Mesazh

Sekreti i një jetë të transformuar.

Por që gjen kënaqësinë e tij në ligjin e Zotit, dhe që mendon thellë ditë e natë mbi ligjin e tij.- Psalmi 1:2

Kalimi i kohës, çdo ditë, me Jezusin është  një praktikë shpirtërore që na jep një shije të asaj që do të vijë. Ashtu siç ka thënë  Agustini nga Hipo, “Shkrimi është një letër dashurie e dërguar nga Zoti”, që do na shoqërojë deri në ditën kur si ndjekësit e Jezusit do ta ndjekin Atë deri sa të arrijmë në shtëpinë e vërtetë.

Leximi i një devocioni na inkurajon të rritemi në marrëdhënien tonë me Jezusin, por kemi nevojë që  Shkrimi i gjallë dhe depërtues  të veprojë në jetën tonë. Gjithashtu, kemi nevojë t’a përvetësojmë Shkrimin, ndaj është e nevojshme të meditojmë mbi të. Meditimi është një disiplinë biblike; Perëndia na kërkon të meditojmë mbi Fjalën e Tij në shumë pasazhe (Psalmi 119:15-16, Jozueu 1:8, Psalmi 1:2).

Çfarë është meditimi? Përfundimisht nuk është ëndërrim me sy të hapur. Në kulturën e lashtë hebreje, meditimi mori formën e të folurit  me zë të lartë të Shkrimit me veten. Meditimi mund të përfshijë studim ose reflektim, por ekziston ideja për ta pasur atë “në gojën tuaj” (Psalmi 19:14)

Nëse qëllimi ynë është të transformohemi përmes Shkrimit, kjo do të thotë se nuk mund të marrim pasazhe të gjata për lexim. Pasi të përfundoni leximin pyesni veten: “Cili varg më preku sot? Ose, “Cili është mesazhi i këtij pasazhi?” Përpiquni ta thoni atë që lexuat me fjalët tuaja. Thuajeni  me zë të lartë para vetes tuaj. Bibla është e gjallë dhe me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë  transformon jetët e atyre që e lejojnë të veprojë në ta.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 97
    Kripa e tokësNë këtë botë të rënë, besimtarët duhet të jenë si kripa që ruan, i jep shije  dhe shëron  ata që jetojnë në errësirë.  Lexoni Mateu 5:13-16 Kur Jezusi u foli ndjekësve të Tij, Ai i quajti ata “kripa e tokës” (Mat. 5:13). Në atë kohë, kripa ishte e vetmja mënyrë për të…
    Tags: të, një, që, në, mesazh
  • 97
    Ai foli dhe...Isaia 21:16-17 “Sepse kështu më ka thënë Zoti: «Për një vit, ashtu si viti i një argati me mëditje, tërë lavdia e Kedarit do të zhduket; dhe ajo që do të mbetet nga numri i harkëtarëve, njerëzit trima të bijve të Kedarit, do të jetë një gjë e vogël, sepse…
    Tags: të, që, në, është, një, mesazh
  • 96
    Si të merrni vendimet e duhura?Ne çdo ditë marrim vendime. Shumë prej tyre kanë pak rëndësi. Ndërkohë, ka të tjera që ndryshojnë jetën tonë përgjithnjë. Gjatë një interviste për TV7 Albania, Davida Pecaj, këshilluese pranë Qëndrës “Çelësi im” thotë se vendimmarrja shpeshherë duket si një përgjigje e lehtë për t”u dhënë. Në fakt, është krejt e…
    Tags: të, që, në, mesazh
  • 95
    KalebiEdhe pa besim është e pamundur t`i pëlqesh Atij, sepse ai që i afrohet Perëndisë duhet të besojë se Perëndia është, dhe se është shpërblenjësi i atyre që e kërkojnë atë.-  Hebrenjtë  11:6 Janë  të shumtë ata persona që do të doja të ndiqja si shembull. Megjithatë është dikush që…
    Tags: të, që, një, mesazh
  • 95
    Mesia dëshiron që besimtarët të tërhiqen në një shoqëri më të madhe me Perëndinë e Gjallë!Ekziston një parim i përgjithshëm në Bibël që thotë: “…asnjeri nuk mund të më shikojë mua (Perëndinë) dhe të jetojë” Eksodi 33:20. Megjithatë, Zoti është i mëshirshëm dhe bën disa përjashtime nga ky rregull. Një përjashtim i tillë ndodh në pjesën e Torahut të kësaj jave. Në kapitullin 24, Moisiu ratifikon Besëlidhjen…
    Tags: të, në, një, që, është, mesazh
Comments