Mesazh

Të përjetosh lavdinë e Krishtlindjes!

Ne soditëm lavdinë e tij, si lavdia e të vetëmlindurit prej Atit, plot hir e të vërtetë. Gjoni 1:14

Fjala greke doxa ( doksa) është e njëjta fjalë, që merr pjesë në formimin e fjalës doksologji në shqip. Megjithë këtë studiuesit e Biblës e kanë të vështirë të shpjegojnë se ç’është në të vërtetë lavdia e Perëndisë.

Roy Brill, ishte një misionar veteran dhe një folës në konferenca. Ai ishte një burrë i perëndishëm me flokë të bardha e kjo e bënte që të dukej si patriark. Një ditë ne po flisnim dhe unë e pyeta, “ A e kupton se çfarë është lavdia e Perëndisë?”  Ky burrë i Perëndishëm, filloi të skuqej si një djalosh i vogël që e kanë pyetur për diçka që supozohet ta dijë, por për të cilën nuk mund të përgjigjet. Pastaj më tha, “ Për më shumë  se 50 vite jam përpjekur që të kuptoj lavdinë e Perëndisë, e unë ende nuk e kam arritur plotësisht këtë gjë. “ A mundet dikush që të kuptojë lavdinë e Perëndisë?

Barinjtë që gjendeshin në fushat jashtë Bethlehemit nuk e kuptonin lavdinë e Perëndisë, por pastaj ata u takuan me të. E njëjta gjë ndodhi edhe me Roy Brill. Ka disa gjëra të mrekullueshme që përjetohen në jetë , gjëra që nuk mund t’i shpjegosh plotësisht. Përpiqu të përshkruash aromën e një trëndafili, apo freskinë e ajrit të një mali të lartë ndërkohë që dielli ngrihet në qiell nga lindja.  Përpiqu të shpjegosh mrekullinë e buzëqeshjes së një fëmije, apo më thuaj me saktësi se çfarë është dashuria.

Disa gjëra është më mirë t’i përjetosh sesa t’i shpjegosh.  Kështu është edhe me lavdinë e Perëndisë. Ata ishin barinj të thjeshtë, të pashkolluar, njerëz të përkushtuar në punën e tyre. Këta njerëz punëtorë ishin të privilegjuar të përjetonin lavdinë e Perëndisë kur engjëjt deklaruan se një Shpëtimtar do të lindte në qytetin e Bethlehemit.

Në librin ,Të Transformuar Nga Lavdia e Tij, Charles Ryrie thotë, “Lavdia e Perëndisë ka kuptimin që i gjithë shkëlqimi, rëndësia dhe madhështia e Perëndisë të shpërfaqen në një mënyrë ose në një tjetër.”

Diçka është e  sigurt: kur një njeri mëkatar takohet me të Gjithëpushtetshmin dhe me lavdinë e Tij, jeta e tij nuk ka për të qenë më njësoj. Bariu që përjetoi lavdinë e atyre Krishtlindjeve të Para, shkoi dhe adhuroi fëmijën që kishte lindur në Bethlehem, e më pas nisi të shpërndajë Fjalën se Perëndia kishte dërguar një Shpëtimtar, e se ai kishte ardhur si një fëmijë i sapolindur atë natë që ky bari qëndronte jashtë Bethlehemit.

Diferenca midis lavdisë së Perëndisë dhe konceptit tonë njerëzor mbi lavdinë, është se lavdia e Perëndisë është e lidhur me karakterin dhe personin e  Tij, që përfshin shenjtërinë  dhe natyrën e Tij. Për shembull, kur Isaia pati një takim të mrekullueshëm me Perëndinë dhe kur pa lavdinë e Tij, ai menjëherë thirri, “I Shenjtë, i shenjtë, i shenjtë është Zoti i ushtrive. Tërë toka është plot me lavdinë e tij” ( Isaia 6:3).

Lavdia e Krishtlindjes që preku jetët e barinjve të përulur kur gjendeshin në fushat jashtë Bethlehemit, është ende me ne. Unë e shoh atë në jetët e grave dhe burrave që lejojnë Perëndinë të prekë jetët e tyre përmes Birit të Tij Jezus Krishtit. Unë shoh burra dhe gra që kanë njohur vetëm zemërimin dhe hidhësinë dhe që kanë mësuar butësinë.

Kam parë koracën e fortë të jetës që të zhvishet teksa Fryma e Shenjtë ndryshon një person duke e transformuar egoizmin e tij në mirësi. Kam parë lavdinë e Perëndisë të reflektojë në jetët e njerëzve të zakonshëm që kanë ndryshuar nga Fryma  e Perëndisë.

Dëshiron që të shohësh lavdinë e Perëndisë? Atëherë shko tek faqet e Dhiatës së Re dhe kërkoji Perëndisë që të prekë jetën tënde me lavdinë e Tij. Shko tek Ai me pritshmëri dhe besim, e do të kuptosh se jeta jote nuk ka për të qenë më njësoj. Lavdia e Perëndisë që prek njerëzit është akoma forca më e madhe në botë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 93
    Mesia dëshiron që besimtarët të tërhiqen në një shoqëri më të madhe me Perëndinë e Gjallë!Ekziston një parim i përgjithshëm në Bibël që thotë: “…asnjeri nuk mund të më shikojë mua (Perëndinë) dhe të jetojë” Eksodi 33:20. Megjithatë, Zoti është i mëshirshëm dhe bën disa përjashtime nga ky rregull. Një përjashtim i tillë ndodh në pjesën e Torahut të kësaj jave. Në kapitullin 24, Moisiu ratifikon Besëlidhjen…
    Tags: të, në, dhe, një, që, është, mesazh
  • 90
    Lavdia e Prezencës së Zotit!Moisiu filloi të udhëzojë Izraelin në lidhje me sakrificat dhe ofertat e ndryshme. Mund të thuhet shumë për këto, por në këtë artikull do të diskutohet vetëm një fjalë. Në vargjet e para  të Levitikut lexojmë: “Në rast se oferta e tij është një olokaust i një koke bagëtie nga…
    Tags: të, në, një, dhe, që, mesazh
  • 90
    Kur përballeni me një lëvizje!Disa nga ne i përballim mirë ndryshimet, por disa të tjerë jo. Për disa njerëz lëvizja është një sfidë emocionuese. Ata mezi presin që të shohin se çfarë i pret më tej. Për të tjerë, lëvizja në një vend të ri është një përvojë frikësuese që i largon nga gjithçka…
    Tags: të, në, që, dhe, një, është, mesazh
  • 89
    Gjeni kënaqësi në bollëk!Vetëm Zoti mund të mbushë boshllëkun e zemrës njerëzore. Isaia 55:1-3 Imagjinoni se ju ka marrë uria por keni vetëm disa monedha në xhep. Aq monedha sa mund të blini vetëm pak bukë , një kafe dhe një tas supe. Kjo do t’ju mjaftonte të mos vdisnit nga uria, por…
    Tags: të, një, dhe, në, që, mesazh
  • 89
    Autoriteti i Fjalës“Atëherë fjala e Zotit iu drejtua…” ( Zanafilla 15:4) Autoriteti në botën tonë është po aq i rëndësishëm sa edhe ushqimi i shëndetshëm dhe ajri i pastër. Kur secili është “ligj për veten” nuk ekziston ligji; anarkia çon në kaos dhe kaosi në asgjësim. Kjo është arsyeja pse historia e njerëzimit është…
    Tags: të, që, një, në, është, dhe, mesazh
Comments