Mesazh

Shpresa biblike

Gjithcka rreth botes po ndryshon dhe shumica e ketyre ndryshimeve nuk janë për të mirë. Kultura jonë po bëhet më e paperëndishme dhe shoqëria jonë është në një spirale në rënie. Shumë të krishterë ndjehen të pafuqishëm dhe të pashpresë në gjendjen e botës sonë. Ata janë të mbingarkuar nga mëkatet që i rrethojnë. Megjithatë Bibla na mëson se të krishterët duhet të jenë njerëzit më shpresëdhënës në tokë.

Pali na inkurajon, “Jini të gezuar në shpresë, të durueshëm në shtrengime, kembengules në lutje” (Romakëve 12:12). Pali në thelb po thotë se kur vazhdojmë të lutemi, ne jo vetëm që do të jemi të palëkundur gjatë kohërave të vështira, por gjithashtu do të gëzohemi me shpresë.

Pali nuk po flet për optimizëm të përkohshëm ose mendim pozitiv. Ai po thotë se lutja këmbëngulëse çon në një pamje vërtet optimiste, të mbushur me shpresë për jetën. Lutja i vë gjërat në një perspektivë të përjetshme. Përmes lutjes, Fryma e  Shenjtë mund të na tregojë se si i shikon Zoti rrethanat tona në mënyrë që të mos këmbëngulim në qëndrimet tona të gabuara, pesimiste. Vetëm përmes një shoqërimi të vazhdueshëm me Zotin mund të gjejmë gëzimin e shpresës Biblike.

Shpresa biblike vjen nga dituria se kush jemi në Krishtin dhe se i përkasim Atij. Shpresa biblike vjen nga besimi absolut se Zoti ka interesat tona më të mira në zemër. Kur mbushemi me shpresë biblike, zgjohemi çdo mëngjes me entuziazëm, të etur për të parë se si Zoti do të na plotësojë nevojat, do të ecë me ne atë ditë dhe të na përdorë fuqimisht për Të.

 

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 97
    Besimi në betejëFrika është armiku i madh i besimit dhe pothuajse solli shkatërrimin e popullit të Zotit. Pasi Zoti i shpëtoi Izraelitët nga skllavëria në Egjipt, ata u gjetën me shpinë në Detin e Kuq, përballë qerreve të fuqishme të Egjiptit. Ata ishin zënë në kurth, me sa duket pa asnjë rrugëdalje.…
    Tags: të, në, mesazh
  • 94
    5 mite mbi studimin e BiblësMiti #1: Nuk je nevojë ta studiosh Biblën me të tjerët Kur vjen puna për studimin e Biblës, ne shpesh priremi të mendojmë ta studiojmë vetë. Me një furnizim në dukje të pafundmë të burimeve në dispozicion për ne (të printuara dhe online), ne mund të mendojmë se ne nuk…
    Tags: të, mesazh
  • 94
    Beteja e padukshme...Tani për tani, një luftë e padukshme po ndodh. Po zhvillohet një betejë shpirtërore dhe ne jemi në mes të saj. Pali shkroi: “Sepse lufta jonë nuk është kundër mishit dhe gjakut, por kundër sundimtarëve, kundër autoriteteve, kundër fuqive të kësaj bote të errët” (Efesianëve 6:12). Jakobi shkroi:  Nënshtrojuni, pra, Perëndisë, kundërshtoni…
    Tags: të, në, mesazh
  • 94
    përballja me zhgënjiminNënshtrojuni, pra, Perëndisë, kundërshtoni djallin dhe ai do të arratiset prej jush! – Jakobi 4:7 Shumë të krishterë po ndihen të shkurajuar dhe të dëshpëruar sepse nuk kanë mësuar si të përballen me zhgënjimin. Nuk është vullneti i Perëndisë për të jetuar në zhgënjim, dëshpërim apo shkurajim, për asnjë ditë.…
    Tags: të, në, mesazh
  • 94
    Ktheji vështirësitë në mundësiÇdo dhimbje zemre, çdo zhgënjim dhe çdo dështim përdoret nga Zoti për të na afruar me Të. Ne mund të mos e kuptojmë pse duhet të përballemi me kundërshtime në shtëpi, në punët tona, apo edhe në shërbimin tonë ndaj Krishtit, por Zoti e di dhe e kupton. Ndërsa i…
    Tags: të, në, mesazh
Comments