Inkurajime

Të ndihesh e pavlerë

Unë mahnitem nga dashuria e madhe e Perëndisë. Në fakt, jam e mahnitur nga dashuria e madhe që Ai ka për mua, veçanërisht në ato ditë kur nuk duket se mund t’i bëj gjërat mirë dhe ndihem e padashur, në ato mëngjese kur mbaj veshur pizhamet deri në drekë, në ato ditë kur nuk duroj dot të më ndërpresin për të ndihmuar dikë tjetër, në ato mbrëmje kur qëndroj zgjuar deri vonë duke punuar me “çfarëdo” që kam në laptop apo telefon.

Më pas filloj të mendoj për çmimin e lartë që Perëndia pagoi për të pasur një marrëdhënie me një grua si puna ime që ndihet e pashpresë. Dhe më vjen turp… turp që e çova dëm ditën që Perëndia më dha, turp që i lejova emocionet të drejtonin jetën time. Por është e qartë që, për shkak se Jezusi vdiq për mua, unë nuk jam e pavlerë. E po ashtu është e qartë që nuk pata kontroll mbi jetën time.

Në fund të një dite të keqe, kur më në fund bini për të fjetur, a mbuloheni nga ndjesi të tilla… sikur jeni të pavlera? Ju e keni humbur kontrollin kur djali juaj e ka harruar drekën e tij për herë të dytë atë javë. Në fund të ditës suaj lista e gjërave që duhej të bënit ishte më e gjatë se sa kur e filluat ditën. Dhe bashkëshortit tuaj nuk i vjen fare keq për ju.

Ju ndiheni të pavlera dhe të padashura. Por a është e vërtetë kjo?

Pra, kujt do të besoni? Mendimeve tuaja dëshpëruese që thonë se jeni të pavlera? Apo do t’i besoni asaj që Jezusi mendon për ju?

Apostulli Gjon na thotë: “Shikoni ç’dashuri të madhe na ka dhënë Ati, që të quhemi bij të Perëndisë. Prandaj bota nuk na njeh, sepse nuk e ka njohur atë. Të dashur, tani jemi bij të Perëndisë, dhe ende nuk është shfaqur ç’do të jemi” (1 Gjonit 3:1,2).

Mirë, e dimë që nuk jemi të përsosura tani. Por një ditë do të jemi. Ndërkohë, refuzojini këto mendime të të qenit të pavlera dhe falënderojeni Perëndinë që Ai dëshiron ta kalojë përjetësinë me ju.

Po, më kujto, Perëndi, që mund të ndihem mirë me veten edhe në ato ditë kur në të vërtetë nuk ndihem mirë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 95
    BuzëqeshNë të vërtetë po ju them: në qoftë se nuk ktheheni dhe nuk bëheni si fëmijët e vegjël, ju nuk do të hyni fare në mbretërinë e qiejve ( Mateu 18:3) Për vite me rradhë Nënë Tereza, ju dedikua tërësisht personave të dëshpëruar që jetonin në Kalkuta. Ajo punoi në mes…
    Tags: të, që, në, inkurajime
  • 88
    Mos e bëni fjalën “Më fal” si fjalën më të vështirë.Ja, kam vepruar si një budalla dhe kam gabuar rëndë”. – 1 e Samuelit 26 : 21 A jeni përfshirë në ndonjë diskutim të nxehtë, dhe më pas keni kuptuar se e keni keqkuptuar atë që po thoshte personi tjetër? Të duket vetja shumë e ulët që gabuat në këtë mënyrë.…
    Tags: të, për, që, inkurajime
  • 86
    12 Arsye për të qenë FALENDERUESKy artikull u shkrua si një guidë për lutje, bashkëbisedim dhe reflektim, për të falenderuar Perëndinë dhe për tu rritur në mirënjohje. Hap pas hapi ndajmë me ju 12 fusha të jetës për të cilat duhet të jemi falenderues, duke përfshirë dhe një varg biblik dhe bashkëbisedim, dhe shembuj që…
    Tags: të, për, që, në, inkurajime
  • 85
    Dashuria Agape E PerëndisëSepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetën e përjetshme. – Gjoni 3:16 Bibla flet për disa lloje të dashurisë. Është fjala greke phileo, që do të thotë “miqësi ose ndjenjë e butë”.…
    Tags: të, që, për, inkurajime
  • 78
    Thesari Brenda TejeDhe ne e kemi këtë thesar [dritën hyjnore të Ungjillit] në enë[të brishta, njerëzore] prej balte, që epërsia e pashoqe e kësaj fuqie të jetë e Perëndisë dhe jo prej nesh. (2 KORINTASVE 4:7) Më shumë se çdo gjë tjetër, dëshiroj të dëgjoj qartësisht zërin e Perëndisë dhe të jem…
    Tags: të, në, që, inkurajime
Comments