesazh
  • 92
    PaqebërësitEdhe pse mëkatet dhe shkeljet tona u paguan në kryq, mëkati ynë ende e trishton Frymën e Shenjtë, prandaj duhet të kujtojmë vazhdimisht varfërinë tonë shpirtërore dhe të pikëllohemi për mëkatin tonë. Le të kërkojmë të qëndrojmë të pastër në zemër dhe tërësisht të përkushtuar ndaj Zotit, në mënyrë që…
    Tags: të, dhe, në, mesazh
  • 92
    U bëftë vullneti i Tij!Çdo ditë, miliona njerëz luten me lutjen e Zotit pa e kuptuar se çfarë do të thotë të lutesh: “Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullneti yt në tokë ashtu si në qiell” (Mateu 6:10). Kur i lutesh në këtë mënyrë Zotit, po i thua: “Ti sundon mbi jetën time”. Si ndjekës…
    Tags: të, dhe, në, mesazh
Comments