Mesazh

Takimi i Perëndisë

Dhe një nga ata, si e pa se u shërua, u kthye mbrapa dhe përlëvdonte Perëndinë me zë të lartë. Dhe ra përmbys me fytyrë përtokë te këmbët e Jezusit, duke e falënderuar. Ky ishte Samaritan. Luka 17:15-16

Steve Cadd  hipi në një taksi në Manila, e menjëherë nisi të  flasë me shoferin  që drejtonte makinën. Ndryshe nga shumë njerëz të cilët asnjëherë nuk u flasin shoferëve të taksisë, Steve, një tip i shoqërueshëm e i hapur, bën gjithmonë të kundërtën.  Ai u flet, e bën edhe më shumë se kaq, i përfshin edhe ata në bisedë, duke  kërkuar që të flasin mbi jetët e tyre dhe mbi këndvështrimet që kanë. Sapo hipi në taksi, Steve, vuri re vargje nga Shkrimet, të ngjitura pas ndenjëses së parë, në mënyrë që pasagjerët të mund t’i shihnin.  Në këtë ditë të veçantë, ata thuajse mezi kishin nisur të  bënin disa centimetra rrugë, duk qenë se trafiku ishte shumë i ngarkuar, e në këto momente shoferi  nisi ta pyesë Steve-n, se çfarë do të ndodhte nëse ai do të qëndronte përpara dyerve të parajsës së Zotit dhe të trokiste aty. Steve, e ndërpreu atë, duke i thënë , “Shiko, e di ku do të dalësh me të gjithë këtë, e dua të dish se jam i Krishterë!” Më pas ai e pyeti shoferin e taksisë, “Si erdhe në besim tek Jezus Krishti?” Taksisti filloi t’i tregonte Steve-t, se jeta e tij kishte qenë një lëmsh i vërtetë , e si pasojë e  ankthit dhe  dhembjeve që ai kishte, vendosi që të vrasë veten. Ai shkoi në shtëpi, jetonte në kabinë, në një zonë të varfër, mori armën dhe e mbushi atë.  Ai e ngriti armën dhe e vendosi tytën brenda gojës së hapur, duke e drejtuar atë për nga truri i tij, por përpara se të tërhiqte këmbëzën, diçka tërhoqi vëmendjen e tij.  Ishte drejtuesi i një programi televiziv të Krishterë i cili po thoshte, “Është dikush që po sheh këtë program i cili është gati që të kryejë vetëvrasje. Në këtë moment ai e ka armën e drejtuar në gojën e tij. Ndalo menjëherë. Perëndia dëshiron që ti ta dëgjosh atë.  Ai ka një qëllim për jetën tënde. Mos e bëj këtë gjë.” Tërësisht i habitur, me duart që i dridheshin, burri e uli armën dhe filloi të qajë. Atë ditë, ai u lut që të ftonte Jezus Krishtin në jetën e tij- diçka që ndryshoi përgjithmonë drejtimin ku po shkonte, e gjithashtu ndryshoi edhe mënyrën se si ai e shihte jetën.  Më pas, Steve, i bëri pyetjen që unë ua bëj shumë njerëzve që më thonë se dëgjojnë Guidelines,

