Inkurajime

Shembulli i një babai të perëndishëm!

Në kohën dhe epokën tonë, baballarët shpesh portretizohen në media si njerëz të egër dhe që nuk e vlerësojnë familjen, por realiteti është shpesh akoma më keq se kaq me baballarë që nuk janë në shtëpi ose janë të distancuar. Kultura jonë  ka luftuar  kundër burrërisë dhe femrës biblike, duke hedhur poshtë rolet që na janë dhënë në Fjalën e Perëndisë.

E gjithë çështja është të mos kapitulloni para revolucionit seksual. Nuk ka të bëjë me të mos ftuarit në kishat tona ata që do të ngacmonin rendin e krijuar nga Perëndia – të cilët promovojnë standardet e tyre mbi standardet e Perëndisë. Por etërit – si biologjikë ashtu edhe shpirtërorë – t’i afrohen Perëndisë dhe t’i binden Fjalës së Tij. Tek 1 Korintasve 4, Pali e përshkroi veten si një “atë” për besimtarët korintas dhe në thelb u thotë atyre: “ Prandaj ju bëj thirrje të bëheni imituesit e mi.”

Nuk kemi nevojë të jemi perfekt. Ne nuk kemi nevojë t’i fshehim gabimet tona nga fëmijët tanë. (Nuk do të jemi në gjendje gjithsesi!) Përkundrazi, fëmijët tanë duhet të na shohin se si merremi me dështimin me përulësi ndërsa pranojmë gabimet tona, kërkojmë pajtimin dhe ngulmojmë në perëndishmëri. E shihni, fëmijët i shikojnë me vëmendje etërit e tyre dhe veprimet tona flasin më fort se fjalët. Për shembull, nëse u them fëmijëve të mi të mos mashtrojnë, por më pas më shohin duke mashtruar për taksat e mia, çfarë kam komunikuar në të vërtetë? Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që ne etërit të transformohemi çdo ditë nga Fryma e Shenjtë dhe Fjala e Perëndisë. Gjëja më e mirë që mund të bëjmë për fëmijët tanë është t’u tregojmë atyre Jezusin nga mënyra si jetojmë.

Lutje: Zot, më ndihmo të pranoj me përulësi gabimet e mia, të kërkoj pajtimin dhe të ndjek perëndishmërinë si shembull për brezin e ardhshëm. Le të më shohin si dikush që i pranon gabimet e veta, beson në hirin Tënd, kërkon faljen Tënde dhe përpiqet të shohë Frymën Tënde  të Shenjtë të transformojë zemrën time. Lutem në emër të Jezusit. Amen.

 “Prandaj ju bëj thirrje të bëheni imituesit e mi.” (1 Korintasve 4:16).

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 98
    Vazhdoni!Megjithatë i drejti mbetet i lidhur fort me rrugën e tij, dhe ai që i ka duart e pastra fortësohet gjithnjë e më tepër.-Jobi 17:9 Ishujt Havai janë një parajsë tropikale që ndodhen në mes të Oqeanit Paqësor, 2500 milje larg nga toka më e afërt. Ujërat që rrethojnë ishujt…
    Tags: të, më, në, dhe, që, inkurajime
  • 97
    Na u duk mirë Frymës së Shenjtë dhe neve!Veprat e Apostujve, kapitulli 15, vargu 28, thotë: “Në fakt na u duk mirë Frymës së Shenjtë dhe neve që të mos ju ngarkojmë asnjë barrë tjetër përveç këtyre gjërave të nevojshme “ Ky është vërtet një varg interesant dhe një fjali vërtet interesante në mes të kapitullit 15 të veprave…
    Tags: të, në, dhe, që, inkurajime
  • 96
    SpirancatAtëherë, nga frika se mos përplaseshin kundër shkëmbinjve, hodhën nga kiçi kaëėr spiranca, duke pritur me ankth që të bëhej ditë. Veprat e apostujve 27:29 Marinarët ishin në bord, kur një stuhi dimri filloi të godasë anijen e tyre të vjetër. Ata  po dëgjonin kërcitjet dhe  zhurmat që vinin nga…
    Tags: të, që, në, dhe, inkurajime
  • 96
    Bindja hap portat e Qiellit!Në vitet e fundit të jetës së tij, apostulli Gjon shkroi: “Kush lindi nga Perëndia nuk kryen mëkat” (1 Gjonit 3:9). Në po të njëjtën lëtër, pak më sipër, ai thotë: “Po të themi se jemi pa mëkat, gënjejmë vetveten dhe e vërteta nuk është në ne.” (1:8). Ekziston një dallim i…
    Tags: të, dhe, që, në, inkurajime
  • 96
    Mendoni drejt që të flisni drejtEdhe gjuha është zjarr, botë padrejtësie; kështu është vendosur gjuha midis gjymtyrëve tona: ajo e fëlliq gjithë trupin dhe ndez rrotën e jetës (ciklin e natyrës së njeriut) dhe ndizet nga ferri (Gehenna). –Jakobi 3:6 Pohimet negative fillojnë me mendime negative. Për shembull, le të themi që një punonjës dëgjon…
    Tags: të, në, që, dhe, inkurajime
Comments