Të doni pa u lodhur!
Që u jep të drejtë të shtypurve dhe ushqim të uriturve…ndihmon jetimin dhe gruan e ve. – Psalmeve 146:7-9
Perëndia flet në Bibël për përgjegjësinë tonë ndaj të shtypurve, të uriturve, të vejave, jetimit dhe të huajit. Ai përmend ata që janë të vetmuar, të neglizhuar, të harruar dhe të zhvlerësuar. Ai kujdeset për të shtypurit dhe të uriturit.
Njerëzit mund të jenë të uritur në shumë mënyra. Mund të kenë shumë ushqim por janë të uritur për vlerësim dhe dashuri. Perëndia i ngre ata që janë të rrëzuar nga shqetësimet; Ai mbron të huajin dhe ndihmon jetimin dhe gruan e ve. Si e bën Ai këtë? Ai punon përmes njerëzve. Ai kërkon njerëz të përkushtuar, të nënshtruar dhe të dedikuar që jetojnë për të përmbushur nevojat e të tjerëve.
Nënë Tereza tha: “Mos mendoni që dashuria, në mënyrë që të jetë e sinqertë, duhet të jetë e jashtëzakonshme. Ajo që kemi nevojë është të duam pa u lodhur.”
Kam kuptuar që shumë njerëz që takojmë çdo ditë, po mundohen të mbijetojnë derisa dikush t’i shpëtojë dhe ky dikush mund të jemi ne. Të lejojmë dashurinë e Perëndisë të punojë përmes nesh për të lënduarin dhe të thyerin, duke përmbushur nevojat e atyre që janë të lënduar frymërisht, emocionalisht dhe fizikisht. Të duam pa u lodhur.
Lutje
Frymë e Shenjtë, më fuqizo të dua pa u lodhur. Më jep zemrën Tënde për të lënduarit dhe nevojtarët dhe më trego si të përmbush nevojat e tyre.
Related Posts
100
Kur arrijmë në destinacion, kuptojmë se bekimi më i madh ishte udhëtimi. Galatasve 6:9 Lev Tolstoit iu deshën gjashtë vjet (dhe të paktën shtatë drafte) për të shkruar librin “Lufta dhe Paqja”, por romani i tij tani konsiderohet si një nga kryeveprat më të mëdha letrare të të gjitha kohërave.… Tags: të, dhe, inkurajime
100
Populli u gëzua nga ofertat e tyre vullnetare, sepse i kishin bërë këto oferta Zotit me gjithë zemër; edhe mbreti David u gëzua shumë.– 1 e Kronikave 29 : 9 Në ditët e sotme nuk është e lehtë të jesh i ri. Të varesh plotësisht tek rroga jote, të stresohesh nga… Tags: të, dhe, inkurajime
100
Mos ia ktheni kurrkujt të keqen me të keqe, kërkoni të bëni të mirën përpara gjithë njerëzve.Po të jetë e mundur dhe aq sa varet prej jush, jetoni në paqe me gjithë njerëzit.– Romakëve 12 : 17-18 Kurrë nuk do të gjeni një person i cili mund të shprehë mendimin e… Tags: të, dhe, inkurajime
100
Atëherë Zoti i tha shërbëtorit: “Dil nëpër udhë dhe përgjatë gardheve dhe detyroji të hyjnë që të mbushet shtëpia ime. Sepse unë po ju them se asnjë nga ata njerëz që ishin të ftuar, nuk do ta shijojë darkën time”.- Luka 14: 23-24 Keni bërë ndonjë festë në të cilën nuk… Tags: të, dhe, inkurajime
100
Për shkak se Perëndia na do dhe dëshiron më të mirën për ne, mund t’i besojmë Atij me gjithë zemër. 1 Samuelit 15:10-23 Në ditët e sotme, kur hasim fjalën sakrificë, ndoshta mendojmë të heqim dorë nga koha ose burimet tona – të mos vrasim ndonjë kafshë në altar, apo… Tags: të, dhe, inkurajime