Kulturë

“Siparantumi” i Kosovës, fitues i dyfishtë në Spanjë

Përderisa “Siparantumi” u jep zë veprave shqipe, imazhit, kulturës e të shtetit të Kosovës, në finale si në kor, dy herë është thirrur emri i korit dhe i shtetit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të garës botërore “Sing for gold”. Ka marrë “Medalje të Artë – Niveli IV”, duke u radhitur i treti në kategorinë e vet, por nuk është ndalur me kaq. Interpretimi i anëtarëve të korit nga Kosova ka bërë që juria të vendosë t’u ndajë edhe Çmimin Special për programin më të mirë kontemporan dhe interpretimin në skenë. “Kjo po tregon që nëpërmjet artit, nëpërmjet muzikës, pavarësisht rrethanave politike, ne mund të depërtojmë kudo në botë”, ka thënë dirigjenti i “Siparantumit”, Memli Kelmendi. Spanja është i 16-ti stacion botëror i korit që ka po aq çmime deri më tash

Kori nga Kosova po ashtu është shpërblyer edhe me Çmimin Special për program kontemporan dhe interpretim në skenë.
Spanja është shteti i 16-të ku prezantohet kori “Siparantum”.
Pas maratonës katërditore të garës, juria është radhitur nga ana e djathtë e skenës për të dhënë vlerësimet. Koret janë vlerësuar me medalje të argjendta dhe të arta. Që të dyja palët e medaljeve kanë dalluar brenda llojit me anë të pikëve. Prezantimi i tyre është bërë si medalje e artë me kaq pikë. Interpretimi i korit “Siparantum” ka bërë që juria në përbërje të Oliver Rudin, Bob Chilcott dhe Salome Rebello të vlerësojë me 24.08 pikë. Rudin “Siparantumin” e ka vlerësuar me 23.63 pikë, Chilcoot ka bërë vlerësim me 22.56 pikë dhe Rebello me 26.6 pikë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 93
    Kompozitori nga Kosova shpalos në Kroaci veprën kushtuar bashkëshortesKompozitori i njohur nga Kosova, autor i disa veprave orkestrale dhe fitues çmimesh, Ardian Halimi, së fundmi ka marrë pjesë në Festivalin Veror të Dubrovnikut. Themeluar që nga viti 1950, Festivali Veror i Dubrovnikut organizohet për çdo vit midis datave 10 korrik dhe 25 gusht. Për çdo vit ai prezanton…
    Tags: të, në, dhe, kulturë
  • 92
    Loja në njërën prej pjesëve të serisë së “Études-Tableaux” të Sergei Rachmaninoff dhe “Danse – Tarantelle Styrienne” të Claude Debussy ka bindur jurinë e çmimeve prestigjioze “Golden Classical Music Awards” që pianistja Denita Dedushaj të vlerësohet me Çmimin e parë. Pas vlerësimit të performancave nëpërmjet videove, juria ka vendosur që…
    Tags: të, në, që, ka, kulturë
  • 90
    “Zgjoi” fitues i dyfishtë në Spanjë, Yllka Gashi lë pas yjet botërore  Yllka Gashi me rolin e Fahrije Hotit në filmin “Zgjoi” ka marrë Çmimin për aktoren më të mirë në edicionin e 66-të të “Valladolid International Film Festival” në Spanjë, duke lënë prapa aktore që në sirtarët e tyre kanë trofetë kulmorë në kinematografi. Filmi, nën regji të Blerta Bashollit,…
    Tags: të, në, që, ka, kulturë
  • 89
    Vjosa Berisha – producentja frymëzuese, aktivistja e pandalshmePërtej aspektit profesional, Vjosa Berisha njihej për energjinë e saj organizative. Lakmohej fort e merrej si shembull e frymëzim. E bëri vetë të ditur se po përballej me një sëmundje të rëndë dhe nisi të fliste vullnetshëm për betejën të cilën po e zhvillonte. Bëri thirrje shpesh që njerëzit të…
    Tags: të, në, që, kulturë
  • 88
    “Hollywood Reporter” e cilëson “Zgjoin” në mesin e filmave më të mirë të 2021-s“Talentet e kinemasë evropiane të vitit 2021”, ky titull e shoqëron artikullin e fundit të revistës digjitale, “The Hollywood Reporter”, i cili i numëron disa prej filmave evropian që kanë shënuar suksese të jashtëzakonshme gjatë vitit që po e lëmë pas, e ku përfshihet edhe filmi kosovar i regjisores Blerta Basholli,…
    Tags: të, në, kulturë
Comments