Si të jesh një nënë beqare e suksesshme?
Luiza, e cila për disa vite shërbeu si asistente administrative e burrit tim dhe aktualisht është Drejtoreshë e Medias së Guidelines, ka vajza binjake, të cilat tani janë të rritura. Për shumë vite, si nënë beqare, Luiza kishte përgjegjësi të dyfishta të kujdesej për fëmijët dhe të siguronte për to. Dhe ja doli mbanë. Kjo është arsyeja pse i kërkova të ndajë me ne se çfarë e ka ndihmuar të ecë para dhe se çfarë do t’u rekomandonte nënave të tjera beqare.
Siç thotë vetë Luiza,është shumë e rëndësishme të jesh e përfshirë në ndonjë grup jo vetëm me nënat e tjera beqare, por edhe me familjet e “plota”, të cilave mund t’u drejtohesh për miqësi dhe inkurajim. Miqësitë me familjet e tjera i ndihmojnë fëmijët të ndihen më mirë me veten e tyre—dhe mund të shohin se nuk janë të ndryshëm nga fëmijët e familjeve me dy prindër. Plus, kur shihni problemet që kanë çiftet e martuara, mund të shihni edhe avantazhet e beqarisë suaj. Ndoshta mund të thoni, “Epo, të paktën nuk kam probleme të tilla!”
Këshilla e Luizës është kjo: “Fokusohu në atë që Zoti dëshiron për ty në vend të asaj që dëshiron ti për veten.” Ja se si shprehet ajo për situatën e saj: «E dija që Zoti donte që t’i rrisja fëmijët e mi vetë, në vend që të kërkoja një bashkëshort për të më ndihmuar.»
Përvojën e saj, Luiza e përkufizon me këto fjalë: “Më duhej të pranoja rrethanat e mia dhe të gjeja gëzim në to, në mënyrë që të shihja qëllimin dhe planin e Perëndisë për mua.”
Çfarë inkurajimi më të madh mund të gjesh si nënë beqare sesa fjalët e Isaias: “Sepse krijuesi yt është dhëndri yt; emri i tij është Zoti i ushtrive; Çliruesi yt është i Shenjti i Izraelit, i quajtur Perëndi i tërë tokës.” (Isaia 54:5). Po, nëna beqare, ky Zot i fuqishëm i di nevojat tuaja. Ndaj mbështetuni tek Ai. Bëjeni Atë fokusin e jetës suaj.
Related Posts
- 97
- 96Një ndër arsyet pse e gjejmë veten tek Psalmet në Bibël është se shkrimet prekin përvojat e përbashkëta. Në Psalmet do të gjeni të gjithë gamën e emocioneve njerëzore – falënderim, zemërim, dashuri, urrejtje, gëzim dhe shumë të tjera. Nganjëherë më pëlqen të shkruaj ndonjë psalm. Sigurisht, ajo që kam…
- 95
- 95
- 93