Mesazh

Si ta njohim Zotin më mirë?

Por Jezusi, duke u përgjigjur u tha atyre: “Ju bëni gabim, sepse nuk e kuptoni as Shkrimin as pushtetin e Perëndisë.– Mateu 22 : 29

Ajo që besoni për Zotin ndikon në shumë aspekte të jetës suaj: marrëdhëniet, moralin, qëllimin dhe vetëvlerësimin tuaj. Megjithatë, ajo që ne besojmë për Zotin nuk është gjë tjetër veçse një grumbull idesh dhe perceptimesh, të formuara në fëmijëri dhe të përforcuara nga përvoja personale, të mira dhe të këqija. Për shkak të këtij kuptimi të shtrembëruar, e fajësojmë Atë për zgjedhjet  që ndërmarrim dhe për gjërat  e këqija që na ndodhin.

Një keqkuptim i zakonshëm i natyrës së Perëndisë është se Ai karakterizohet nga zemërimi, duke kërkuar gjithmonë hakmarrje ndaj mëkatarëve. E për pasojë besojmë se vështirësitë janë një gjykim ose ndëshkim nga Perëndia. Kjo pikëpamje e shtrembëruar çon në besim të bazuar në frikë, ose në mosbindje ndaj Perëndisë.

Në të vërtetë, Perëndia na do aq shumë, sa dërgoi Birin e Tij për të paguar për mëkatet tona me anë të  vdekjes së Tij! Bibla thotë: “Dhe ne njohëm dhe besuam dashurinë që Perėndia ka për ne… Në dashuri nuk ka frikë, madje dashuria e përsosur e nxjerr jashtë frikën, sepse frika ka të bëjë me ndëshkimin, dhe ai që ka frikëė nuk është i përsosur në dashuri. (1 Gjonit 4:16,18).

Ne nuk mund ta përkufizojmë Zotin por mund t’a njohim Atë personalisht. Bibla ka plot vargje që përshkruajnë karakterin e Perëndisë. Kthehuni tek shkrimi për të kuptuar më mirë se kush është Perëndia. Lexoni Biblën,lini mënjanë historitë që i keni treguar vetes, dhe lexoni historinë e vërtetë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 93
    Autoriteti i Fjalës“Atëherë fjala e Zotit iu drejtua…” ( Zanafilla 15:4) Autoriteti në botën tonë është po aq i rëndësishëm sa edhe ushqimi i shëndetshëm dhe ajri i pastër. Kur secili është “ligj për veten” nuk ekziston ligji; anarkia çon në kaos dhe kaosi në asgjësim. Kjo është arsyeja pse historia e njerëzimit është…
    Tags: të, që, për, një, në, është, dhe, se, mesazh
  • 92
    Mirënjohje dhe Falenderim!Njerëzit janë krijuar në një mënyrë të tillë që të jenë mirënjohës. Menjëherë ndihemi të vlerësuar, sa herë që  ndonjë nga nipërit apo mbesat na përqafon fort, kur ndonjë i panjohur na komplimenton, ose kur na bëjnë ndonjë dhuratë plot me dashuri. Po sigurisht që ka kohë kur mirënjohja është…
    Tags: të, për, në, dhe, që, është, mesazh
  • 92
    Cili është motivi për gjërat që bëjmë në emër të Yeshua-s!Mbaj mend që kur isha shumë i vogël shkova në cirk dhe pashë një kafaz të madh plot me luanë. Luanët dukeshin shumë të këqij dhe po vrumbullonin dhe po ecnin sa para mbrapa. Sigurisht që isha i lumtur që isha jashtë kafazit. Imagjinoni sa u habita kur pashë një…
    Tags: të, që, dhe, se, në, për, një, mesazh
  • 92
    Kishëmbjellës anonimë!Veprat e apostujve, kapitulli 11, vargjet 19 deri në 21. “Ndërkaq ata që ishin shpërndarë për shkak të përndjekjes që nisi me Stefanin, arritën deri në Feniki, në Qipro dhe në Antioki, duke mos ia shpallur fjalën asnjë tjetri, përveç Judenjve. Por disa prej tyre me origjinë nga Qipro dhe…
    Tags: të, në, dhe, që, për, nga, mesazh
  • 92
    Kur përballeni me një lëvizje!Disa nga ne i përballim mirë ndryshimet, por disa të tjerë jo. Për disa njerëz lëvizja është një sfidë emocionuese. Ata mezi presin që të shohin se çfarë i pret më tej. Për të tjerë, lëvizja në një vend të ri është një përvojë frikësuese që i largon nga gjithçka…
    Tags: të, në, që, dhe, perëndia, për, një, është, mesazh
Comments