Inkurajime

Si e përdor Perëndia vuajtjen për mirë?

Në kohën e Jezusit zakonisht mësohej se vuajtja është gjykim. Për shembull, kur dishepujt e Jezusit takuan një burrë të lindur të verbër, ata e pyetën Atë: “Mësues, kush ka mëkatuar, ai apo prindërit e tij, që ai ka lindur i verbër?” (Gjoni 9:2). Dhe Jezusi mori kohë për të korrigjuar këtë kuptim të rremë të Fjalës së Perëndisë. Me të vërtetë, Ai ofroi një thirrje zgjimi – ofenduese për ata që besonin se nuk kishin nevojë të pendoheshin.

Por, përpara se të kthehemi te korrigjimi i Jezusit, le të kujtohemi për mënyrat se si Perëndia i përdor vuajtjet tona në këtë botë për të mirën tonë.

Së pari, vuajtja ndihmon për të pastruar bijtë e Perëndisë. Ashtu si zjarri pastron atë që është e pastër dhe e vlefshme, po ashtu edhe ne pastrohemi nga kohët e vuajtjeve. Perëndia na lejon të ecim nëpër stinët e vuajtjeve për të prodhuar brenda nesh këmbëngulje, karakter dhe shpresë (lexoni Romakëve 5:3-4).

Së dyti, vuajtja na afron më shumë me Perëndinë. Pali duroi atë që ishte “shumë përtej aftësisë [së tij] për të duruar” duke u mbështetur te Perëndia (2 Korintasve 1:8-9). Zoti është me ne, na forcon dhe na ngushëllon.

Së treti, vuajtja na fuqizon të kemi dhembshuri për të tjerët që vuajnë. Ndërsa Perëndia na ngushëllon në vuajtje, ne pregatitemi të ngushëllojmë të tjerët (lexoni 2 Korintasve 1:4).

Së fundi, vuajtja na përgatit për të dhënë më shumë fryte. Kur kemi atë paqe që tejkalon të kuptuarit tonë, në situata që bota thotë se po na shkatërrojnë, kjo dëshmon për shpresën e përjetshme që kemi te Zoti ynë sovran e besnik. Pra, mos e shpërdoroni vuajtjen tuaj. Lëreni të formulojë dëshminë tuaj.

Turma që ishte mbledhur për të dëgjuar Jezusin, duke filluar nga Lluka 11, nuk e kuptonte këtë lloj vuajtjeje. Dukë marrë shtysë  nga mësimet e vështira të Jezusit, ata u përpoqën të nxjerrin në pah drejtësinë e tyre duke përmendur dy fatkeqësitë e fundit – fatkeqësi vdekjeprurëse që, në sytë e tyre, ishin tregues të qartë se ata që kishin vuajtur e kishin merituar (lexoni Lluka 13:1-5). Turma donte që Jezusi të binte dakord me sistemin e tyre të besimit dhe devotshmërinë e tyre. Por përgjigja e Tij i befasoi të gjithë.

Jezusi e bëri të qartë se ata që vdiqën nuk ishin mëkatarë më të mëdhenj se ata që mbijetuan. Ai siguroi turmën (dhe neve) se po jetojmë në kohë të trazuara; të gjithë duhet të pendohemi. Është vetëm për shkak të dashurisë së Tij që Perëndia i lejon mëkatarët të jetojnë. Ai është i durueshëm sepse dëshiron që ne t’i përgjigjemi ftesës së Tij të mëshirshme për të marrë shpëtimin nëpërmjet Birit të Tij. Të gjitha tragjeditë janë paralajmërime të dashura për t’u kthyer te Zoti dhe për t’i shpëtuar gjykimit të drejtë që po vjen.

Lutje: Atë, faleminderit për durimin që tregon me mua. Faleminderit që më nxorre nga errësira dhe më solle në Mbretërinë e dritës. Më ndihmo t’i shoh stinët e vuajtjes si mundësi për t’u afruar me Ty dhe si mundësi për t’u treguar të tjerëve shpresën e lavdisë nëpërmjet Jezu Krishtit. Në emrin e Jezusit, lutem. Amen.

“Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, tha: “A mendoni ju se ata Galileas ishin më shumë mëkatarë nga gjithë Galileasit e tjerë, sepse vuajtën të tilla gjëra?” (Luka 13:2).

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 98
    Nevoja për thyerjeDhe kushdo që ka lënë, për hir të emrit tim, shtëpi, ose vëllezër, ose motra, ose atë, ose nënë, ose grua, ose bij, ose ara, do të marrë njëqindfish dhe do të trashëgojë jetë të përjetshme. – Mateu 19:29 Në fillimet e shërbesës tonë, Dejv dhe unë kaluam përmes disa…
    Tags: të, që, për, inkurajime
  • 98
    Perëndia na bekon për besnikërinë tonë!Kur vizitorja i Kris Hagait mbërriti te dera, Krisi po ushqente djalin e tij të rritur, Xhonin, i cili kishte paralizë cerebrale për shkak të neglizhencës nga ana e mjekut kur ai u lind. Vizitorja kishte ardhur për t’i hedhur një sy frigoriferit që Hagai sapo kishte blerë sepse ajo…
    Tags: të, për, që, inkurajime
  • 97
    Lejo paqen e Perëndisë të mbretërojë—dhe ji mirënjohës.Dy nga nipërit e mi, njëri 6 vjeç dhe tjetri 9  vjeç në atë kohë, ishin vërtetë  të zemëruar me njëri-tjetrin. Nuk më kujtohet se cili ishte konkretisht problemi, por ata filluan të flisnin me fjalë urrejtje ndaj njëri-tjetri. Më në fund ndërhyra dhe i ndërpreva. “ Carson, më thuaj…
    Tags: të, që, për, inkurajime
  • 97
    Lutuni për brezin e ardhshëm!Çdo vit që kalon, ka gjithnjë e më shumë ndikime të paperëndishme që konkurrojnë për vëmendjen e të rinjve të kombit tonë. Vlerat biblike perceptohen si të çuditshme dhe të vjetruara. Familjet e krishtera janë nën sulm nga të gjitha anët. Si do ta gjejë ndonjëherë brezi në i ri…
    Tags: të, për, që, inkurajime
  • 97
    Perëndia i bën gjërat të ndodhin në kohën e duhur!Sepse vegimi është për një kohë të caktuar, por në fund ai do të flasë dhe nuk do të gënjejë; nëse vonon, prite, sepse me siguri do të vijë dhe nuk do të vonojë. – Habakuk 2:3 A po prisni që dëshirat e zemrës suaj të manifestohen? A po luteni…
    Tags: të, që, për, inkurajime
Comments