Inkurajime

Të bëhesh dhurues bujar!

Merrni pak kohë sot për të reflektuar mbi të gjitha dhuratat që gëzoni për shkak të mirësisë së Perëndisë.

2 Korintasve 9:6-8

Ne e dimë se duhet të jemi bujarë, por a keni menduar ndonjëherë për të gjitha mënyrat se si Zoti ka qenë bujar me ju? Ai na formoi në barkun e nënës sonë me kujdes , me butësi e me dashuri dhe na dha jetë (Psalmi 139:13). Ai krijoi botën në të cilën jetojmë dhe krijoi ajrin, ujin, ushqimin dhe gjërat e tjera thelbësore—si edhe perëndimin e diellit, fluturat, lulet dhe të qeshurat.

Kur u shpëtuam, morëm dhurata shtesë—faljen e mëkateve, jetën e përjetshme, birësimin në familjen e Perëndisë dhe një shtëpi qiellore. Neve na është dhënë gjithashtu Fryma e Shenjtë, i cili banon tek ne dhe na jep urtësi, drejtim dhe ngushëllim. Nuk i meritojmë asnjërën nga këto dhe as nuk mund ti përfitonim. Ajo u është dhënë falas të gjithë atyre që besojnë në Jezusin.

Kur mendojmë se sa bujar ka qenë Perëndia me ne, duhet të dëshirojmë ta kalojmë atë bujari edhe tek të tjerët. Për t’u bërë një dhurues bujar, mbani mend këto të vërteta. Ne …

  • Imitojmë Jezusin kur japim flijime.
  •  Nderojmë Perëndinë kur i bindemi urdhërimeve të Tij për të dhënë.
  •  Zgjerojmë punën e Tij nëpërmjet mbështetjes sonë për kishën.

Të jesh një person bujar kërkon një zemër që do Zotin mbi gjithçka tjetër. Fryma e Shenjtë gjithashtu do të transformojë secilin prej nesh në dikë që gjen kënaqësi duke dhënë. Dhe Zoti e do një dhurues të gëzuar.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 98
    5 mënyra për të respektuar marrëveshjet në marrëdhënie.Prandaj eja të bëjmë një besëlidhie midis teje dhe meje, dhe që ajo shërbeftë si dëshmi midis teje dhe meje” –Zanafilla 31:44 Ekziston një fjalë e vjetër që përdoret për të përshkruar angazhimin, si përkushtimi në martesë, dhe është kjo: besëlidhje. Një besëlidhje është më e fortë se një marrëveshje…
    Tags: të, një, dhe, për, në, inkurajime
  • 97
    Besimtarët janë shenjtëruar për t’i shërbyer Zotit!Le të lexojmë pjesën e fundit të Torës të kësaj jave ku Kohanimët u shenjtëruan për të shërbyer. Një përkushtim i ngjashëm ndodh me çdo besimtar kur ai ose ajo pranon Yeshua-n dhe merr Frymën e Shenjtë – sepse edhe ai është i shenjtëruar për t’i shërbyer Zotit. Në kapitullin…
    Tags: të, për, dhe, në, inkurajime
  • 97
    Lutja prodhon paqeMos u shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim.7Dhe paqja e Perëndisë, që ia tejkalon çdo zgjuarsie, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus. Filipianëve 4:6-7 Në këtë pasazh, apostulli Pal nuk thotë: “…
    Tags: të, dhe, në, për, inkurajime
  • 97
    Prit në ZotinRri në heshtje para Zotit dhe prite atë; mos u hidhëro për atë që i shkojnë mbarë punët e veta, për njeriun që ndjek planet e tij të këqija. (PSALMI 37:7) Unë kam nevojë të dëgjoj nga Perëndia çdo ditë, dhe dëshiroj të dëgjoj prej Tij në lidhje me gjithçka. Për…
    Tags: të, dhe, në, për, inkurajime
  • 97
    Tre komponentë të rëndësishëm për një martesë të shëndetshme!Sipas Martin Luterit, Zoti krijoi tre institucione kryesore: martesën, shërbesën e Fjalës dhe shtetin. Luteri vazhdoi duke thënë se ” ashtu si në rendin kronologjik po ashtu edhe në rëndësi, martesa paraprin shërbesën e Fjalës së Perëndisë dhe shtetin”. E megjithatë, shumë njerëz sot përpiqen ta konsiderojnë martesën si në…
    Tags: të, dhe, për, në, një, inkurajime
Comments