Inkurajime

Si të ridrejtoheni kur keni dalë nga rruga e duhur?

Hapat e njeriut i drejton Zoti, kur atij i pëlqejnë rrugët e tij. Por kur njeriu rrëzohet, nuk shtrihet për tokë, sepse Zoti e mban për dore.- Psalmi 37:23-24

A keni qenë ndonjëherë në makinë diku dhe keni marrë kthesën e gabuar? Ose ndoshta do merrnit  transportin publik dhe, të zhytur thellë në mendime, hipët në autobusin ose trenin e gabuar. Është një ndjesi e tmerrshme, pasi kupton se po largohesh gjithnjë e më shumë nga vendi ku me të vërtetë doje të shkoje!

Ajo që duhet të bëni, është të ridrejtoheni në drejtimin e duhur! Ndaloni aty ku jeni pavarësisht se çfarë drejtimi keni marrë, shqyrtoni vendin dhe gjeni një mënyrë se si të ktheheni për të shkruar atje ku dëshironit. Herë pas here, marrja e një kthese të gabuar ose një vendimi të gabuar – pengesa – na ndodh të gjithëve edhe shpirtërisht.

Lajmi i mirë – ose jo, më mirë lajmi i madh – është se Perëndia e di se do të na duhet të ndryshojmë rrugën. Bibla na krahason me delet, duke thënë: “Të gjithë ne si dele kemi humbur rrugën” (Isaia 53:6). Kur je ndjekës i Jezusit dhe e gjen veten jashtë kursit, Jezusi vazhdon të të mbajë fort për dore. “Edhe sikur të rrëzohemi,” thotë Psalmi 37, “nuk do të shtrihemi përtokë, sepse Zoti na mban për dore” (Psalmi 37:24). Ai do të na falë dhe do të na ndryshojë rrugën, kur ne t’i nënshtrohemi udhëheqjes së Tij.

A ndiheni të dekurajuar pasi hasni një pengesë? Rivendosuni, pikërisht tani! Ja se si mund të lutemi së bashku:

“Zot, ti je mbështetja dhe drita jonë. Ti je këtu për ne, duke udhëhequr hapat tanë. Na ndihmoni t’i besojmë drejtimit tuaj, duke hequr dorë nga kontrolli i jetës sonë në mënyrë që të na drejtosh Ti. Në emër të Jezusit lutemi. Amen.”

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Qëllimi më i madh i BekimevePerëndia dëshiron të punojë nëpërmjet jush për të ndikuar në jetën e të tjerëve. Psalmi 67:1-7 Është natyra e Zotit të bekojë. Megjithatë, ne duhet të kuptojmë se qëllimi i Tij përfundimtar përfshin shumë më tepër sesa thjesht lumturinë, mbrojtjen dhe prosperitetin tonë. Në fakt, nuk është kurrë qëllimi i…
    Tags: të, inkurajime
  • 100
    Ai lëviz dhe malet!Ndërsa përballemi me sfida të ndryshme në jetë, ka një sërë arsyesh që mund të na ndalojnë të lutemi. Mund t’i themi vetes se jemi shumë të zënë për t’u lutur. Mund të mendojmë se mund ta zgjidhim problemin vetë. Ose mund të mendojmë se Perëndia nuk u përgjigjet lutjeve…
    Tags: të, inkurajime
  • 100
    Jini bujarë dhe të gëzuar!Secili të japë si ka menduar në zemër, as me keqardhje, as me detyrim, sepse Perëndia do dhurues të gëzuar. – 2 Korintasve 9:7 Si të krishterë, duhet të jemi bujarë, të japim gjithçka kemi, kurdo që mundemi. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me paratë, mund të japim ndihmë, inkurajim,…
    Tags: të, inkurajime
  • 97
    Mbështetuni tek BurimiÇdo nevojë është një mundësi për t’i besuar Perëndisë dhe për të zbuluar se Ai siguron me të vërtetë. 1 Mbretërve 17:8-16 Askujt nuk i pëlqen të jetë në nevojë. Por nga këndvështrimi i Zotit, ajo situatë është e dobishme për shpirtin. Kur flluska jonë imagjinare e sigurisë çahet, zbulojmë…
    Tags: të, inkurajime
  • 97
    Si të qetësoni zemrën tuaj?Një mëngjes, jo shumë kohë më parë, e nisa ditën si zakonisht duke lexuar pak nga Bibla dhe u luta. Por unë nuk isha e qetë në zemrën time. Ishte një nga ato rastet kur ndjeshesh i shqetësuar dhe të duket çdo gjë e pavlerë. E di mirë se çfarë…
    Tags: të, inkurajime
Comments