Mesazh

Si të meditojmë mbi Shkrimin?

Por që gjen kënaqësinë e tij në ligjin e Zotit, dhe që mendon thellë ditë e natë mbi ligjin e tij.-Psalmi 1 : 2

Shumë gjëra kërkojnë vëmendjen tonë. Ne jemi  të kushtëzuar të përvetësojmë informacionin sa më shpejt të jetë e mundur ndaj mund të jetë një luftë për t’u përqëndruar në koncepte që kërkojnë më shumë kohë ose studim.

Kur bëhet fjalë për Shkrimin, çelësat për të luftuar shpërqendrimin gjatë leximit janë:  të lexoni me zë të lartë,  të shkruani një përmbledhje të asaj që lexoni me fjalët tuaja ose të dëgjoni në audio leximin e Biblës. Meditimi mbi Shkrimin është gjithashtu një praktikë e mirë. Ju mund të meditoni duke qëndruar  në heshtje, duke parë referencat që janë në Bibël ose të kërkoni në internet në kontekstin gjuhësor dhe kulturor të pasazhit. Kjo është për ata që studiojnë Biblën. Për të tjerët, meditimi mund të përfshijë memorizimin e vargjeve përmendësh, në mënyrë që të mbajmë të vërtetën, ngushëllimin dhe shpresën në mendjet tona pavarësisht situatës në të cilën ndodhemi. Mund të meditoni mbi Shkrimin  duke e përsëritur atë vazhdimisht, apo edhe duke e kënduar atë varg ose pasazh!

Kushtojini kohën e duhur studimit të  Biblës. Meditimi është si të shijoni një vakt ushqimi në vend që ta gëlltisni pa e përtypur. Kur meditoni mbi Shkrimin mund të nxirrni dhe kokluzionet tuaja dhe t’i kërkoni Perëndisë  të hetojë mendimet tuaja. Mos u dekurajoni nëse shpërqëndroheni, sepse është e natyrshme. Në vend të kësaj, ridrejtojeni butësisht mendjen tuaj drejt Shkrimit dhe meditoni mbi të. Praktika do ta bëjë më të natyrshme meditimin mbi Shkrimin dhe do ta ndihmojë Fjalën e Perëndisë të depërtojë në të gjitha fushat e jetës suaj.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    vendimet e vështiraSepse ne nuk kemi një kryeprift që nuk mund të vuajë bashkë me dobësitë tona, por që u tundua në të gjitha njësoj si ne, por pa mëkat. – Hebrenjve 4:15 Është e rëndësishme të marrim vendimet e duhura, veçanërisht në mes të dhimbjeve, shkurajimit, acarimit dhe pështjellimit, kur zgjedhja…
    Tags: të, që, në, mesazh
  • 100
    Si të studiosh Biblën?Nëse dëshironi që të shihni ndryshime në fusha të jetës suaj, mësoni se si ta studioni vërtet Biblën. Përse duhet ta studioj Biblën? Bibla nuk është libër i zakonshëm. Fjalët brenda faqeve të Tij janë si një ilaç për shpirtin tuaj. Ato kanë fuqinë të ndryshojnë jetën tuaj, sepse në…
    Tags: të, që, në, mesazh
  • 98
    Pyetjet në kohën e vështirësiveNë çdo kohë që ndodh një fatkeqësi natyrore, është e kuptueshme që të vijnë në mendje pyetje të mëdha  për gjëra të tilla si jeta, vdekja dhe pse jemi këtu. Madhësia e vdekjes dhe shkatërrimit të shkaktuar nga tërmete, zjarre, tsunami ose përmbytje zhvendos mendimet tona normale të përditshme, duke…
    Tags: të, në, që, mesazh
  • 98
    Gjymtyrë të ndryshme por një trup i vetëm!I gjithë trupi i Krishtit përfiton kur besimtarët përdorin dhuntitë që Perëndia u ka dhënë. Është pikërisht ajo kohë e vitit që anëtarët e kishave mblidhen për t’u kujdesur për ndërtesat e tyre, duke i pastruar me themel dhe duke u pregatitur për dimrin. Ka shumë gjëra për të bërë…
    Tags: të, në, që, mesazh
  • 98
    të rritesh në aftësinë e dallimitFryma e Zotit do të pushojë mbi të; fryma e urtësisë dhe e zgjuarsisë…nuk do të gjykojë nga pamja, nuk do të japë vendime sipas fjalëve që thuhen. – Isaia 11:2-3 Jezusi jetoi një jetë me aftësi dalluese. Dallimi i Tij nuk bazohej në ndjeshmëritë sipërfaqësore të mishit, por ishte…
    Tags: të, në, që, mesazh
Comments