Si ndikon lutja në marrëdhëniet tona?
Rrëfeni fajet njëri tjetrit dhe lutuni për njëri tjetrin, që të shëroheni; shumë fuqi ka lutja e të drejtit kur bëhet me gjithë shpirt. – Jakobi 5:16
A luteni me zë me besimtarët e tjerë? Lutja së bashku dhe për njëri – tjetrin sjell unitet dhe inkurajim. Kur lutemi me një mik ( apo qoftë edhe me dikë që sapo e kemi takuar) përfshihemi në një bisedë me Perëndinë ku ndajmë mendimet dhe ndjenjat tona të sinqerta.
Mund të lutesh për dikë sapo dikush ndan një kërkesë lutjeje me ty. Me anë të lutjes së menjëhershme futeni në prezencën e Perëndisë me shpresë se miku juaj do të inkurajohet. Kur dikush të shkruan: Jam e trishtuar dhe e dërrmuar,” mund ti përgjigjesh me një lutje si kjo: “ Jezus, ngushëlloje miken time për çka ka humbur. Unë e dua por Ti e do atë më shumë”. Kur lutemi me njëra tjetrën jo vetëm që ftojmë prezencën e Perëndisë në mesin tonë por edhe i rikujtojmë njëra tjetrës të vëertetën, shpresën dhe ngushëllimin që gjejmë në Jezusin.
Bisedat e vazhdueshme me Perëndinë na afrojnë më shumë me Të, dhe lutjet e vazhdueshme për dhe me miqtë tanë na jep privilegjin të dimë se ne çfarë vështirësish po ecin. Tek Luka 11: 5- 10, Jezusi na nxit të trokasim në derën e miqve tanë në mes të natës deri sa ata ta hapin dhe ndihmojnë. Por edhe ne mund ti ndihmojmë ata nëse e dimë se për çfarë kanë nevojë. A po lutesh për dikë në nevojë sot?
Lexoni Jakobi 5:13-18 , Luka 11:1-13
Related Posts
- 94Izraeli është pjesë e rëndësishme e planit të Zotit dhe për këtë duhet të jemi gjithmonë në dakortësi me Zotin. Mësuesi i Biblës, Baruch Korman nga Izraeli gjatë një interviste dhënë përmes skype-it për TV7 Albania ndan interpretimin biblik duke nisur nga Libri i Zanafillës. Sipas tij, Zoti na tregon për Izraelin…
- 94Në pjesën e Torahut të kësaj jave mësojmë për punën dhe veshjet e priftërinjve (Kohanim). Çdo ditë, Kohanimët do të sakrifikonin “ofrimin e vazhdueshëm ose në hebraisht תָמִיד ṯāmīḏ;”. “Kjo është ajo që do të ofrosh mbi altar: dy qengja motakë çdo ditë, për gjithnjë (ṯāmīḏ). Njërin prej qengjave do ta…
- 94
- 94
- 93