Mesazh

Sidoqoftë për Fjalën tënde, do ta hedh rrjetën

Të bësh përpjekje kur e di se çdo gjëështë e kotë, është shumë e lodhshme. Apo jo? Për këtë mund  të flasë më mirë një peshkatar që ka peshkuar për orë të tëra.

Ndoshta ai ka provuar edhe  takëmet më të mira të peshkimit. Ka hedhur karremin  dhe e ka çuar atë  thellë nën ujë. Ai shpreson se një peshk  i madh ka për ta kapur. Në fund thotë “ Nuk ka asgjë këtu! Absolutisht asgjë!Ndaj, nëse  dikush i thotë, “ Provoje edhe njëherë,”ai mendon. “ Provoje vetë më mirë. Po humbas kohën kot. Nuk ka peshq këtu.”

Kjo është ajo çfarë ndodhi njëherë me Jezusin dhe me dishepujt e tij.  Ata kishin peshkuar gjithë natën dhe nuk kishin kapur asgjë. Këta nuk ishin thjesht turistë, që kishin dalë të peshkonin në  liqen për sport. Ata kishin lindur në një fshat ku kishte liqen dhe peshkonin gjashtë ditë të javës.

Ata njihnin mirë çdo pikë ku mund të peshkohej nëGalile. Kur Jezusi u kërkoi që ta çonin varkën në ujëra të thellë dhe të lëshonin sërish rrjetat, ata u përballen më dilemën, “ A duhet të bindemi dhe të shkojmë atje ku na thotë?  A  duhet të hedhim poshtë të gjithë eksperiencën dhe njohuritë tona që na  thonë se kjo është një humbje kohe? “ Besimi i tyre po përballej me diçka që tingëllonte absurde. Vetëm Zoti mund të bënte që diçka e tillë të ndodhte.  Natyrorja dhe e mbinatyrshmja po përballeshin me njëra-tjetrën.

Pjetri u përgjigj,“Mėsues, u munduam gjithė natėn dhe nuk zumė asgjė; por, pėr fjalėn tėnde, do ta hedh rrjetėn.

Çdo gjë varej nga një fjalë- por, ose sidoqoftë.  Me këtë fjalë ai tregoi se pranoi të kthehet. Edhe pse duket e pamundur, Pjetri i hap rrugën besimit.  Ata presin që të ndodhë diçka mbinatyrore.

Situata me të cilën po  përballeshin Pjetri dhe dishepujt, ndodh edhe sot. Do të përballesh me të, nëse ende nuk e ke provuar. Rrethanat do të thonë “ Nuk ka shpresë” e megjithatë akoma Fjala e Zotit thotë se Jezus Krishti ishte i njëjti, dje, sot dhe gjithmonë. Besimi thotë, “ Perëndia  mundet,” e zhgënjimi thotë, “ Kam bërë gjithçka.”

Pjetri thotë “Pėr fjalėn tėnde, do ta hedh rrjetėn,”

Të dish atë që Zoti ka premtuar, të ndihmon që t’i besosh,  Atij kur rrethanat natyrore janë të errëta. Fjala “sidoqoftë” , do të thotë se nuk do të merresh më me stuhinë, por se do të shikosh drejt qiellit.

E çfarë ndodhi kur Pjetri dhe miqtë e tij hodhën rrjetën? Ja se çfarë ka treguar Luka “ Dhe, si bėnė kėshtu, zunė njė sasi aq tė madhe peshku, sa po shqyhej rrjeta” Atėherė u bėnė shenjė shokėve tė tyre qė ishin nė barkėn tjetėr, qėtė vinin e t`i ndihmonin. Dhe ata erdhėn dhe i mbushėn tė dy barkat aq sa gati po fundoseshin” ( Luka 5:6-7)

Kjo është ajo që ne të gjithë do të donim- një përgjigje të menjëhershme për gjithçka që ne kërkojmë ose për të cilën shpresojmë. Ndonjëherë ajo që duhet të bësh është të kapesh pas besimit e të vazhdosh të ecësh me kokën lart. Beso se Ai që është Zoti i erës dhe i ujit, është gjithashtu Zoti i rrethanave të tua dhe stuhive të errëta me të cilat po përballesh. Kështu ti mund të thuash “Sidoqoftë, unë do t’i besoj fjalës tënde, Perëndi.”

 
Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    lini mbrapa të shkuarën dhe bëni zgjedhje të rejaPrandaj nëse dikush është  në Krishtin (Mesia), është një krijesë e re,  të vjetrat shkuan; ja, të gjitha u bënë të reja. – 2 Korintasve 5:17 Zgjedhjet e gabuara shkaktojnë pendim dhe kur përjetojmë pendim, kemi nevojë të përballemi me të dhe ta lejojmë të na mësojë si të bëjmë…
    Tags: të, që, dhe, mesazh
  • 100
    Nëse zemra juaj vuan këtë Krishtlindje nga Dr.Harold Sala“Si të brengosur, por gjithmonë të gëzuar; si të varfër, por shumë veta i bëjmë të pasur; si njerëz që s’kanë asgjë, por kanë gjithçka…”2 Korintasve 6:10 Nëse zemra juaj ka dhimbje, ajo dhemb disi thellë dhe më shumë gjatë kohës së Krishtlindjes. Pavarësisht ndriçimit të qirinjve, të yjeve dhe…
    Tags: të, që, dhe, mesazh
  • 98
    Gëzimi i miqësive!Përpjekjet e qëllimshme për të kërkuar dhe mbajtur miqësi mund të sjellin shpërblim të madh. Fjalët e urta 18:24 Sa miq të vërtetë keni? Në fillim mund t’ju vijnë në mendje shumë emra, por sa më shumë ta shqyrtoni pyetjen, aq më shumë ka gjasa që numri të zvogëlohet. Realiteti…
    Tags: të, që, dhe, mesazh
  • 98
    Për çfarë po shpresoni?Kthehuni në fortesë (sigurie dhe bollëku), o ju robër të shpresës! Pikërisht sot unë deklaroj se do të të jap dyfishin. – Zakaria 9:12 Kam një pyetje për ju: Për çfarë po shpresoni? Për çfarë po prisni në jetë? A po kërkoni për diçka të mirë të ndodhë apo po…
    Tags: të, që, dhe, mesazh
  • 98
    afrojuni fronit me guximLe t’i afrohemi, pra, me guxim fronit të hirit, që të marrim mëshirë e të gjejmë hir, për të pasur ndihmë në kohën e duhur. – Hebrenjve 4:16 Perëndia do që ne të vrapojmë drejt tij për hir (fuqi e brendshme e mbinatyrshme). Ai do që të mbështetemi vetëm tek…
    Tags: të, që, dhe, mesazh
Comments