Inkurajime

Si të luftosh luftën e mirë?

Jua kam thënë këto gjëra, që ta keni paqen në mua; në botë do të keni mundime, por merrni zemër, unë e munda botën!“.-Gjoni 16 :33

A po “përballeni me të”, në ndonjë fushë të jetës tuaj tani? Të gjithë e përjetojnë jetën si të jemi në një betejë ndonjëherë. Por ndjekësit e Jezusit, janë të përfshirë në një luftë  shpirtërore. Pali përdori analogjinë e një ushtari që luftonte për jetën e tij kur fliste për disa nga sprovat e tij. Ai arriti në përfundimin se kishte “luftuar mirë” (2 Timoteut 4:17). Jezusi përdori të njëjtën fjalë kur tha: “Përpiquni ( ose luftoni ) të hyni nëpër derë të ngushtë, sepse unë po ju them se shumë do të kërkojnë të hyjnë dhe nuk do të munden.” (Luka 13:24).

Që nga koha e konvertimit të tij e deri në vdekje, jeta e Palit ishte një luftë e vazhdueshme. Ai iu lut kishave që të ndiqnin shembullin e Krishtit, ai debatoi me kolegët e tij apostuj, madje pësoi dhe fatkeqësi natyrore. Ai u burgos dhe u rrah shpesh për shkak të mësimeve të tij, vuante nga një sëmundje misterioze dhe luftoi me natyrën e tij mëkatare. Mund ta gjejmë veten në këto agoni. Si t’i “luftojmë” me nder këto beteja?

Shkrimi na mëson se duhet ta luftojmë të keqen me të mirën. (1 Pjetrit 3:9, Romakëve 12:17). Na kujtohet gjithashtu se nëpërmjet gjakut të Jezusit, jemi shpëtuar nga skllavëria e mëkatit tonë dhe nuk ka kthim mbrapa në atë robëri. Gjithashtu kini parasysh se Djalli ka njëfarë pushteti në botën tonë dhe atij duhet t’i rezistojmë! (1 Pjetrit 5:8-9). Së fundi, inkurajohuni  nga fjalët e Jezusit. “Në botë do të keni mundime; por merrni zemër, unë e munda botën” (Gjoni 16:33).

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 98
    Karakter i pastër në mes të sfidave!Veprat e Apostujve, kapitulli 25, vargjet 7 dhe 8 thonë se kur Pali mbërriti, judenjtë që kishin ardhur nga Jeruzalemi, qëndruan rreth tij dhe po hidhnin drejt tij shumë akuza, të cilat nuk mund t’i vërtetonin. Në mbrojtje të tij, Pali po thoshte se nuk kishte mëkatuar as kundër ligjit…
    Tags: të, në, dhe, inkurajime
  • 97
    Fuqia e Inkurajimit!Helen, mësuesja e matematikës së shkollës së mesme, vuri re një të premte se mësimi që po përpiqej të jepte nuk po i ecte mirë. Kështu që, ndaloi dhe  u kërkoi nxënësve të bënin një listë të të gjithë fëmijëve të klasës dhe përkrah emrit të shkruanin gjënë më të…
    Tags: të, dhe, në, tij, inkurajime
  • 96
    BESIM I SPROVUARNë Bibël lexojmë se Abrahami më në fund iu bind Perëndisë dhe arriti në Kanaan. Por bindja e Abrahamit nuk do të thoshte se çdo gjë në jetën  e tij do të bëhej papritur më e lehtë. Kur arriti në vendin që i tregoi Perëndia, gjeti atje kananitët. Pas një…
    Tags: të, në, inkurajime
  • 96
    Fara që nuk vdes kurrë!Jezusi e mbolli dashurinë e Tij në zemrat tona dhe dëshiron  që ne ta ndajmë atë me të tjerët. 1 Pjetrit 1:22-23 Përgatitja e një kopshti – kultivimi i tokës, ujitja e rregullt, kontrolli i barërave të këqija – kërkon kohë dhe përpjekje të vazhdueshme. Por kopshtari shpenzon më pak…
    Tags: të, dhe, në, tij, inkurajime
  • 96
    Ecni në atë që Zoti ka për ju.A ju duket se ditëlindjet vazhdojnë të ikin gjithnjë e më shpejt, vit pas viti? Natyrisht, kjo do të thotë se herët a vonë, nëse jetojmë mjaftueshëm, secili prej nesh do të plaket. Unë, dua të bëj më të mirën e viteve të mia. Shpresoj se ajo që thotë Psalmi 92 për…
    Tags: të, në, inkurajime
Comments