Të duash Zotin me gjithë zemrën tënde!
Intimiteti është lidhja e shpirtit me shpirtin, frymës me frymën, zemrës me zemrën. Është lidhja që njerëzit kanë kur e duan Jezusin dhe njëri-tjetrin. Është një gjë e bukur, e mrekullueshme. Sigurisht, intimiteti i vërtetë është i rrallë këto ditë. Kjo sepse intimiteti kërkon besim, llojin e besimit që lejon një person të jetë vetvetja.
Ka një mik që di gjithçka rreth motiveve tuaja—motivet e pastra dhe motivet e papstra—e megjithatë Ai prapë ju do. Ai dëshiron që të keni një lidhje intime me Të, t’i afroheni Atij. Në fakt, Ai kurrë nuk do t’ju refuzojë. Ai gjithmonë do t’ju falë nëse i rrëfeheni. Ai do t’ju mirëpresë gjithmonë me krahë hapur sa herë të ktheheni tek Ai. Ai gjithmonë ka në zemër më të mirën tuaj. Sigurisht, e kam fjalën për Jezusin. Edhe pse Ai na ofron këtë lloj intimiteti, shumë njerëz e kanë të vështirë t’i besojnë me gjithë zemër Atij.
Në Shkrim, zemra është qendra e personalitetit të një personi. Kur shkrimtarët e Biblës përdorin termin zemër, nënkuptojnë për thelbin e qenies sonë. Për këtë arsye, kur ftojmë dikë që ta pranojë Jezusin në zemrën e tij, me të vërtetë themi: “Lëreni Atë të jetë qëndra e jetës suaj. Le të jetë Ai qëndra e jetës suaj.”
Kur djali im Xhonatani ishte rreth nëntë vjeç, studioja në bodrum. Nuk vinte njeri atje nëse nuk kishin nevojë për diçka sepse nuk donin të më shqetësonin mua. Por Xhonatani hynte brenda dhe ulej në dhomën time. Unë do të lexoja, shkruaja, studioja dhe lutesha, dhe ai thjesht rrinte ulur në heshtje.
“Çfarë të duhet?” e pyesja. “Asgjë,” më thoshte. “A mund të bëj ndonjë gjë për ty?” E pyesja më vonë, duke e kontrolluar. “Jo,” përgjigjej ai.
Më në fund,e kuptova në kokën time të trashë se ky fëmijë kënaqej të rrinte ulur në prani të babait të tij. Dhe kjo, miku im, më mësoi një mësim të madh për intimitetin me Atin tim qiellor. Më mësoi të kënaqesha duke qëndruar në heshtje në praninë e Tij.
Nëse merrni kohë dhe përqendroheni në thellësinë dhe gjerësinë, e lartësinë e dashurisë së Jezusit, ajo dashuri do ju japë forcë. Do të përjetoni më shumë paqe dhe gëzim nga sa keni imagjinuar ndonjëherë të jetë e mundur – sepse do ta doni Atë me gjithë zemër.
Lutje: Zot, dua të të afrohem, të të besoj në të gjitha aspektet e jetës sime. Më disiplino me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë që të rri në qetësi në praninë Tënde, dhe të të njoh më shumë. Lutem në emër të Jezusit. Amen.
” Perëndia është dashuri; dhe ai që qëndron në dashuri qëndron në Perëndinë dhe Perëndia në të.” (1 Gjonit 4:16
Related Posts
- 94
- 93
- 91
- 90Hapja solemne e degës kosovare të Ambasadës Ndërkombëtare Krishtere në Jeruzalem, Kosovës i jep edhe një ngjyrim më shumë në harmoninë e nuancave fetare ekzistuese në Kosovë. Kjo ngjarje e cila u zhvillua të shtunën, në ambientet e Hotelit Sirius në Prishtinë, tregon edhe njëherë për bashkëjetesën e shkëlqyer të feve…
- 89