Uncategorised

Shitësit e Ungjillit

Ne në fakt nuk falsifikojmë fjalën e Perëndisë, si shumë të tjerë, por flasim me sinqeritet si nga ana e Perëndisë, përpara Perëndisë në Krishtin. 2 e Korintasve 2:17

Duke qenë se dëshiroja të kurseja para, vendosa që të blija lente për aparatin tim në tregun e madh.  Kur shkova atje, i thashë shitësit: “Më duhet një lente zmadhuese për një aparat Minolta Maxxum.” Ai mori një kuti të kësaj firme dhe  nxori me kujdes lentet. Unë hoqa mbështjellësen plastike dhe fillova t’i shihja me vëmendje. Vura  re se  në brendësi të tyre ishte shkruar emri i një firme të panjohur. Ky ishte imitimi i një kompanie, jo produkti që unë po kërkoja. I thirra shitësit, “Unë kërkoj një produkt tjetër. Kutia është e njëjtë, por produkti brenda saj nuk është origjinal.”.

Romakët e vjetër thoshin se blerësi duhet të kontrollonte me kujdes cilësinë e produktit. Dola i irrituar nga dyqani sepse për pak bleva një tjetër produkt. Mashtrimi nuk është diçka e re. Grekët  antikë dhe romakët përdornin një fjalë specifike për të, kapaleuo. Kjo fjalë përshkruante hiletë e një tregtari që mashtronte klientët e tij. Për shembull,  një tregtar shiste një parfum  me një çmim të majmë. Mirëpo, ai e kishte përzier atë me ujë apo me ndonjë substancë tjetër. Këtë gjë ata që e quanin kapaleuo. Kjo  do  të thotë se produkti ishte i përzier dhe jo i pastër.

Pali e njihte mirë këtë praktikë. Ai thurte çadra. Çadra punuesit shisnin në treg dhe aty mashtrimi ishte krejt i zakonshëm. Për 18 muaj, ai kishte qenë në Korint dhe kishte parë gra dhe burra të gatshëm që të jepnin jetët e tyre për shkak të Krishtit. Ndërsa në tregjet ku kishte punuar kishte pasur të bënte me zhvatës. Gjithashtu kishte parë mënyra nga më të ndryshmet se si shitësit përpiqeshin të përfitonin në mënyra të pandershme.

Pali vuri re se kishte njerëz në komunitetin e krishterë që ndiqnin të njëjtat metoda. Atij nuk i pëlqeu fare kjo gjë. Të shihte motrat dhe vëllezërit e tij se si zhvateshin ishte diçka e papranueshme. Ata që e shesin Ungjillin për përfitime personale, me pretekstin se po predikojnë Fjalën, e që mbledhin pasuri janë ende në mesin tonë. Pali do të pyeste edhe sot “ Cili është motivi yt?”

Pali nuk kishte një vilë prej nga mund të shihte Romën, apo detin Mesdhe. Ai nuk e justifikonte marrjen e një page të majme dhe rimbursimeve të mëdha duke thënë, “Shërbyesit e Zotit meritojnë më të mirën.” Stili i jetesës së tij ishte i thjeshtë, ashtu siç ishte edhe ai i Zotit të tij, të cilin ai e imitoi dhe i shërbeu.

Disa thonë, “Kur unë i jap paratë Perëndisë, ajo që ndodh më pas, ngelet midis personit që i merr dhe Perëndisë.”. Kjo nuk ka kuptim. Ti je një administrator i pasurisë që Zoti të ka dhënë. Është e vërtetë se Bibla thotë që e dhjeta i takon Perëndisë, por Zoti pret që ti ta përdorësh mençurinë aty ku investon për çështjen e Krishtit.

Nëse mënyra e jetesës së një personi që drejton një shërbesë të Krishterë është ekstravagante, e nëse organizata nuk pasqyron raportet financiare, atëherë ki kujdes. Të përdorësh Lajmin e Mirë për përfitim është ende shumë joshëse për disa persona. Ata ngjajnë me shitësin në tregun e madh. Ai dëshironte të më shiste një imitim, në vend të një produkti origjinal. Të ndihmosh ata, motivet e të cilëve nuk janë të pastra, është të bëhesh pjesë e veprave të tyre.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Zbuloni qëllimin e Perëndisë për jetën tuaj.Ndërsa jam e bindur se secili prej nesh ka ardhur këtu në tokë për një arsye – dhe se secili prej nesh është krijuar për një qëllim, sa herë që flas për këtë temë, në mënyrë të pashmangshme lind pyetja: “Po njerëzit me aftësi të kufizuara? Si mund ta arrijnë…
    Tags: të, për, dhe, një, që, në, uncategorised
  • 97
    I prekur nga lavdia e TijDhe ja, një engjëll i Zotit iu paraqit atyre dhe lavdia e Zotit shkëlqeu rreth tyre e ata i zuri një frikë e madhe ( Luka 2:9) Një misionar amerikan shkeli padashur në një zonë  ku nuk lejohej kalimi në Burma, u arrestua dhe u mor në pyetje. Ai u akuzua…
    Tags: të, në, dhe, një, që, uncategorised
  • 96
    Kush e ka pushtetin të marrë një jetë?Nuk do të vrasësh.- Eksodi 20:13 A keni dëgjuar për Dhjetë Urdhërimet në Bibël? Njëri prej tyre shpesh përkthehet “nuk do të vrasësh”. Fjala origjinale hebraike në këtë urdhërim është ratzah, e cila është veçanërisht “vrasje”. Në anglisht, vrasja përkufizohet si vrasja e paligjshme e një personi, si rezultat i një…
    Tags: të, në, dhe, një, që, për, uncategorised
  • 96
    Psikologët në SHBA: Kisha zgjidhja për vetminëVetmia është kthyer në një shqetësim të krahasueshëm me pirjen e duhanit dhe obezitetin. Apeli vjen nga ekspertët e shëndetësisë në SHBA. Dr. Vivek Murthy, një prej kirurgëve të Përgjithshëm amerikan pranon se vetmia tani është një kërcënim për shëndetin publik aq e rëndë sa  barazohet me pirjen e duhanit dhe obezitetin. “Kjo është…
    Tags: të, në, dhe, për, një, uncategorised
  • 95
    Fuqia për të ndërtuar dhe shkatërruar!Pavarësisht nga të gjitha gjërat që jemi në gjendje të kontrollojmë me anë të shkencës dhe teknologjisë moderne, ka ende një gjë mbi të cilën nuk kemi kontroll—dhe kjo është fuqia e gjuhës sonë. Jakobi përdor disa metafora të përshtatshme për të ilustruar fuqinë e gjuhës: “Ja, edhe anijet, edhe…
    Tags: të, dhe, për, në, që, uncategorised
Comments