Inkurajime

Shpresë në mes të yjeve që bien!

“Tani, fill pas pikëllimit të atyre ditëve, dielli do të erret dhe hëna nuk do të japë dritën e vet, yjet do të bien nga qielli dhe fuqitë e qiejve do të tronditen.-Mateu 24 :29

Përgjatë historisë, ka pasur disa ngjarje të pabesueshme qiellore. Në 1833 dhe 1966, pati shira të mëdhenj meteorësh që, nga Toka, dukeshin sikur yjet po binin si flokë bore. Shkencëtarët parashikuan shirat e meteorëve, por shumica e njerëzve u frikësuan kur i panë, nga frika se mos ishin shenjat e fundit të botës.

Pjetri shkroi në Bibël: “ atë ditë qiejt do të shkojnë me krismë, elementët do të shkrihen nga të nxehtit dhe veprat dhe toka që janë në të do tė digjen krejt.” (2 Pjetrit 3:10). Shkencëtarët na sigurojnë se, për shkak të ndarjes së  atomit, ajo që shkroi Pjetri mund të ndodhë në të vërtetë. Gjithashtu ata konfirmojnë se Toka po ngadalësohet gradualisht, sikur të ishte një orë që ngadalëson ritmin e saj.

Gjithashtu, Libri i Zbulesës është plot me përshkrime misterioze të Përfundimeve. Megjithatë, më e rëndësishmja, Bibla na jep njohuri për jetën tonë të tanishme. Na tregon se nga kemi ardhur dhe ku po shkojmë. Ajo tregon për jetën pas vdekjes, por edhe se si të jetosh me qëllim dhe kuptim sa je në tokë. Bibla thekson një marrëdhënie me Perëndinë nëpërmjet Birit të Tij që prek ekzistencën tonë të tanishme, jo vetëm të ardhmen misterioze. Jezusi erdhi që ju të keni jetë dhe ta keni me bollëk (Gjoni 10:10).

Mënyra se si jetojmë tani përcakton jetën e përjetshme, sepse edhe pasi të jetë zhdukur kjo botë, shpirtrat tanë do të jetojnë. Kur shihni një yll që bie, kujtoni se përtej gjendjes sonë aktuale është një Perëndi i dashur të cilin mund ta njihni nëpërmjet Birit të Tij, Jezusit.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Këmbëngulja shpërblenDhe kushdo që ka lënë, për hir të emrit tim, shtëpi, ose vëllezër, ose motra, ose atë, ose nënë, ose grua, ose bij, ose ara, do të marrë njëqindfish dhe do të trashëgojë jetë të përjetshme. – Mateu 19:29 Në fillimet e shërbesës tonë, Dejv dhe unë kaluam përmes disa provash…
    Tags: të, që, dhe, inkurajime
  • 100
    Sidoqoftë“Për fjalën tënde, do ta hedh rrjetën .”  Luka 5:5 Të bësh përpjekje kur e di se çdo gjë është e kotë, është shumë e lodhshme. Apo jo? Për  këtë mund  të flasë më mirë një peshkatar që ka peshkuar për orë të tëra. Ndoshta ai ka provuar edhe  takëmet më…
    Tags: të, dhe, që, inkurajime
  • 98
    Bindja ndaj Perëndisë: Çfarë përfshin?Bindja e plotë është e mundur vetëm nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë. Danieli 1:3-16 Që në kapitullin e parë të librit të Danielit, mësojmë se i riu është i përkushtuar ndaj bindjes. Shkrimi thotë se Danieli “e vendosi” dhe e aplikoi atë që kishte vendosur me sukses. Por çdo…
    Tags: të, dhe, që, inkurajime
  • 98
    Një marrëveshje e mirë!Hidh mbi Zotin barrën tënde (çlironi peshën) dhe ai do të të mbajë; ai nuk do të lejojë kurrë që i drejti (përherë) të lëkundet (të rrëshkasë, rrëzohet apo bjerë). – Psalmeve 55:22 A e dini që Perëndia do të bëjë një marrëveshje me ju? Ai do që t’i jepni Atij…
    Tags: të, dhe, që, inkurajime
  • 98
    Sakrifica e AbrahamitBesimi ynë forcohet kur i bindemi Perëndisë në situata sfiduese. Zanafilla 22:1-24 Ndonjëherë t’i bindesh Perwndisw nuk është e lehtë. Sa herë që përballeni me një thirrje të vështirë, kujtoni Abrahamin. Në pasazhin e sotëm, atij iu dha një nga sprovat më të mëdha të regjistruara në Bibël, megjithatë ai…
    Tags: të, që, dhe, inkurajime
Comments