Kulturë

Shkrimtarët bashkohen në peticionin që përkrah libraritë

Libraritë e mbyllura në Londër.

Matt Haig, Malorie Blackman dhe Adam Kay janë në mesin e qindra shkrimtarëve që janë bërë bashkë në një iniciativë të përbashkët për të inkurajuar lexuesit që të blejnë libra nga librashitësit e tyre lokalë, pasi një bllokim i dytë në Angli i detyron dyqanet në vend që të rimbyllen.

Librashitësit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar tashmë kishin hasur në vështirësi pas bllokimit kombëtar këtë pranverë, me disa kufizime për parandalimin e koronavirusit ende në fuqi në Skoci, Uells dhe në Irlandën e Veriut. Por ata kanë frikë nga ndikimi shtesë i mbylljeve të vendosura gjatë periudhës së Krishtlindjes, kur disa nga librat më të njohur të vitit lëshohen dhe zakonisht ka një rritje të shitjeve, shkruan “The Guardian”, transmeton KOHA.

Holly Bourne doli me idenë e sigurimit të dyqaneve me libra të nënshkruar e të personalizuar për të stimuluar klientët për të blerë nga dyqanet lokale në vend të blerjeve online. Kur ajo ua përmendi planet e saj shkrimtarëve të tjerë, bëri jehonë dhe më shumë se 300 shkrimtarë tani janë regjistruar në iniciativën “#SignForOurBookshops”, duke përfshirë David Nicholls, Dolly Alderton, Jack Monroe, Holly Webb, Juno Dawson dhe Dorothy Koomson.

“Karantinimi u bë i ditur të shtunën, e unë të dielën sapo u zgjova duke u ndier shumë i shqetësuar për të gjithë”, ka thënë Bourne, “por gjithashtu i shqetësuar se libraritë thjesht do të shkatërrohen – ata ia dolën mbanë në bllokimin e parë, lëvizën male në mënyrë që të jenë akoma funksionale. Por kësaj here të gjithë librat me të rinj kanë dalë dhe njerëzit do blinin për Krishtlindje, dhe unë thjesht u ndjeva i tronditur me situatën e librarive. Mendova se unë e di se çfarë duhet bërë dhe nga fundi i së dielës unë kisha mbi 200 njerëz që u zotuan se do të bëhen pjesë”.

Ilustratori Chris Riddell ka ilustruar një poster për fushatë. Disa autorë janë zotuar të dërgojnë drejtpërdrejt te klientët disa kopertina të personalizuara që ata mund t’ua vendosin librave të blerë në dyqane e derisa të tjerë kanë thënë se ofrojnë që t’i nënshkruajnë librat për libraritë lokale.

“Më pëlqen ideja se autorët po punojnë si kukudhët e Krishtlindjeve gjatë muajit tjetër, duke shkruar mesazhe me shkrim dore për klientët që të promovojnë libraritë”, ka thënë Bourne, autori i disa romaneve, përfshirë “How Do You Like Me Now?” dhhe “Pretending”. “#SignForOurBookshops” ka për qëllim të joshë klientët e mbyllur duke u siguruar atyre mundësinë ekskluzive, librat e nënshkruara që shiten vetëm përmes librarive. Gjithashtu shpresoj të jetë një stuhi mbështetjeje për libraritë, duke ua kujtuar njerëzve që të mbështesin dyqanet e tyre lokale gjatë gjithë bllokimit”.

Lexuesit mund të ndjekin hashtagun “#SignForOurBookshops” për të gjetur autorë pjesëmarrës, në këtë projekt që do të zgjasë deri më 2 dhjetor. “Qëllimi im për fushatën është që unë vetëm dua që çdo librari me tulla dhe llaç që ekziston tani, të jetë akoma këtu vitin e ardhshëm në këtë kohë”, ka thënë Bourne. “Autorët kanë nevojë për librari ashtu si libraritë për autorë”.

Ish-laureatja Malorie Blackman është një tjetër autor që merr pjesë në iniciativën e mbështetur nga Asociacioni i librashitësve. “Si një numër i shitësve të rangut të lartë, edhe shitësit e pavarur të librave po kalojnë periudha tepër sfiduese, kështu që unë jam i lumtur të bëj gjithçka që mundem për të ndihmuar”, ka thënë Blackman. “Librat e nënshkruar nga autorët janë një dhuratë e këndshme në çdo kohë të vitit”.

Matt Haig, autori i njohur i “The Midnight Library”, po ashtu ka vënë në pah ndikimin e kufizimeve në libraritë e pavarura, pavarësisht rritjes së leximit gjatë vitit 2020.

