Kulturë

Taulant Mehmeti merr çmim në SHBA, akordohet për albumin e dytë

“Pathways To Jazz”, prej se u themelua gjashtë vjet më parë, e kishte të qartë qëllimin e vet: mbështetjen e jazz-muzikantëve në mënyrë që ky zhanër të lulëzojë edhe në vitet në vazhdim e muzika të mbetet e qasshme për të gjithë. Sivjet, kjo organizatë misionin e vet do ta realizojë duke ndihmuar në përhapjen e tingujve të këtij zhanri edhe nëpërmjet kompozimeve të jazz-kitaristit shqiptar.

Taulant Mehmeti është në mesin e dhjetë muzikantëve, të cilët janë fitues të çmimit të sivjetshëm të “Pathways To Jazz”.

Sipas përshkrimit në faqen zyrtare të organizatës, çmimi shërben si ndihmë për muzikantë të talentuar në realizimin e materialeve muzikore profesionale dhe cilësore, për promovimin e punës, por edhe për distribuim komercial.

Për Mehmetin, ky çmim është një mundësi që ai të vërë në jetë kompozime që i ka realizuar tash e sa vite. Jazz-kitaristi, i cili tash e disa vite bën karrierë në New York, ka thënë se shpërblimin do ta fusë në punë për albumin e tij të dytë.

Këtë vit më shumë se 400 performues kishin synuar që të ishin në mesin e fituesve të çmimit “Pathways To Jazz”. Për të qenë në mesin e përfituesve u është dashur që të dëshmojnë se kanë incizime të fuqishme artistike dhe se çmimi do t’iu ndihmojë që ata të zhvillohen më shumë në aspektin artistik dhe të pasurojnë e të ndikojnë në zhvillimin e mëtejshëm të skenës së jazzit.

Mehmeti përmes kompozimeve të tij autoriale dhe punës disavjeçare e që shpesh herë ishte në qendër të kritikave për inovacionin dhe lojën e shkëlqyer, ia doli që t’i bindte se e meriton një çmim të tillë.© KOHA. 

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 98
    “Zgjoi” nëpër botë me rrëfimin e gruas nga Krusha e MadheShpjegimi më i thjeshtë do të ishte ky: Një regjisore dëgjon rrëfimin e gruas nga Krusha e Madhe, burri i së cilës është ende në listën e të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë, e shndërron atë në skenar, skenari bëhet film dhe godet me të parën, në konkurrencë…
    Tags: të, që, në, kulturë
  • 98
    Albumi i Ermonela Jahos merr çmimin që cilësohet “Oscar” në muzikë klasike“Anima Rara” i sopranos Jaho është konfirmuar si vepër e jashtëzakonshme, duke triumfuar në kategorinë e muzikës vokale në International Classical Music Awards, që, siç shkruhet në ueb-faqen zyrtare të çmimeve, konsiderohet “Oscar” në fushën e incizimeve të muzikës klasike Në pesë muaj e fundit, sa herë që është diskutuar…
    Tags: të, në, që, kulturë
  • 98
    Teatri në prag të rinovimit të gjashtë midis sezonit të punësElektrikja, ujësjellësi, rrjeti i kanalizimit, sanitaria, disa punë demoluese dhe suvatimi janë ndërhyrjet që planifikohet të bëhen këtë vit në ndërtesën e Teatrit Kombëtar të Kosovës. Nëpërmjet një kontrate në vlerë prej 38 mijë e 600 eurosh, Ministria e Kulturës synon që të përmirësojë kushtet në objektin e institucionit më…
    Tags: të, në, që, kulturë
  • 97
    Kullat që i rezistuan luftës, po shemben në liriPara 23 vitesh në Prekaz ishin masakruar 59 anëtarët e familjes Jashari, kurse sot kullat e tyre gjenden në një gjendje të masakruar  e në rrezik për shembje në mungesë të kujdesit institucional. Mungesa e implementimit të një projekti të konservimit dhe restaurimit të Kompleksit Memorial  “Adem Jashari” në Prekaz…
    Tags: të, në, për, që, kulturë
  • 97
    Filmi që bëri histori në “Oscar” vjen në KosovëDrama mbi “nomadët amerikanë”, që u shpërblye trefish në “Oscar” - me çmimin e filmit më të mirë, për regjinë më të mirë dhe për aktoren më të mirë kryesore - këtë muaj do të shfaqet në Kosovë. Rrjeti i kinemave “Cineplexx” më 13 maj do të sjellë filmin “Nomadland”…
    Tags: të, në, që, për, kulturë
Comments