Inkurajime

Si të përballesh më një të ardhme dekurajuese?

Populli u gëzua nga ofertat e tyre vullnetare, sepse i kishin bërë këto oferta Zotit me gjithë zemër; edhe mbreti David u gëzua shumë.– 1 e Kronikave 29 : 9

Në ditët e sotme nuk është e lehtë të jesh i ri. Të varesh plotësisht tek rroga jote, të stresohesh nga gjëndja e botës dhe të kërkosh kuptimin e jetës, e ardhmja duket me të vërtetë e zymtë.

Pothuajse 1000 vjet para Krishtit, ishte një një prind i cili shikonte të ardhmen e frikshme me të cilën do përballej i biri; ndaj këshillat që ai i dha kanë vlejtur dhe vlejnë edhe sot. Solomoni u zgjodh të zëvëndësonte të atin, si mbret dhe puna që e priste ishte epike. Ndaj Mbreti David i tha: “Salomoni, biri im, i vetmi që Perëndia ka zgjedhur, është akoma i ri dhe i pa përvojë, ndërsa vepra është e madhe, sepse ky pallat nuk i është caktuar një njeriu, por Zotit Perëndi.” (1 Kronikave 29:1).

Davidi hartoi plane për punën fizike që duhej bërë. Por këshillat që ai kishte për birin e tij u fokusuan në atë që kishte më shumë rëndësi. “Salomon, biri im”, e këshilloi Davidi, “Mëso ta njohësh nga afër Perëndinë e paraardhësve të tu. Adhuroje Atë dhe shërbeji me gjithë zemrën dhe mendjen tënde. Sepse Zoti sheh çdo zemër dhe njeh çdo plan dhe mendim. Nëse e kërkon, do ta gjesh. Por nëse e braktis, Ai do të të refuzojë përgjithmonë. Ndaj, merre seriozisht” (1 Kronikave 29:9). Davidi e inkurajoi gjithashtu Salomonin: “Ji i fortë dhe trim, përvishju punës, mos ki frikë dhe mos u trondit, sepse Zoti Perëndi, Perëndia im, do të jetë me ty. Ai nuk do të lërë dhe nuk do të braktisë deri sa të mbarosh tërë punën për shërbimin e shtëpisë të Zotit. (1 Kronikave 28:20).

Njerëzit e çdo lloj moshe mund të inkurajohen nga këshillat e Davidit. Pavarësisht se çfarë rrethanash dekurajuese kemi para, le ta njohim më nga afër Perëndinë e Biblës dhe të qëndrojmë me Të. Ai e di se çfarë do të ndodhë dhe nuk do të lërë dhe nuk do të braktisë asnjë brez.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Të doni pa u lodhur!Që u jep të drejtë të shtypurve dhe ushqim të uriturve…ndihmon jetimin dhe gruan e ve. – Psalmeve 146:7-9 Perëndia flet në Bibël për përgjegjësinë tonë ndaj të shtypurve, të uriturve, të vejave, jetimit dhe të huajit. Ai përmend ata që janë të vetmuar, të neglizhuar, të harruar dhe të zhvlerësuar.…
    Tags: të, dhe, inkurajime
  • 100
    Kur nuk biem dakord…Mos ia ktheni kurrkujt të keqen me të keqe, kërkoni të bëni të mirën përpara gjithë njerëzve.Po të jetë e mundur dhe aq sa varet prej jush, jetoni në paqe me gjithë njerëzit.– Romakëve 12 : 17-18 Kurrë nuk do të gjeni një person i cili mund të shprehë mendimin e…
    Tags: të, dhe, inkurajime
  • 100
    Bekimet e durimit!Kur arrijmë në destinacion, kuptojmë se bekimi më i madh ishte udhëtimi. Galatasve 6:9 Lev Tolstoit iu deshën gjashtë vjet (dhe të paktën shtatë drafte) për të shkruar librin “Lufta dhe Paqja”, por romani i tij tani konsiderohet si një nga kryeveprat më të mëdha letrare të të gjitha kohërave.…
    Tags: të, dhe, inkurajime
  • 100
    Ftesa që nuk do doje ta humbisje!Atëherë Zoti i tha shërbëtorit: “Dil nëpër udhë dhe përgjatë gardheve dhe detyroji të hyjnë që të mbushet shtëpia ime. Sepse unë po ju them se asnjë nga ata njerëz që ishin të ftuar, nuk do ta shijojë darkën time”.- Luka 14: 23-24 Keni bërë ndonjë festë në të cilën nuk…
    Tags: të, dhe, inkurajime
  • 100
    Zoti e bekon bindjen tonë!Për shkak se Perëndia na do dhe dëshiron më të mirën për ne, mund t’i besojmë Atij me gjithë zemër. 1 Samuelit 15:10-23 Në ditët e sotme, kur hasim fjalën sakrificë, ndoshta mendojmë të heqim dorë nga koha ose burimet tona – të mos vrasim ndonjë kafshë në altar, apo…
    Tags: të, dhe, inkurajime
Comments