Të Falësh të Tjerët!
Por jini të mirë dhe të mëshirshëm njëri me tjetrin, duke e falur njëri-tjetrin, sikurse edhe Perëndia ju ka falur në Krishtin.- Efesianëve 4:32
Kam dëgjuar një herë që studimet mjekësore tregoj se 75% e sëmundjeve fizike shkaktohen nga problemet emocionale. Dhe një nga problemet emocionale më të mëdha që njerëzit përjetojnë është faji. Ata refuzojnë të çlodhen dhe të shijojnë jetën sepse, mbi të gjitha, ata ndjejnë se nuk e meritojnë të kenë një kohë të mirë. Kështu ata jetojnë në një tendosje të përhershme keqardhjeje dhe pendimi. Ky lloj stresi i bën njerëzit shpesh të sëmurë.
Dy nga gjërat që na bëjnë të ngecim të gjithë brenda është të meditojmë për të gjitha gjërat negative që na bëjnë të tjerët, dhe për gjërat mëkatare dhe të gabuara që kemi bërë. E kemi të vështirë të kalojmë atë që na kanë bërë të tjerët dhe e kemi të vështirë të harrojmë gabimet që kemi bërë.
Në jetën time unë kisha një zgjedhje, ose të mbetesha e hidhur, plot urrejtje dhe në keqardhje për veten, e inatosur me njerëzit që më kanë lënduar, ose mund të zgjidhja të ndiqja rrugën e faljes së Perëndisë. Kjo është e njëjta zgjedhje që ti ke sot. Unë lutem që ti të falësh të tjerët dhe të marrësh faljen e Perëndisë për veten tënde. Kështu do të jesh më i shëndetshëm dhe më i lumtur.
Rruga e Perëndisë është falja.
Related Posts
- 100
- 100
- 100Krishti është i njëjtë dje, sot e përjetë.– Hebrenjve 13:8 Filozofi grek Herakliti ka thënë: “E vetmja konstante në jetë është ndryshimi,” dhe kush mund të argumentojë me këtë? Kur isha vajzë e vogël, gjyshi drejtonte një kishë të madhe, të cilën e shihja si diçka tepër madhështore. Kisha, kishte dritare…
- 100
- 100