Mesazh

Si të merrni vendimet e duhura?

Ne çdo ditë marrim vendime. Shumë prej tyre kanë pak rëndësi. Ndërkohë, ka të tjera që ndryshojnë jetën tonë përgjithnjë. Gjatë një interviste për TV7 Albania, Davida Pecaj, këshilluese pranë Qëndrës “Çelësi im” thotë se vendimmarrja shpeshherë duket si një përgjigje e lehtë për t”u dhënë. Në fakt, është krejt e kundërta.
“Vendimmarrja, shpeshherë duket si përgjigje e lehtë për ta dhënë. Por, kur mendon thellë se çfarë ka ndodhur kur ke marrë një x vendim për jetën tënde, nuk është e lehtë për të dhënë përgjigje. Vendimmarrja reflekton shumë nga jeta jonë. Pasqyron ato gjëra, që ne nuk i konceptojmë siç kemi marrë vendimin. Reflekton gjykimet, zgjedhjet, mendimet, emocionet, qëndrimet, vullnetin dhe veprimet tona. Duke u nisur nga këto, vendimmarja nuk është mohim apo pohim, por proces që kërkon etapa të caktuara.
Çfarë duhet të kemi parasysh për procesin e vendimmarrjes? Sipas këshillueses, gjëja e parë, është pajtimi me dicka që dëshiron të bësh. Pajtohesh me projektin që ke. Vendimet në përditshmëri zbulojnë dëshirat e zemrës. Ndaj është e rëndësishme se çfarë reflekton vendimmarrja dhe tërë procesi që ndjekim. “Të fokusohemi në gjëra që e çojnë jetën tonë më pranë Zotit”.

Gjatë intervistës, Pecaj rendit hapat për të ndërmarrë vendime të duhura.
Uluni e lexoni me kujdes Fjalën e Zotit: Kini parasysh urdhërimet që Zoti ka dhënë. Mbi bazën e tyre mund të merrni vendime shumë të mira krahasuar me disa “zgjedhje” të rastësishme.
Të drejtuar nga Zoti: Nuk duhet që zgjedhjet tuaja të jenë mendime të të tjerve. Shpeshherë, njerëzit mund t”ju japin sugjerime. Kur ju zgjidhni, merreni këto vendime mbi atë që Zoti do për ju. Më mirë të jetë vendim i “shëmtua” për sytë e njerëzve dhe në përputhje me urdhërtimet e Perëndisë, sesa e kundërta.
Vendos prioritete: Këto vendime çoji në lutje e marr këshilla nga njerëz që janë të pjekur në Fjalën e Zotit. Është e rëndëishme që vendimet ti çoni në lutje. Të mos jeni në vonesë dhe të zvarritur. Do të keni zgjidhje dhe kohë të përcaktuar se kur duhet të merret vendimi. Kjo, nëse e çoni në lutje çështjen.
Drejtpeshimi: Drejtpeshimi mes mendimit analitik dhe njohurive shpirtërore. Shpeshherë, kur dëshironi të merrni një vendim, futeni në zona të thella të mendimit, lexoni libra apo bëni një thellim të asaj çka doni të merrni si vendim. Po ta shihni nga pikëpamja njerëzore, nuk është keq. Por, shpeshherë mendimet analitike pa njohuritë shpirtërore që vijnë nga Zoti, mund të jetë e mirë për momentin por vjen koha kur Zoti ju thotë se ky nuk është një vendim i frymëzuar prej meje. Të kini parasysh që mendimi analitik të jetë i baraspeshuar me njohuritë frymërore.
Përtej ndjenjave: Shpeshherë vendimet tuaja bazohen në ndjenja. Ndjenjat me vendimet nuk kanë lidhje. Mund të ndjeheni mirë në një moment që nuk është shumë i mirë dhe e kundërta. Nëse bazoheni mbi ndjenja, vendimet janë shumë të brishta dhe ju çojnë larg. Humbni vizionin. Vendimet duhet të qëndrojnë tek dituria, tek ajo që Zoti thotë në Fjalën e Tij.
Frymë dalluese: Të kapësh dicka që mund të mos jetë e dukshme për të tjerët. Fryma dalluese nuk vjen vetvetiu. Kjo ndodh duke e kërkuar prej Perëndisë që të mund të dalloni gjëra që sytë e të tjerve nuk i kapin por vetëm fryma brenda jush, që Zoti vendos.
Sipas Pecajt, qëllimi i Perëndisë është që të përmes vendimeve, njeriu të kalojë procesin. Të zhvillohet karakteri i tij, rritja në frymë. Janë elementë që përmes një vendimmarrje, përveçse Zoti të kenaqet me ju, të kaloni një lloj rrugëtimi që ju mëson dhe lartëson. Ndaj, vendimet janë procese për zhvillimin e karakterit tuaj në zbatim të urdhërimeve që Zoti ka vënë në dispozicion në Bibël.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Në heshtje përpara Perëndisë….Ndaluni dhe dhe pranoni (dalloni dhe kuptoni) që unë jam Perëndi; do tëlartësohem lart midis kombeve, do të lartësohem mbi tokë. – Psalmeve 46:10 Një nga gjërat më të rëndësishme që mund të mësojmë në botën tonë sot është të qëndrojmë në heshtje. Unë besoj që një nga arsyet më të mëdha…
    Tags: të, në, që, mesazh
  • 100
    Si të meditojmë mbi Shkrimin?Por që gjen kënaqësinë e tij në ligjin e Zotit, dhe që mendon thellë ditë e natë mbi ligjin e tij.-Psalmi 1 : 2 Shumë gjëra kërkojnë vëmendjen tonë. Ne jemi  të kushtëzuar të përvetësojmë informacionin sa më shpejt të jetë e mundur ndaj mund të jetë një luftë për…
    Tags: të, në, që, mesazh
  • 98
    Gjymtyrë të ndryshme por një trup i vetëm!I gjithë trupi i Krishtit përfiton kur besimtarët përdorin dhuntitë që Perëndia u ka dhënë. Është pikërisht ajo kohë e vitit që anëtarët e kishave mblidhen për t’u kujdesur për ndërtesat e tyre, duke i pastruar me themel dhe duke u pregatitur për dimrin. Ka shumë gjëra për të bërë…
    Tags: të, në, që, mesazh
  • 98
    Mëkati në kishë i ndikon të gjithë!Mëkati në kishë nuk ka të bëjë vetëm me mëkatarin; prek të gjithë. Korintasit kishin një mëkatar të papenduar në mesin e tyre dhe në vend që të merreshin me mëkatin, ata po e toleronin atë (shihni 1 Korintasve 5:1-2). Madje Pali thotë se ata “mburreshin” për këtë gjë (v. 6)! Mëkati i…
    Tags: të, në, që, mesazh
  • 98
    Kripa e tokësNë këtë botë të rënë, besimtarët duhet të jenë si kripa që ruan, i jep shije  dhe shëron  ata që jetojnë në errësirë.  Lexoni Mateu 5:13-16 Kur Jezusi u foli ndjekësve të Tij, Ai i quajti ata “kripa e tokës” (Mat. 5:13). Në atë kohë, kripa ishte e vetmja mënyrë për të…
    Tags: të, që, në, mesazh
Comments