Kulturë

Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka simbolikë të veçantë dhe specifikon momentin më të madh unifikues të shqiptarëve, në përkujtim të Kongresit të Manastirit, i zhvilluar mes datave 14 deri në 22 nëntor të vitit 1908.

Këshilli i Ministrave miratoi një vendim për një ndryshim për ligjin për festat kombëtare dhe ditët përkujtimore, duke i propozuar Kuvendit të Shqipërisë shtimin e Ditës së Alfabetit si një nga festat tona kombëtare. Dita e Alfabetit Shqip u miratua nga Kuvendi në shkurt të këtij viti dhe kjo është hera e parë që kremtohet si festë zyrtare. Iniciativa u mor edhe pas diskutimeve në samitin e diasporës.

Në Kongresin e Manastirit morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i përshtatur ato për gjuhën shqipe. Në Manastir morën pjesë intelektualë shqiptarë nga të gjitha trojet. Kryetar i kongresit u zgjodh Mid’hat Frashëri, kurse nënkryetarë ishin Luigj Gurakuqi dhe Gjergji Qiriazi, ndërsa motra e tij Parashqevi Qiriazi ishte gruaja e vetme në këtë kongres.

Sipas numrit dhe rëndësisë së pjesëmarrësve, Kongresi i Manastirit ka qenë ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar në fillimet e shekullit XX, ku si rezultat i kësaj pune më 28 nëntor të vitit 1912 u shpall edhe pavarësia e Shqipërisë.

Edhe për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kjo ditë është festë kombëtare. Në Manastir funksionon Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, në të cilin gjenden rreth 56 fotografi të pjesëmarrësve dhe 230 dokumente në formë digjitale dhe në letër.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 97
    Kompozitori nga Kosova shpalos në Kroaci veprën kushtuar bashkëshortesKompozitori i njohur nga Kosova, autor i disa veprave orkestrale dhe fitues çmimesh, Ardian Halimi, së fundmi ka marrë pjesë në Festivalin Veror të Dubrovnikut. Themeluar që nga viti 1950, Festivali Veror i Dubrovnikut organizohet për çdo vit midis datave 10 korrik dhe 25 gusht. Për çdo vit ai prezanton…
    Tags: të, në, dhe, kulturë
  • 96
    “Hollywood Reporter” e cilëson “Zgjoin” në mesin e filmave më të mirë të 2021-s“Talentet e kinemasë evropiane të vitit 2021”, ky titull e shoqëron artikullin e fundit të revistës digjitale, “The Hollywood Reporter”, i cili i numëron disa prej filmave evropian që kanë shënuar suksese të jashtëzakonshme gjatë vitit që po e lëmë pas, e ku përfshihet edhe filmi kosovar i regjisores Blerta Basholli,…
    Tags: të, në, për, kulturë
  • 95
    Pse Duhet të Vizitoni Bogën në Kosovë?Boga, një prej fshatrave më të bukura dhe natyrale në Kosovë, është një destinacion i shkëlqyer për ata që duan të eksplorojnë bukuritë e natyrës dhe të përjetojnë një pjesë të historisë dhe traditave të pasura të këtij vendi. Ja disa arsye pse duhet të vizitoni Bogën: Peizazhet Mbresëlënëse Boge…
    Tags: të, dhe, për, në, kulturë
  • 93
    Vjosa Berisha – producentja frymëzuese, aktivistja e pandalshmePërtej aspektit profesional, Vjosa Berisha njihej për energjinë e saj organizative. Lakmohej fort e merrej si shembull e frymëzim. E bëri vetë të ditur se po përballej me një sëmundje të rëndë dhe nisi të fliste vullnetshëm për betejën të cilën po e zhvillonte. Bëri thirrje shpesh që njerëzit të…
    Tags: të, në, për, kulturë
  • 93
    Prevallë, një Destinacion Dimëror i Paharrueshëm në KosovëNëse jeni duke kërkuar një vend për të kaluar një pushim dimëror të veçantë, Prevallë është një nga destinacionet më të bukura dhe të pazhvilluara ende në mënyrë masive në Kosovë. E vendosur në juglindje të Kosovës, e rrethuar nga male të mbuluara me borë dhe pyje të dendura, Prevallë…
    Tags: të, për, dhe, në, kulturë
Comments