Inkurajime

Sakrifica e Abrahamit

Besimi ynë forcohet kur i bindemi Perëndisë në situata sfiduese.

Zanafilla 22:1-24

Ndonjëherë t’i bindesh Perwndisw nuk është e lehtë. Sa herë që përballeni me një thirrje të vështirë, kujtoni Abrahamin. Në pasazhin e sotëm, atij iu dha një nga sprovat më të mëdha të regjistruara në Bibël, megjithatë ai u bind me dëshirë dhe menjëherë. Përgjigja e tij jep mësime të rëndësishme rreth dorëzimit ndaj Perëndisë.

Ndonjëherë bindja përplaset me arsyen njerëzore. Besëlidhja që Perëndia vendosi me Abrahamin dhe pasardhësit e tij (Zanafilla 17:7) do t’i kalonte Isakut, fëmijës së premtimit (Gal. 4:28). Por tani Zoti po i thoshte Abrahamit të flijonte djalin.

Bindja kërkon gjithmonë besim te Zoti. Abrahami iu bind sepse i besoi Zotit për të përmbushur premtimin edhe nëse kjo do të thoshte se fëmija i tij do të ringjallej prej së vdekurish (Hebr. 11:17-19). Ai u tha shërbëtorëve të tij: “Unë dhe djali do të shkojmë deri atje dhe do të adhurojmë; pastaj do të kthehemi pranë jush”, duke treguar që të dy do të ktheheshin (Zan. 22:5).

Bindja ia lë rezultatin Perëndisë. Abrahami priste plotësisht që Zoti ta ruante Isakun në mënyrë që të mbante premtimin e Tij. Por ishte e papritur që Perëndia të jepte një dash si zëvendësues pwr flijimin (v. 12-14).

Zoti na teston në mënyrë që të rrisë bindjen dhe besimin tonë tek Ai. A do ta konsideroni Perëndinë si të besueshëm dhe do t’i dorëzoheni Atij, apo do të mbështeteni në arsyetimin tuaj të papërsosur njerëzor?

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Na u duk mirë Frymës së Shenjtë dhe neve!Veprat e Apostujve, kapitulli 15, vargu 28, thotë: “Në fakt na u duk mirë Frymës së Shenjtë dhe neve që të mos ju ngarkojmë asnjë barrë tjetër përveç këtyre gjërave të nevojshme “ Ky është vërtet një varg interesant dhe një fjali vërtet interesante në mes të kapitullit 15 të veprave…
    Tags: të, në, dhe, që, inkurajime
  • 100
    SpirancatAtëherë, nga frika se mos përplaseshin kundër shkëmbinjve, hodhën nga kiçi kaëėr spiranca, duke pritur me ankth që të bëhej ditë. Veprat e apostujve 27:29 Marinarët ishin në bord, kur një stuhi dimri filloi të godasë anijen e tyre të vjetër. Ata  po dëgjonin kërcitjet dhe  zhurmat që vinin nga…
    Tags: të, që, në, dhe, inkurajime
  • 100
    Kurajo!Tek Veprat e Apostujve, kapitulli 23, Pali po gjykohet dhe ai po dëshmon për Ungjillin dhe, ndërsa e bën këtë, grindja rreth tij bëhet aq e dhunshme, sa që tribuni kishte frikë se mos Pali bëhej copa-copa nga kjo turmë dhe u dha urdhër ushtarëve që ta largonin Palin prej…
    Tags: të, dhe, në, që, inkurajime
  • 100
    Mendoni drejt që të flisni drejtEdhe gjuha është zjarr, botë padrejtësie; kështu është vendosur gjuha midis gjymtyrëve tona: ajo e fëlliq gjithë trupin dhe ndez rrotën e jetës (ciklin e natyrës së njeriut) dhe ndizet nga ferri (Gehenna). –Jakobi 3:6 Pohimet negative fillojnë me mendime negative. Për shembull, le të themi që një punonjës dëgjon…
    Tags: të, në, që, dhe, inkurajime
  • 100
    Pse themi Gëzuar Krishtlindjen!Sot, ka të krishterë të cilët besojnë se të qenit njeri i mirë është rruga drejt shpëtimit. Ata nuk e ndjejnë se kanë nevojë për dikë që t’i shpëtojë sepse mëkatet e tyre janë shumë të vogla. Mjafton që shkojnë në kishë dhe nuk kanë bërë kurrë mëkate “të mëdha”.…
    Tags: të, dhe, në, që, inkurajime
Comments