“ A ke shkruar ndonjëherë një letër për të treguar historinë tënde?” “Jo”, u përgjigj shoferi. Nuk jam ulur ndonjëherë të bëj diçka të tillë.” Ishte radha e Steve-t të tregonte pjesën e tij të historisë.  Ai tha, “ Ajo që ti nuk di, është se unë isha drejtuesi i asaj shfaqjeje! Uau! Çfarë rastësie!  Në të vërtetë jo. Zoti ndonjëherë i lidh  gjërat në mënyrë të tillë, saqë e kupton se është vetëm ndërhyrja e Tij që gjërat të mund të shkojnë ashtu.  Steve, është një prodhues filmash, një individ unik, i cili ja del të arrij audiencën duke ju dhënë  përgjigje pyetjeve të vërteta të zemrës. Shpesh ai nuk i takon kurrë ata persona që u ka ndryshuar jeta dhe që janë prekur prej Frymës së Shenjtë. Por ai e realizoi këtë gjë atë ditë. Shumë shpesh Perëndia përdor njerëz  që as nuk e dinë se çfarë po ndodh, për të na vendosur një barrikadë, një mur i cili na detyron që të ecim në një tjetër drejtim; e ndonjëherë ka raste kur Perëndia na shtyn që të bëjmë diçka- të bësh një telefonatë,të shkruash  një letër, të vizitosh dikë që ke në zemër. Ti mund mos ta dish se me çfarë është duke u sfiduar personi, por ti mund të jesh personi i fundit në planin e Zotit që të valëvitësh flamurin e kuq duke thënë” Mos u hidh. Mos u dorëzo. Mos bëj vetëvrasje.”  Nëse ti e gjen veten tek historia e shoferit të taksisë nga Manila, i cili ndjeu se jeta nuk vlente më të jetohej, kupto se ka një Perëndi që të do dhe që ka dërguar Birin e Tij, që të të tregoj ty, rrugën për në shtëpi, dhe mbaj mend se ka njerëz që duan t’ia dinë për ty. Qëndro i lidhur me stacionin e radios që je duke dëgjuar gjatë kësaj kohe, ose mund të lidhesh edhe me zyrat e Guideliness. Për ta mbyllur: Nëse ti i tregon dikujt për historinë tënde, ashtu siç bëri shoferi i taksisë, jeta e të cilit ndryshoi plotësisht, do të sillje gëzim në zemrën e këtij personi.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Vetëbesimi i tepruarMos kini besim te princat dhe as te ndonjë bir njeriu, që nuk mund tė shpëtojë ( Psalmi 146:3) Edhe pse kjo ngjarje ka ndodhur thuajse një shekull më parë, duket se akoma njerëzit mahniten prej saj. Kjo dramë filloi në 10 Prill të vitit 1912, kur anija Titanik e kompanisë…
    Tags: të, që, në, një, se, mesazh
  • 96
    Rruga drejt një jete të përmbushur!Ai duke u përgjigjur tha: “Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë forcën tënde dhe me gjithë mendjen tënde, edhe të afërmin tënd porsi vetveten.” Jezusi i tha: “U përgjigje drejti; vepro kështu dhe do të rrosh.” – Luka 10:27-28 Në Ungjillin sipas Lukës,…
    Tags: të, në, që, një, se, mesazh
  • 96
    Kripa e tokësNë këtë botë të rënë, besimtarët duhet të jenë si kripa që ruan, i jep shije  dhe shëron  ata që jetojnë në errësirë.  Lexoni Mateu 5:13-16 Kur Jezusi u foli ndjekësve të Tij, Ai i quajti ata “kripa e tokës” (Mat. 5:13). Në atë kohë, kripa ishte e vetmja mënyrë për të…
    Tags: të, një, që, në, mesazh
  • 95
    Cili është motivi për gjërat që bëjmë në emër të Yeshua-s!Mbaj mend që kur isha shumë i vogël shkova në cirk dhe pashë një kafaz të madh plot me luanë. Luanët dukeshin shumë të këqij dhe po vrumbullonin dhe po ecnin sa para mbrapa. Sigurisht që isha i lumtur që isha jashtë kafazit. Imagjinoni sa u habita kur pashë një…
    Tags: të, që, se, në, një, mesazh
  • 94
    Sekreti i një jetë të transformuar.Por që gjen kënaqësinë e tij në ligjin e Zotit, dhe që mendon thellë ditë e natë mbi ligjin e tij.- Psalmi 1:2 Kalimi i kohës, çdo ditë, me Jezusin është  një praktikë shpirtërore që na jep një shije të asaj që do të vijë. Ashtu siç ka thënë  Agustini nga…
    Tags: të, në, që, një, mesazh
Comments