Inkurajime

Si të përballeni me të papriturën?

“Duke qenë se mendimet e mia nuk janë mendimet tuaja, dhe as rrugët tuaja nuk janë rrugët e mia”, thotë Zoti.- Isaia 55:8

Planet e prishura, ndryshimet e orarit dhe vonesat e papritura shpesh shkaktojnë irritim, zhgënjim dhe ankth. Kur planet tona të detajuara prishen, mbani mend se planet e Perëndisë për të mirën tonë nuk ndërpriten kurrë. Zoti ju do dhe do që ju të lulëzoni, por ajo që ne mendojmë se do të ishte e mirë për ne shpesh nuk është.

Bibla na jep shembuj njerëzish, jeta e të cilëve duket sikur mori një kthesë të gabuar. Trajektorja e një të riu të quajtur Jozef ndryshoi në mënyrë drastike kur vëllezërit e tij e shitën si skllav. Nuk ka më keq se sat ë të mashtrojnë dhe të përfundosh skllav. Megjithatë, dora e Perëndisë e udhëhoqi Jozefin dhe shumë vite më vonë, Jozefi ishte në gjendje t’u thoshte vëllezërve të tij se atë që ata kishin me qëllim të keq, Perëndia e kthey për mirë (Zanafilla 50:20).

Gjithashtu në Bibël është historia e popullit të Perëndisë që u shpëtua nga skllavëria, por më pas u end nëpër shkretëtirë për 40 vjet! Perëndia u kujtoi atyre praninë e Tij, duke u thënë: “…dhe në shkretëtirë, ku ke parë se si Zoti, Perëndia yt, të ka shpënë ashtu si një njeri çon fëmijën e tij, gjatë gjithë rrugës që keni përshkuar deri sa arritët në këtë vend.” (Ligji i Përtërirë 1:31). Zoti nuk e humb rrugën e tij dhe as nuk na çon në rrugë të gabuar. Në fund të kësaj kohe endacake, Perëndia i kujtoi drejtuesit të tyre: “… sepse Zoti, Perëndia yt, është ai vetë që ecën me ty; ai nuk do të të lërë dhe nuk ka për të të braktisur”.” (Ligji i Përtërirë 31:6).

Nëse jeni duke u përballur me një rrethanë që nuk është zgjedhja juaj, kini besim se Zoti nuk është i pavetëdijshëm për devijimin tuaj. Nëse nuk mund ta dalloni menjëherë dorën e Tij në këtë rrugë të re, kini besim në mirësinë e Tij.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 94
    Na u duk mirë Frymës së Shenjtë dhe neve!Veprat e Apostujve, kapitulli 15, vargu 28, thotë: “Në fakt na u duk mirë Frymës së Shenjtë dhe neve që të mos ju ngarkojmë asnjë barrë tjetër përveç këtyre gjërave të nevojshme “ Ky është vërtet një varg interesant dhe një fjali vërtet interesante në mes të kapitullit 15 të veprave…
    Tags: të, në, dhe, që, inkurajime
  • 94
    Fuqia e Inkurajimit!Helen, mësuesja e matematikës së shkollës së mesme, vuri re një të premte se mësimi që po përpiqej të jepte nuk po i ecte mirë. Kështu që, ndaloi dhe  u kërkoi nxënësve të bënin një listë të të gjithë fëmijëve të klasës dhe përkrah emrit të shkruanin gjënë më të…
    Tags: të, dhe, në, që, tij, inkurajime
  • 93
    Fara që nuk vdes kurrë!Jezusi e mbolli dashurinë e Tij në zemrat tona dhe dëshiron  që ne ta ndajmë atë me të tjerët. 1 Pjetrit 1:22-23 Përgatitja e një kopshti – kultivimi i tokës, ujitja e rregullt, kontrolli i barërave të këqija – kërkon kohë dhe përpjekje të vazhdueshme. Por kopshtari shpenzon më pak…
    Tags: të, dhe, në, që, tij, inkurajime
  • 93
    Bindja hap portat e Qiellit!Në vitet e fundit të jetës së tij, apostulli Gjon shkroi: “Kush lindi nga Perëndia nuk kryen mëkat” (1 Gjonit 3:9). Në po të njëjtën lëtër, pak më sipër, ai thotë: “Po të themi se jemi pa mëkat, gënjejmë vetveten dhe e vërteta nuk është në ne.” (1:8). Ekziston një dallim i…
    Tags: të, dhe, që, në, inkurajime
  • 93
    Kurajo!Tek Veprat e Apostujve, kapitulli 23, Pali po gjykohet dhe ai po dëshmon për Ungjillin dhe, ndërsa e bën këtë, grindja rreth tij bëhet aq e dhunshme, sa që tribuni kishte frikë se mos Pali bëhej copa-copa nga kjo turmë dhe u dha urdhër ushtarëve që ta largonin Palin prej…
    Tags: të, dhe, në, që, inkurajime
Comments