Inkurajime

Si të lutemi pa pushim

Shumica e besimtarëve janë njohur me versionin King James të përkthimit të Biblës, për vargun tek 1 Thesalonikasve 5:17. Ai thotë: “ Lutuni pa pushim.”

Unë habitesha, Zot si mund të arrij në atë vend ku të jem në gjendje të lutem pa pushim? Për mua fraza “pa pushim” do të thotë pa ndalim, pa u ndërprerë aspak. Unë nuk e kuptoja si mund të ishte e mundur një gjë e tillë?

Tani kam një kuptim më të mirë të asaj që Pali thotë. Ai do të thotë që lutja duhet të jetë si frymëmarrja, diçka që ne e bëjmë vazhdimisht por shpesh në mënyrë të pandërgjegjshme. Trupat tanë fizikë kërkojnë frymëmarrje. Në mënyrë të njëjtë, jeta jonë frymërore është krijuar për t’u ushqyer dhe për t’u mbajtur me lutje të vazhdueshme.

Problemi është që për shkak të të menduarit në mënyrë legaliste dhe fetare ne kemi idenë e gabuar që nëse nuk mbajmë një orar të caktuar lutje, atëherë jemi në humbje. Nëse bëhemi shumë “fetarë” për lutjen, duke menduar që duhet ta bëjmë atë për një kohë të caktuar sepse kështu e bën dhe dikush tjetër, ne do të sjellim ndëshkim mbi veten tonë. Mësimi i rëndësishëm për lutjen nuk është postura, koha apo vendi, por të mësosh të lutesh në mënyrën tënde përgjatë ditës. Lutu në besim, në çdo kohë, në çdo vend.


Është Fryma e Shenjtë Ai që do t›ju udhëheqë në një jetë me lutje të vazhdueshme.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 98
    Lutuni për brezin e ardhshëm!Çdo vit që kalon, ka gjithnjë e më shumë ndikime të paperëndishme që konkurrojnë për vëmendjen e të rinjve të kombit tonë. Vlerat biblike perceptohen si të çuditshme dhe të vjetruara. Familjet e krishtera janë nën sulm nga të gjitha anët. Si do ta gjejë ndonjëherë brezi në i ri…
    Tags: të, për, që, në, inkurajime
  • 98
    Jezusi po ndërmjetëson për ne!Veprat e Apostujve, kapitulli 7, vargu 55: “Por ai,” Stefani, “mbushur me Frymë të Shenjtë, i nguli sytë nga qielli, pa lavdinë e Perëndisë dhe Jezusin që rrinte në këmbë në të djathtën e Perëndisë.” Cfarë skene e mrekullueshme. Ne shohim përgjatë shkrimeve, se Jezusi paraqitet i ulur në të djathtë të…
    Tags: të, në, për, që, inkurajime
  • 98
    Pema e jetës!Fjalët e urta kapitulli 11, vargu 30, thotë: “Fryti i të drejtit është një dru i jetës, dhe ai që shtie në dorë shpirtërat është i urtë.” Mendoj për jetën time. Unë dua që fryti i jetës sime të jetë si pema e jetës për njerëzit që më rrethojnë. Mendoj për njerëzit…
    Tags: të, që, për, në, inkurajime
  • 96
    BuzëqeshNë të vërtetë po ju them: në qoftë se nuk ktheheni dhe nuk bëheni si fëmijët e vegjël, ju nuk do të hyni fare në mbretërinë e qiejve ( Mateu 18:3) Për vite me rradhë Nënë Tereza, ju dedikua tërësisht personave të dëshpëruar që jetonin në Kalkuta. Ajo punoi në mes…
    Tags: të, që, në, inkurajime
  • 96
    Ndaluni dhe sodisni bukurinë e Zotit!Mjekja misionare Margaret Brand shkroi për kohën kur djali i saj i vogël, Kristoferi, kishte shkuar të luante lart në kodër në Indi, kur dielli po perëndonte. “Erdhi me vrap shumë  i emocionuar. [Ai] më kapi dorën, – tregon ajo, – dhe u përpoq të më tërhiqte jashtë ndërsa më…
    Tags: të, për, në, inkurajime
Comments