LAJMET E FUNDIT

Sa energji elektrike prodhon aktualisht Kosova?

Sasia e prodhuar aktualisht nga termocentralet e vendit që bashkarisht është diku afro 800 megavatë-orë, dhe sasia nga kapacitetet ekzistuese te energjisë së rinovueshme (afro 200 MWh), deri sa të mbajë kohë e mirë dhe pa të ftohtë të theksuar, është më se e bollshme për të përmbushur nevojat e konsumit të Kosovës, që në muajt verorë rëndom sillet nga 750-800 megavatë-orë rrymë. Dimri do të diktojë rrethana të tjera elektroenergjetike në Kosovë, kur pritet të ketë goxha mungesë të rrymës. A do të ketë para Kosova për ta importuar energjinë që do t’i mungojë, mbetet të shihet.

Nga 1 shtatori 2022 (ditë e enjte), në Kosovë nuk ka kufizime të energjisë elektrike. Me rikthimin në process të punës, ose me t’u rikthyer në prodhim njësia B2 të Kosovës B, me kapacitetin në rrjet prej 260 megavatë-orësh, pas remontit të planifikuar që zgjati thuaja një muaj dhe rikthimit të bllokut A3 të Kosovës A (130 megavatë-orë kapaciteti në rrjet), KEK-u ka shtuar prodhimin vetanak për 390 megavatë-orë, që i bie se prej 1 shtatorit KEDS-KESCO, ka në dispozicion këtë energji shtesë (390 MWh), plus po kaq nga njësia B1 e Kosovës B dhe nga blloku A4 i Kosovës A (260 plus 130MWh), që vazhdimisht prodhuan edhe gjatë ditëve të krizës, ose gjithsej, diku afro 800 megavatë-orë (saktësisht 780 MWh).

Kësaj sasie të rrymës duhet shtuar edhe energjinë elektrike nga kapacitetet gjeneruese të rinovueshme, që bashkarisht janë diku rreth 200 megavatë orë (Parku i energjisë në bazë të erës në Shalë të Bajgorës 105 megavatë-orë, plus ai i Kitkës në Anamoravë me 36 MWh, si dhe diku mbi 60-70 megavatë orë nga hidrocentralet ekzistuese kosovare.

Kjo sasi, deri sa të mbajë kohë e mirë dhe pa të ftohtë të theksuar, është më se e bollshme për të përmbushur nevojat e konsumit të Kosovës, që në muajt veror rëndom sillen nga 750-800 megavatë-orë rrymë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 94
    BE dhe UNDP ndihmojnë Kosovën në përballjen me Covid-19, ofrohet mbështetje për 7 mijë e 500 familje të varfraZyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë dh Programi I Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të lansojnë zyrtarisht veprimin e përbashkët për të ndihmuar qytetarët veçanërisht të prekur nga pandemia COVID-19. Ngjarja do të mbahet të hënën më 24 maj, në Lapidariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës me…
    Tags: të, në, nga, lajmet, fundit
  • 94
    SHBA kërkojnë shtator “normal” në KosovëShtetet e Bashkuara të Amerikës nuk dëshirojnë në datën 1 shtator një përshkallëzim të situatës në Kosovë. Mesazhi është përcjell nga i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor pas takimit me krerët e institucioneve. Tani ne jemi këtu për tu siguruar që të gjitha urimet dhe i gjitha…
    Tags: të, në, lajmet, fundit
  • 93
    Mbi 10 mijë raste aktive me koronavirus në KosovëNë Kosovë janë aktualisht mbi 10 mijë raste aktive me koronavirus. Sipas raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), janë 10.486 raste aktive. Që nga fillimi i pandemisë janë infektuar me koronavirus 104.042 persona, ndërsa 2.129 kanë përfunduar me fatalitet.
    Tags: të, në, nga, që, lajmet, fundit
  • 93
    Kriza në Jerusalem: Bota lutet për qetësi pas eskalimit të dhunësShtete në gjithë botën kanë bërë lutje për qetësi pasi sulmet mes Izraelit dhe palestinezëve janë përshkallëzuar ditëve të fundit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar kanë kërkuar nga Izraeli dhe palestinezë të ulin tensionet sa më shpejt që të jetë e mundur. Dhuna ka…
    Tags: të, në, lajmet, fundit
  • 92
    Biblioteka Presidenciale – trashëgimi kujtese për brezat e ardhshëmSi e para e llojit të saj, biblioteka presidenciale “Dr. Ibrahim Rugova” – për të cilën ka dhënë mbështetje edhe Departamenti amerikan i Shtetit – synon të afirmojë historinë e përpjekjeve dhe sakrificave për shtetin e Kosovës.Trashëgimia e letrave dhe dekreteve presidenciale në Amerikë nuk do të mbetet e mbyllur…
    Tags: të, lajmet, fundit
Comments