Inkurajime

Sidoqoftë

“Për fjalën tënde, do ta hedh rrjetën .”  Luka 5:5

Të bësh përpjekje kur e di se çdo gjë është e kotë, është shumë e lodhshme. Apo jo? Për  këtë mund  të flasë më mirë një peshkatar që ka peshkuar për orë të tëra.

Ndoshta ai ka provuar edhe  takëmet më të mira të peshkimit. Ka hedhur karremin  dhe e ka çuar atë  thellë nën ujë. Ai shpreson se një peshk  i madh ka për ta kapur. Në fund thotë “ Nuk ka asgjë këtu! Absolutisht asgjë!

Ndaj, nëse  dikush i thotë, “ Provoje edhe njëherë,”  ai mendon. “ Provoje vetë më mirë. Po humbas kohën kot. Nuk ka peshq këtu.”

Kjo është ajo çfarë ndodhi një herë me Jezusin dhe me dishepujt e tij.  Ata kishin peshkuar gjithë natën dhe nuk kishin kapur asgjë. Këta nuk ishin thjesht turistë, që kishin dalë të peshkonin në  liqen për sport. Ata kishin lindur në një fshat ku kishte liqen dhe peshkonin gjashtë ditë të javës.

Ata njihnin mirë çdo pikë ku mund të peshkohej në Galile. Kur Jezusi u kërkoi që ta çonin varkën në ujëra të thellë dhe të lëshonin sërish rrjetat, ata u përballen më dilemën, “ A duhet të bindemi dhe të shkojmë atje ku na thotë?  A  duhet të hedhim poshtë të gjithë eksperiencën dhe njohuritë tona që na  thonë se kjo është një humbje kohe? “ Besimi i tyre po përballej me diçka që tingëllonte absurde. Vetëm Zoti mund të bënte që diçka e tillë të ndodhte.   Natyrorja dhe e mbinatyrshmja po përballeshin me njëra-tjetrën.

Pjetri u përgjigj, “Mësues, u munduam gjithë natën dhe nuk zumë asgjë; por, për fjalën tënde, do ta hedh rrjetën.

Çdo gjë varej nga një fjalë- por, ose sidoqoftë.  Me këtë fjalë ai tregoi se pranoi të kthehet. Edhe pse duket e pamundur, Pjetri i hap rrugën besimit.  Ata presin që të ndodhë diçka mbinatyrore.

Situata me të cilën po  përballeshin Pjetri dhe dishepujt, ndodh edhe sot. Do të përballesh me të, nëse ende nuk e ke provuar. Rrethanat do të thonë “ Nuk ka shpresë” e megjithatë akoma Fjala e Zotit thotë se Jezus Krishti ishte i njëjti, dje, sot dhe gjithmonë. Besimi thotë, “ Perëndia  mundet,” e zhgënjimi thotë, “ Kam bërë gjithçka.”

Pjetri thotë  “Për fjalën tënde, do ta hedh rrjetën,”

Të dish atë që Zoti ka premtuar, të ndihmon që t’i besosh Atij kur rrethanat natyrore janë të errëta. Fjala “sidoqoftë” , do të thotë se nuk do të merresh më me stuhinë, por se do të shikosh drejt qiellit.

E çfarë ndodhi kur Pjetri dhe miqtë e tij hodhën rrjetën? Ja se çfarë ka treguar Luka “ Dhe, si bënë kështu, zunë një sasi aq të madhe peshku, sa po shqyhej rrjeta” Atëherë u bënë shenjë shokëve të tyre që ishin në barkën tjetër, që të vinin e t`i ndihmonin. Dhe ata erdhën dhe i mbushën të dy barkat aq sa gati po fundoseshin” ( Luka 5:6-7)

Kjo është ajo që ne të gjithë do të donim- një përgjigje të menjëhershme për gjithçka që ne kërkojmë ose për të cilën shpresojmë. Ndonjëherë ajo që duhet të bësh është të kapesh pas besimit e të vazhdosh të ecësh me kokën lart. Beso se Ai që është Zoti i erës dhe i ujit, është gjithashtu Zoti i rrethanave të tua dhe stuhive të errëta me të cilat po përballesh. Kështu ti mund të thuash “Sidoqoftë, unë do t’i besoj fjalës tënde, Perëndi.”

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Këmbëngulja shpërblenDhe kushdo që ka lënë, për hir të emrit tim, shtëpi, ose vëllezër, ose motra, ose atë, ose nënë, ose grua, ose bij, ose ara, do të marrë njëqindfish dhe do të trashëgojë jetë të përjetshme. – Mateu 19:29 Në fillimet e shërbesës tonë, Dejv dhe unë kaluam përmes disa provash…
    Tags: të, që, dhe, inkurajime
  • 100
    Shpresë në mes të yjeve që bien!“Tani, fill pas pikëllimit të atyre ditëve, dielli do të erret dhe hëna nuk do të japë dritën e vet, yjet do të bien nga qielli dhe fuqitë e qiejve do të tronditen.-Mateu 24 :29 Përgjatë historisë, ka pasur disa ngjarje të pabesueshme qiellore. Në 1833 dhe 1966, pati shira…
    Tags: të, që, dhe, inkurajime
  • 98
    Bindja ndaj Perëndisë: Çfarë përfshin?Bindja e plotë është e mundur vetëm nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë. Danieli 1:3-16 Që në kapitullin e parë të librit të Danielit, mësojmë se i riu është i përkushtuar ndaj bindjes. Shkrimi thotë se Danieli “e vendosi” dhe e aplikoi atë që kishte vendosur me sukses. Por çdo…
    Tags: të, dhe, që, inkurajime
  • 98
    Sakrifica e AbrahamitBesimi ynë forcohet kur i bindemi Perëndisë në situata sfiduese. Zanafilla 22:1-24 Ndonjëherë t’i bindesh Perwndisw nuk është e lehtë. Sa herë që përballeni me një thirrje të vështirë, kujtoni Abrahamin. Në pasazhin e sotëm, atij iu dha një nga sprovat më të mëdha të regjistruara në Bibël, megjithatë ai…
    Tags: të, që, dhe, inkurajime
  • 98
    Një marrëveshje e mirë!Hidh mbi Zotin barrën tënde (çlironi peshën) dhe ai do të të mbajë; ai nuk do të lejojë kurrë që i drejti (përherë) të lëkundet (të rrëshkasë, rrëzohet apo bjerë). – Psalmeve 55:22 A e dini që Perëndia do të bëjë një marrëveshje me ju? Ai do që t’i jepni Atij…
    Tags: të, dhe, që, inkurajime
Comments