Inkurajime

Të heqësh dorë apo të rigjesh drejtimin?

Toka hapi gojën e saj dhe i gëlltiti bashkë me Koreun kur këta njerëz vdiqën dhe zjarri përpiu dyqind e pesëdhjetë njerëz në shenjë qortimi.- Numrat 26:10

“Është gjithmonë shumë herët për të hequr dorë,” thotë George Sweeting. Gjatë viteve si President i Institutit Biblik Mudi, Dr. Sweeting pa me qindra studentë të cilët vinin në këtë institut, plot kurajo dhe vendosmëri, por duke mos pasur sukses nga dështimet, vendosnin të hiqnin dorë dhe të provonin diçka më të lehtë.

E vërteta është se askush nuk ka sukses pa dështime, pa një masë dekurajimi. Studimi i atyre njerëzve, biografitë e të cilëve janë shkruar në faqet e Shkrimit është një studim i dështimit njerëzor. Dështimi ekzistonte duke nisur që nga familja e parë. Adami ishte babai i një vrasësi. Moisiu, i cili nxori bijtë e Izraelit nga Egjipti, i kishte duart të lyera me gjak, pasi vrau një Egjiptian që po keqtrajtonte një Jude.

Jona, i ktheu shpinën Perëndisë dhe shkoi në drejtim të kundërt—shumë i lodhur, shumë i revoltuar nga paragjykimet që e bënë atë të kërkonte zjarr mbi Niniven në vend të Hirit të Perëndisë. Ai dështoi shumë para se të vendoste t’i bënte gjërat sipas mënyrës së Perëndisë, edhe atëherë, ai kishte probleme me qëndrimin e Tij.

Pjetri, sigurisht, e mohoi Krishtin tre herë, ai që vetëm pak orë më pare kishte thënë: “Zot, unë nuk do të të mohoj kurrë; unë jam gati të vdes me Ty”–një zotim që u harrua shumë shpejt në momente presioni dhe përballjeje. Po, Perëndia e përdori Pjetrin, dhe ky burrë i fortë ka shumë gjëra për t’u admiruar, por 20 vjet pas Ditës së Rrëshajave kur Pjetri ishte predikues, Pali tha se duhej të përballej me të pasi ai ishte fajtor. Për çfarë? Jo, jo për një gabim moral ose mungesë integriteti, por për mungesë këmbënguljeje. Kur nuk kishte Judenj përreth, Pjetri ndante bukën me paganët; por kur përreth kishte Judenj, Pjetri nuk ulej të hante me ta.

Atëherë cili është përfundimi i gjithë kësaj? Zoti është Zot i mundësive të dyta, është Zot që fal, është Zot që e di që jemi krijuar nga pluhuri, ashtu si thotë dhe psalmisti. Pra, nëse keni rënë, ngrihuni, kërkoni faljen e Perëndisë, dhe kuptoni se Perëndia i mundësive të dyta, të treat e me radhë, do t’ju ndihmojë dhe do t’ju japë forcë.

Edhe diçka të fundit. Ka disa dështime që ju nxjerrin nga loja. Ndonjëherë rënia juaj ju skualifikon nga gara, dhe këtë ju duhet ta shmangni. Keni dëgjuar për Korën, Datanin, dhe Abiramin të cilët sfiduan Perëndinë, dhe toka u hap dhe i përpiu. Dhe sigurisht që ka edhe të tjerë të cilët i ngurtësuan zemrat e tyre aq shumë sa nuk mund ta dëgjonin më zërin e Perëndisë që thoshte: “Keni ngatërruar rrugën.” Mësoni nga gabimet tuaja. Ngrihuni dhe filloni të ecni në drejtimin e duhur. Është shumë herët për të hequr dorë. George Sweeting kishte të drejtë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Çfarë duhet të dini për ndryshimet?Krishti është i njëjtë dje, sot e përjetë.– Hebrenjve 13:8 Filozofi grek Herakliti ka thënë: “E vetmja konstante në jetë është ndryshimi,” dhe kush mund të argumentojë me këtë? Kur isha vajzë e vogël, gjyshi drejtonte një kishë të madhe, të cilën e shihja si diçka tepër madhështore. Kisha, kishte dritare…
    Tags: të, dhe, që, inkurajime
  • 100
    Shpresë në mes të yjeve që bien!“Tani, fill pas pikëllimit të atyre ditëve, dielli do të erret dhe hëna nuk do të japë dritën e vet, yjet do të bien nga qielli dhe fuqitë e qiejve do të tronditen.-Mateu 24 :29 Përgjatë historisë, ka pasur disa ngjarje të pabesueshme qiellore. Në 1833 dhe 1966, pati shira…
    Tags: të, që, dhe, inkurajime
  • 100
    Sidoqoftë“Për fjalën tënde, do ta hedh rrjetën .”  Luka 5:5 Të bësh përpjekje kur e di se çdo gjë është e kotë, është shumë e lodhshme. Apo jo? Për  këtë mund  të flasë më mirë një peshkatar që ka peshkuar për orë të tëra. Ndoshta ai ka provuar edhe  takëmet më…
    Tags: të, dhe, që, inkurajime
  • 100
    Këmbëngulja shpërblenDhe kushdo që ka lënë, për hir të emrit tim, shtëpi, ose vëllezër, ose motra, ose atë, ose nënë, ose grua, ose bij, ose ara, do të marrë njëqindfish dhe do të trashëgojë jetë të përjetshme. – Mateu 19:29 Në fillimet e shërbesës tonë, Dejv dhe unë kaluam përmes disa provash…
    Tags: të, që, dhe, inkurajime
  • 100
    Të Falësh të Tjerët!Por jini të mirë dhe të mëshirshëm njëri me tjetrin, duke e falur njëri-tjetrin, sikurse edhe Perëndia ju ka falur në Krishtin.- Efesianëve 4:32 Kam dëgjuar një herë që studimet mjekësore tregoj se 75% e sëmundjeve fizike shkaktohen nga problemet emocionale. Dhe një nga problemet emocionale më të mëdha që njerëzit…
    Tags: të, që, dhe, inkurajime
Comments