Të kesh Perëndinë në mendje
Mendjes që pushon te ti, ti i ruan një paqe të përsosur, sepse kjo ka besim te ti. ISAIA 26:3
Jezusi kishte një miqësi të vazhdueshme me Atin e Tij qiellor sepse Ai ishte i fokusuar në Perëndinë. Është e mundur të kemi miqësi të plotë me dikë vetëm kur mendja juaj është mbi atë individ. Ky është një mësim që mund ta mësojmë ne si besimtarë. Në mënyrë që të jetojmë në marrëdhënie të ngushtë me Perëndinë, është e rëndësishme që ne të jetojmë “duke pasur Perëndinë në mendje”.
Është jashtëzakonisht shumë lartësuese të mendosh mbi mirësinë e Perëndisë dhe të gjitha veprat e mrekullueshme që Ai ka bërë. Nëse ju dëshironi të përjetoni fitore, merrni kohë të meditoni rregullisht në madhështinë e pakrahasueshme të Perëndisë. Falënderimi ndaj Zotit dhe të qenit i vetëdijshëm për mirësinë e Tij janë dy mënyra të sigurta për të filluar të shijoni jetën.
Jezusi tha që Fryma e Shenjtë do të na sjellë në miqësi të ngushtë me të (Gjoni 16:7). Nëse zgjedhim të mendojmë për Zotin, kjo do ta sjellë Atë në krye të jetës sonë dhe do të fillojmë të gëzojmë një miqësi me Të që sjell gëzim, paqe dhe fitore në jetën tonë të përditshme.
Perëndia është gjithmonë me ne, por është e rëndësishme që ne të mendojmë për Të dhe të jemi të vetëdijshëm për prezencën e Tij.
Related Posts
100
Filipianëve kapitulli 4 vargu 9. Pali u thotë kështu të krishterëve: “Ato gjëra që keni mësuar, marrë dhe dëgjuar nga mua dhe patë në mua, i bëni, dhe Perëndia i paqes do të jetë me ju.” Kjo është një deklaratë e guximshme. Ai po u thotë të krishterëve të tjerë:…Tags: të, në, inkurajime
100
Çdo nevojë është një mundësi për t’i besuar Perëndisë dhe për të zbuluar se Ai siguron me të vërtetë. 1 Mbretërve 17:8-16 Askujt nuk i pëlqen të jetë në nevojë. Por nga këndvështrimi i Zotit, ajo situatë është e dobishme për shpirtin. Kur flluska jonë imagjinare e sigurisë çahet, zbulojmë…Tags: të, në, inkurajime
100
“Por në çdo gjë e rekomandojmë veten tonë si shërbëtorë të Perëndisë në shumë vuajtje, në shtrëngime, në nevoja, në ngushtica, në rrahje, në burgosje, në kryengritje, në mundime, në të pafjetura, në agjërime, me pastërti, me njohuri, me durim, me mirësi, me Frymën e Shenjtë, me dashuri jo të…Tags: të, në, inkurajime
100
Fjalët e urta 2:6-11 janë vargje shumë të pasur. Ata na tregojnë se si Perëndia jep dituri dhe se cfarë ndodh në jetën tonë, si rezultat i kësaj. Kështu, unë dua t’u lexoj këto vargje dhe pastaj, të lutemi përmes këtyre vargjeve, për jetën tonë. Pra, Fjalët e urta 2:6-11. “Sepse…Tags: të, në, inkurajime
100
Në Bibël lexojmë se Abrahami më në fund iu bind Perëndisë dhe arriti në Kanaan. Por bindja e Abrahamit nuk do të thoshte se çdo gjë në jetën e tij do të bëhej papritur më e lehtë. Kur arriti në vendin që i tregoi Perëndia, gjeti atje kananitët. Pas një…Tags: të, në, inkurajime