Shqyrtoni mendimet tuaja!
Dhe u tha atyre: “Vini re atë që dëgjoni. Me atë masë (mendimi dhe studimi që bëni) që matni (për të vërtetën që dëgjoni), do t’ju matet juve (virtyti dhe njohuria); edhe juve që dëgjoni do t’ju jepet edhe më (përtej).” – Marku 4:24
Nëse jeni një besimtar, me siguri keni mendime bazuar në Shkrimin përgjatë çdo dite, por mendoni pak për këtë: A po i përzjeni ato mendime me disa të tjera negative apo janë thjesht mendime të zakonshme që ju vijnë në mendje?
Për pjesën më të madhe të jetës sime, mendoja për çdo gjë që më vinte në kokë. Shumica prej të cilave ishin gënjeshtra nga Satani ose thjesht mendime të pakuptimta.
Lexoni Marku 4:24. Na thotë që sa më tepër kohë të shpenzojmë duke menduar për Fjalën, aq më shumë fuqi dhe aftësi do të kemi për të ecur sipas saj. Gjithashtu thotë se sa më shumë të lexojmë dhe të dëgjojmë nga Fjala, më tepër zbulesa do të marrim për ta kuptuar.
Në mish ne jemi përtacë dhe duam të marrim nga Perëndia pa asnjë mundim nga ana jonë, por nuk funksionon kështu. Do të merrni nga Fjala aq sa jepni.
Ju inkurajoj të merrni një vendim për të medituar në Fjalën e Perëndisë çdo ditë, sepse çdo moment që kaloni duke e përthithur atë, aq më shumë virtyt dhe njohuri do të merrni nga Perëndia.
Lutje
Zot, unë marr një vendim për të kaluar më shumë kohë në Fjalën Tënde çdo ditë. E di që ndërsa bëj këtë, do të marr më shumë dhe do të fitoj virtyt dhe njohuri prej Teje.
Related Posts
96
Veprat e Apostujve, kapitulli 28, vargjet 30 dhe 31. Kështu përfundon Libri i Veprave të Apostujve. “Dhe Pali ndenji plot dy vjet në shtëpinë që kishte marrë me qira dhe priste të gjithë ata që vinin tek ai, duke predikuar mbretërinë e Perëndisë dhe duke mësuar gjërat e Zotit Jezu…Tags: të, në, dhe, për, që, inkurajime
96
Në mes të Veprave të Apostujve 27, Pali dhe gjithë shoqëruesit e tij në anije, gjenden në mes të një stuhie dhe të gjithë kanë frikë për jetën e tyre. Ata nuk e dinë nëse do të arrijnë t’ia dalin, por Perëndia i shfaqet Palin në vegim, përmes një ëngjëlli…Tags: të, dhe, që, në, për, inkurajime
96
Veprat e Apostujve kapitulli 26, vargjet 28 dhe 29. Pali po dëshmon para mbretit Agripa dhe Agripa i thotë Palit: “Për pak dhe po ma mbush mendjen të bëhem i krishterë?” Dhe Pali tha, vargu 29: “Dhëntë Perëndia që në pak ose në shumë kohë jo vetëm ti, por edhe…Tags: të, në, që, dhe, për, inkurajime
95
Zoti, Zoti, më ka dhënë gjuhën e dishepujve që të mund ta mbaj me fjalë të lodhurin; ai më zgjon çdo mëngjes; zgjon veshin tim, që unë të dëgjoj si veprojnë dishepujt. – Isaia 50: 4 Cila ishte gjëja e parë që bëtë këtë mëngjes? A e latë telefonin mënjanë, larg…Tags: të, dhe, që, për, më, inkurajime
95
Shoqëria jonë është e mbushur me pakënaqësi. Pse? Sepse kultura jonë na ka mësuar se ne jemi epiqendra e jetës sonë – se gjithçka duhet të rregullohet rreth çfarëdo lloj teke apo kënqësi që buron nga zemrat tona. Por, miqtë e mi, zemrat tona janë mashtruese (lexoni Jeremia 17:9). E vërteta është…Tags: të, dhe, në, që, për, inkurajime