Inkurajime

Të presësh në Zotin!

Disa njerëz thonë: “Të gjitha rrugët të çojnë te Perëndia, ndaj nuk ka rëndësi se cilën fe ndjek për sa kohë që je duke kërkuar Zotin.”. Por një profet i njohur në kohët e Dhiatës së Vjetër nuk e pranonte aspak këtë. Ai shpalli se Perëndia i Biblës është ndryshe nga të gjithë perënditë e tjera. Ai pohoi se nuk ekziston asnjë perëndi tjetër që vepron për të mirën e atij që beson te Ai. Ja se si u shpreh Isaia:

Nga kohët e lashta askush nuk kishte dëgjuar kurrë,

asnjë vesh nuk kishte dëgjuar

dhe asnjë sy nuk kishte parë ndonjë Perëndi tjetër veç teje,

që vepron për atë që ka shpresë tek ai.
Isaia 64:4

Isaia thotë se perënditë e tjera nuk bëjnë asgjë për t’i ndihmuar ndjekësit e tyre që i thërrasin ata. Ata nuk u përgjigjen lutjeve të tyre dhe nuk i plotësojnë nevojat e tyre, as nuk përpiqen t’i ndihmojnë ata. Përkundrazi, këta perëndi kërkojnë shumë nga ata që pranojnë besimin e tyre. Këta perëndi presin vepra të mira, ofrime sakrifikuese dhe ndonjëherë edhe jetët e njerëzve. Por i Vetmi Perëndi i vërtetë, siç na zbulohet në Bibël, kujdeset për njerëzit që e vendosin besimin e tyre tek Ai dhe vepron për të mirën e tyre.

Ndonjëherë, kur përballemi me probleme, jeta merr perspektivën e gabuar dhe ne harrojmë se sa i madh dhe i fuqishëm është Perëndia. Mua më pëlqen perspektiva e personit që thotë: “Mos i trego perëndisë se sa të mëdha janë problemet e tua, por thuaju problemeve se SA I MADH ËSHTË PERËNDIA YT.”.

Po, nëse Perëndia juaj është Perëndia i Biblës, ju mund të mbështeteni tek Ai për ndihmë. Thjesht tregoni edhe pak durim. Vazhdoni të prisni në Zotin sepse Ai do t’i përgjigjet dilemës tuaj. Kthejini në përkushtimin tuaj këto fjalë: “Por unë do të shikoj te Zoti, do të shpresoj te Perëndia i shpëtimit tim; Perëndia im do të më dëgjojë.” (Mikea 7:7). Ai, Perëndia i universit, Perëndia i Biblës, do t’i përgjigjet lutjeve tuaja nëse prisni me shpresë dhe me durim për Të.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 88
    Si të çliroheni nga turpi?Tani, pra, nuk ka asnjë dënim për ata që janë në Krishtin Jezu, që nuk ecin sipas mishit, por sipas Frymës,sepse ligji i Frymës i jetës në Jezu Krishtin më çliroi nga ligji i mëkatit dhe i vdekjes.- Romakëve 8 : 1-2 Bibla është e mbushur me histori njerëzish, krimet e…
    Tags: të, dhe, që, në, por, për, nuk, se, inkurajime
  • 87
    Perëndia është burimi ynë, jo bota!Por ai (Perëndia) që i jep farën mbjellësit dhe bukën për të ngrënë, ju dhëntë dhe i shumoftë (burimet tuaja) të mbjellat tuaja dhe bëftë që të rriten frytet e drejtësisë suaj (që manifestohet në vepra të mira, mirësi dhe bamirësi). – 1 Korintasve 9:10 Sistemi financiar i Perëndisë nuk është…
    Tags: të, dhe, perëndia, për, që, nuk, është, inkurajime
  • 87
    Gënjeshtrat që i themi vetes!Rrini zgjuar dhe lutuni, që të mos bini në tundim; sepse fryma është gati, por mishi është i dobët.- Mateu 26: 41 Një yll i pashëm kinematografik i cili kishte një grua të bukur u kap në një lidhje me dadon e fëmijëve të tij. “Zbulova se isha një person ndryshe…
    Tags: të, dhe, për, por, në, se, që, ai, ata, është
  • 86
    Si të lutemi për të tjerët?Filipianëve, kapitulli 1, vargjet 9 deri në 11, janë nga ato shkrime ku ne shohim Palin të lutet përmes letrave të tij drejtuar një kishe, për njerëzit në atë kishë.  Kështu, kemi një model lutjeje, le të themi, për mënyrën se si mund të lutemi për njerëzit që na rrethojnë.…
    Tags: të, që, për, në, dhe, inkurajime
  • 86
    Nga persekutues në ndjekës!Veprat e Apostujve, kapitulli 22, vargu 4. Pali po bën një mbrojtje të jetës së tij dhe të kthimit të tij në besim, para një grupi njerëzish. Ai thotë në vargun 4: “unë kam përndjekur…” po flet për të krishterët… “unë kam përndjekur këtë Udhë deri në vdekje, duke lidhur…
    Tags: të, në, që, dhe, se, për, inkurajime
Comments