Inkurajime

Të japësh dhe të marrësh

Atëherë ai, duke u përgjigjur, u tha atyre: “Ai që ka dy tunika le t’i ndajë me atë që s’ka, dhe ai që ka të hajë le të veprojë po kështu.” – Luka 3:11

Shkencëtarët kanë shpjeguar qartë ligjet natyrore që kanë qenë në veprim që nga krijimi. Këto ligje nuk janë subjekte të ideve apo filozofive të njerëzimit. Për shembull, Isak Njuton artikuloi ligjin e gravitetit. Ligji i gravitetit nuk ka të bëjë me mënyrën se si unë ndihem, ose çfarë mendoj unë, apo nëse duhet apo jo që qeveria të miratojë ligje që ndalojnë forcën e gravitetit. Ai është aty dhe as nuk mund të miratohet as anulohet.

Edhe në aspektin frymëror, ka ligje të caktuara ose principe që veprojnë në të njëjtën mënyrë, edhe pse mund të jenë më të vështirë për t’u shpjeguar. Për shembull, një ditë Jezusi foli rreth ligjit të të dhënit dhe të marrit. Ky nuk është pikërisht termi që përdori Ai. Ai nuk tha: “Në rregull, njerëz, sot do të shpjegoj ligjin e të dhënit dhe të marrit, që është çelësi për t’u pasuruar.” Në vend të kësaj, Ai foli me shëmbëlltyra ose histori, dhe shpesh i demonstroi të vërtetat e Tij me incidente nga jeta e përditshme.

Jezusi përcaktoi një ligj shpirtëror që është totalisht kundër logjikës njerëzore, sërish ajo që Ai tha mund të demonstrohet aq qartë sa ligjet e mbjelljes dhe korrjes. Nëse mbillni farë, ju do të keni të korra. Megjithatë, gjërat për të cilat foli Jezusi janë abuzuar, keqkuptuar dhe janë përdorur për fitim personal, por ky fakt nuk e ndryshon të vërtetën. Jezusi tha: ” Jepni dhe do t’ju jepet: një masë e mirë, e ngjeshur, e tundur, gufuese do t’ju jepet në prehër, sepse me atë masë që do të matni, do t’ju matet edhe juve përsëri ” (Luka 6:38). Një parafrazim thotë kështu: “Nëse jep, do të marrësh. Dhurata juaj do t’ju kthehet plotësisht dhe në masë të madhe, dhe me tepri. Me atë masë që do të jepni, me atë edhe do të merrni.”

I çuditshëm ky parim që përdori Jezusi. Jepni atë që keni që të fitoni edhe më shumë? Gjëja interesante rreth këtij principi të dhënies dhe marrjes është se ai nuk flet vetëm për para. Kjo përfshin edhe kohën tuaj si vullnetar, gatishmërinë tuaj për të dëgjuar dikë, të ndani aftësitë tuaja dhe shumë gjëra të tjera. Nuk do ta harroj kurrë kohën kur isha në një zonë fisnore të Filipineve, dhe pasi unë fola, personi përgjegjës hapi takimin për pyetje. Ishte një punë e gjatë dhe e vështirë sepse ata i bënin pyetjet në gjuhën e tyre dhe dikush tjetër duhet të mi përkthente mua që të mund t’i kuptoja, dhe pastaj përgjigja ime duhet t’i përkthehej atyre. Ishte pothuajse mesnatë kur përkthyesi tha, “E shikon atë burrin atje?! Ai po pyet: ‘Pse duhet që unë që kam kaq pak ti jap Zotit që ka shumë?’”

I hodha një vështrim të dytë atij burri. Ai kishte hedhur një bluzë krahëve dhe qëndronte i zbathur. U zura në befasi nga pyetja sepse unë as nuk i kisha përmendur paratë apo të dhënit. Uau! Çfarë pyetjeje! Meritonte një përgjigje. Unë thashë: “Ka tre arsye. 1. Dhënia është një përgjigje bindjeje ndaj asaj që kërkon Perëndia. Pastaj shtova: 2. Është një mënyrë për të marrë një bekim nga Perëndia që mund të vijë në shumë mënyra (duke cituar atë që tha Jezusi), pastaj unë thashë: 3. Ju mund t’i bashkoni ato që keni për të dërguar dike në male, lugina, për të ndarë Ungjillin. Ligji që Jezusi demonstroi mund të demonstrohet personalisht. Provojeni vetë!

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Të Falësh të Tjerët!Por jini të mirë dhe të mëshirshëm njëri me tjetrin, duke e falur njëri-tjetrin, sikurse edhe Perëndia ju ka falur në Krishtin.- Efesianëve 4:32 Kam dëgjuar një herë që studimet mjekësore tregoj se 75% e sëmundjeve fizike shkaktohen nga problemet emocionale. Dhe një nga problemet emocionale më të mëdha që njerëzit…
    Tags: të, që, dhe, inkurajime
  • 100
    Sidoqoftë“Për fjalën tënde, do ta hedh rrjetën .”  Luka 5:5 Të bësh përpjekje kur e di se çdo gjë është e kotë, është shumë e lodhshme. Apo jo? Për  këtë mund  të flasë më mirë një peshkatar që ka peshkuar për orë të tëra. Ndoshta ai ka provuar edhe  takëmet më…
    Tags: të, dhe, që, inkurajime
  • 100
    Të heqësh dorë apo të rigjesh drejtimin?Toka hapi gojën e saj dhe i gëlltiti bashkë me Koreun kur këta njerëz vdiqën dhe zjarri përpiu dyqind e pesëdhjetë njerëz në shenjë qortimi.- Numrat 26:10 “Është gjithmonë shumë herët për të hequr dorë,” thotë George Sweeting. Gjatë viteve si President i Institutit Biblik Mudi, Dr. Sweeting pa me…
    Tags: të, dhe, që, inkurajime
  • 100
    Këmbëngulja shpërblenDhe kushdo që ka lënë, për hir të emrit tim, shtëpi, ose vëllezër, ose motra, ose atë, ose nënë, ose grua, ose bij, ose ara, do të marrë njëqindfish dhe do të trashëgojë jetë të përjetshme. – Mateu 19:29 Në fillimet e shërbesës tonë, Dejv dhe unë kaluam përmes disa provash…
    Tags: të, që, dhe, inkurajime
  • 100
    Çfarë duhet të dini për ndryshimet?Krishti është i njëjtë dje, sot e përjetë.– Hebrenjve 13:8 Filozofi grek Herakliti ka thënë: “E vetmja konstante në jetë është ndryshimi,” dhe kush mund të argumentojë me këtë? Kur isha vajzë e vogël, gjyshi drejtonte një kishë të madhe, të cilën e shihja si diçka tepër madhështore. Kisha, kishte dritare…
    Tags: të, dhe, që, inkurajime
Comments