“Kjo është shkatërruese për libraritë, pa dyshim, por edhe për lexuesit”, ka thënë Haig. “Dyqanet e pavarura të botës reale janë fenerë thelbësorë të gëzimit dhe imagjinatës dhe kulturës në qendrat e qytetit tonë, dhe gjithashtu krijojnë një botë libri më dinamik, meritokratik dhe qenësisht njerëzor, larg supermarketeve dhe algoritmeve online pa shpirt. Ashtu si një qytet pa një librari nuk është me të vërtetë një qytet, një botë pa librashitësit dhe libraritë e pavarura, të informuar, të pasionuar do të ishte një botë më e sheshtë, më e zbrazët, më e trishtë”.

Gjatë kësaj jave filloi edhe një iniciativë online, “Bookshop.org”, e cila po shfaq veten si një alternativë e ndërgjegjshme shoqërore ndaj “Amazon”. Faqja u lejon librarive të pavarura të krijojnë dyqanet e tyre virtuale dhe u jep atyre marzhin e plotë të fitimit – 30% të çmimit të blerjeve – nga çdo shitje. Tani janë regjistruar mbi 250 librari dhe “Bookshop.org” deri më tani ka gjeneruar mbi 50.000 funte fitime për libraritë në Mbretërinë e Bashkuar gjatë kësaj javë.

“Më pëlqen shumë etika e tyre në kuptimin që ata janë këtu për të mbështetur dyqanet e librave dhe për ta bërë më të lehtë për njerëzit, por ata gjithashtu janë me të vërtetë të etur të theksojnë se është gjithmonë më mirë të blesh direkt nga një librari”, ka thënë Bourne. “Qëllimi është mbrojtja, promovimi dhe mbështetja e librarive”.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    “Another Round” me historinë e mësimdhënësve fiton “Oscarin” e EvropësFilmi “Another Round” i regjisorit Thomas Vinerberg triumfoi të shtunën mbrëma në “European Film Awards” duke fituar në çdo kategori të nominuar: për filmin me të mirë, regjisorin, aktorin (Mads Mikkelsen) dhe skenarin më të mirë (Vinterberg dhe Tobias Lindholm). Drama e cila është propozimi i Danimarkës për kategorinë ndërkombëtarë…
    Tags: të, për, në, dhe, që, një, kulturë
  • 99
    Filmi “Zgjoi” pjesë e festivalit të njohur SundanceFilmi debutues i regjisores dhe skenaristes Blerta Basholli “Zgjoi” (Hive) është përzgjedhë në konkurencë zyrtare kryesore në festivalin e njohur ‘Sundance Film Festival’ që do të mbahet në janar të vitit 2021 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. ‘Zgjoi” është film i bazuar në ngjarje të vërtetë që portretizon Fahrijen…
    Tags: të, në, për, dhe, që, një, kulturë
  • 98
    Filmat e Kosovës në Trieste prekin emigrimin dhe temat socialeFestivali i Filmit në Trieste ka publikuar programin e tij për edicionin e 32-të. Ai që njihet si vendtakimi më i rëndësishëm italian me kinematë e Evropës Qendrore dhe asaj Lindore, ka përfshirë filma që janë realizuar në bazë të novelave që u rezistuan viteve, shpërfaqin grackat e shoqërisë, vuajtjet…
    Tags: të, në, për, që, një, dhe, kulturë
  • 97
    "Artistët për artistin" nëpër Kosovë me art e solidarizimPër rreth dy muaj, çdo të enjte, artistët janë bashkuar duke respektuar distancën në kafenenë “Speak Easy” në kryeqytet. Por nga aty veprat do të rrugëtojnë nëpër galeri të qyteteve të tjera të Kosovës. “Edhe një javë jemi këtu dhe pas kësaj do të vazhdojmë nëpër atelietë e kolegëve nëpër…
    Tags: të, në, për, që, dhe, kulturë
  • 97
    Koronavirusi si inspirim i skenës kulturore"Kultura nuk është gjithçka", është shkruar në tabelën e kinemasë, "por pa kulturë, asgjë nuk ka më vlerë!” Pandemia e koronavirusit, në të vërtetë, ka lënë vragë në arte dhe në skenën kulturore. Çfarëdo fjalësh inkurajuese që kanë thënë politikanët gjatë këtyre muajve të fundit, prapëseprapë kanë tingëlluar të pashpresë…
    Tags: të, në, që, për, dhe, kulturë
Comments