Inkurajime

Si duket Mëshira?

Shpëtimtari ynë i mëshirshëm është gjithmonë me ne në vuajtjet tona.

Vajtimet 3:22-26

Ne shpesh mendojmë për mirësinë e Perëndisë në terma të bekimeve të prekshme, por nuk duhet të ndiejmë se Zoti na do vetëm kur çdo gjë na shkon mirë. Në fakt, mirësia e Tij është  më e madhe pikërisht në orët tona  më të errëta (Isaia 43:1-2).

Një mënyrë se si Perëndia e shpreh mirësinë është nëpërmjet mëshirës së Tij. Përgjatë Ungjijve, e shohim Zotin të mbushur me dhembshuri dhe duke u shërbyer njerëzve që vuajnë. Mendoni për njeriun e pushtuar nga demonët që Jezusi takoi në vendin e Gadareasve– ai ishte i pushtuar  si në mendje ashtu edhe në trup, duke u endur lakuriq mes varrezave (Luka 8:26-39). Njerëzit e atij vendi e kishin lidhur me zinxhirë dhe pranga, dhe e ruanin, jo për të mirën e tij, por për të mirën e tyre. Me sa dimë, askush nuk ishte përpjekur t’ia lehtësonte vuajtjet.

Por kjo është pikërisht ajo që bëri Jezusi. Jo vetëm që Ai i dëboi demonët; Ai gjithashtu e veshi burrin dhe foli me të. Mund të mendojmë se shërimi i mrekullueshëm ishte më se i mjaftueshëm, por  misioni i Jezusit nuk kishte përfunduar  derisa e ktheu burrin në normalitet duke u kujdesur për nevojat e tij fizike dhe duke e mirëpritur atë përsëri në komunitet. Kjo është mirësia e Perëndisë – dashuri pa kufi (Efesianëve 2:4-7).

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 86
    Urdhërimi i madhDhe Jezusi u afrua dhe u foli atyre duke thënë: «Mua më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë. Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj të gjitha kombet duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë, duke i mësuar të mbajnë të…
    Tags: të, në, dhe, që, për, duke, është, inkurajime
  • 86
    Ku të shkojmë?Mateu kapitulli 11, vargjet 28 deri në 30. Këto janë disa nga vargjet më të bukura të Ungjillit të Mateut. Jezusi tha: “Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje. Merrni mbi vete zgjedhën time dhe mësoni nga unë, sepse unë…
    Tags: të, në, për, që, dhe, ne, inkurajime
  • 86
    Të jetosh me anë të besimit!Galatasve kapitulli 2, vargu 20. Nuk di vargje të tjerë që mund ta përshkruajnë më mirë se, cfarë do të thotë të jesh i krishterë, cfarë do të thotë të jesh ndjekës i Krishtit. Pali shkruan: “Unë u kryqëzova bashkë me Krishtin dhe nuk rroj më unë, po Krishti rron…
    Tags: të, ne, në, që, për, dhe, inkurajime
  • 86
    Të jetosh me anë të besimit!Galatasve kapitulli 2, vargu 20. Nuk di vargje të tjerë që mund ta përshkruajnë më mirë se, cfarë do të thotë të jesh i krishterë, cfarë do të thotë të jesh ndjekës i Krishtit. Pali shkruan: “Unë u kryqëzova bashkë me Krishtin dhe nuk rroj më unë, po Krishti rron…
    Tags: të, ne, në, që, për, dhe, inkurajime
  • 85
    Si të lutemi për të tjerët?Filipianëve, kapitulli 1, vargjet 9 deri në 11, janë nga ato shkrime ku ne shohim Palin të lutet përmes letrave të tij drejtuar një kishe, për njerëzit në atë kishë.  Kështu, kemi një model lutjeje, le të themi, për mënyrën se si mund të lutemi për njerëzit që na rrethojnë.…
    Tags: të, që, për, në, dhe, inkurajime
Comments