Inkurajime

Të ruash balancat kur je prind!

Si shigjeta në duart e njė trimi, kështu janë bijtë e rinisë. Psalmi  127:4

Një nënë e re i bërtiti fëmijës, “Pusho tani!” . Ai  fëmijë nuk kishte mbushur ende një vjeç. Teksa e shihja, kuptova se ishte i sëmurë. Hundët e tij po kullonin dhe sytë i kishte të skuqur. E ëma ishte me të vërtetë e nevrikosur.  Fëmija e  kishte të pamundur t’i mbante lotët. Ai kuptoi se toni i zërit tregonte se  mesazhi ishte shumë negativ.

Nuk thashë asgjë. Kohë më parë kam mësuar se janë tre gjëra që nuk duhet të bësh: të kalosh mbi një gardh që shtrihet përpara teje, të puthësh një person që largohet nga ti, ose të ndihmosh dikë që nuk dëshiron të ndihmohet.  Është mirë ta mbash mend këtë. Duke  menduar për këtë çështje, fillova të reflektoj mbi faktin se sa e vështirë është që të ruash balancën kur je prind.

Vëzhgimi #1  Një prind i mençur duhet të balancojë pritshmërinë e tij me aftësitë e fëmijës. Një  fëmijë që është i sëmurë, nuk mund të ndalojë së qari. Ndoshta nëna mund të  ketë pritshmëri të tjera . Në këtë moment fëmija nuk mund të bëjë ndryshe. Të dënosh një fëmijë se nuk  është i aftë  të bëjë diçka është krejt e  gabuar.  Kjo sjellje dëmton zhvillimin dhe rritjen e tij.

Shpesh herë prindërit thonë”  Motra jote më e madhe i bën këto ushtrime matematike. Pse nuk i bën dot ti?”  Mbani mend se  çdo fëmijë është i ndryshëm. Fakti që fëmija yt më i madh mund të jetë i aftë të bëj diçka nuk do të thotë që edhe një tjetër fëmijë mund të bëjë  njësoj të njëjtën detyrë.

Vëzhgimi#2  Një prind i mençur duhet të balancojë dashurinë me disiplinën

Ti mund ta disiplinosh një fëmijë pa i dhënë dashuri, por nuk mund ta duash vërtetë , nëse nuk e disiplinon atë. Disiplinë do të thotë “ Unë të dua aq shumë, sa nuk mund të lejoj që ta kalosh lehtë këtë. Nuk mund të lejoj të më kthesh fjalën, të hedhësh ushqimin mbi tavolinë, ose t’i nxjerrësh gjuhën mësueses. “ A ka ndonjë shembull  në Bibël ku flitet për disiplinën? Po, madje një shembull të fortë.  A jepet ndonjë shembull në Bibël ku thotë se duhet të duash fëmijën tënd? Herën e parë që përmendet fjala dashuri në Bibël është në rastin kur flitet për dashurinë e një babai ndaj djalit të tij. ( Zanafilla 22:2) . Të dyja janë të rëndësishme dhe duhen balancuar.

Vëzhgimi #3  Një prindi i duhet të balancojë se kur duhet ta mbrojë fëmijën, e kur duhet ta lërë të përjetojë pasojat e veprimeve të tij.  Kjo vlen sidomos për fëmijët më të mëdhenj.  A i bëni ju detyrat e shtëpisë së fëmijës suaj, apo e lini që ai të përballet me atë që e pret në shkollë? A gënjen për ta mbrojtur fëmijën tënd adoleshent, në rast se ai  ka pirë ? Një fëmijë duhet  të kuptojë se me çdo zgjedhje vijnë pasojat, e ndonjëherë ato janë shumë të ashpra.

Vëzhgimi 4#  Prindërit e suksesshëm dinë kur të lëshojnë pe dhe kur të kërkojnë llogari.

Prindërit zakonisht ose janë shumë të rreptë, ose u lejojnë fëmijëve që të bëjnë shumë gjëra. Të dyja këto drejtime janë të gabuara. Nëse i le një të riu shumë hapësirë dhe pavarësi ai do të futet shpejt në telashe, nëse je i rreptë më shumë se ç’duhet dhe nuk i jep liri atij, atëherë do të bëhet nervoz dhe rebel.

Është e sigurt se prindërit i mësojnë fëmijët e tyre më shumë me ato që bëjnë e jo me ato që thonë. Kur je jashtë kontrollit, edhe fëmijët e tu kanë për të qenë jashtë kontrollit. Kur ti i bërtet fëmijës tënd, ai do t’u  bërtasë miqve të tij, e me shumë mundësi edhe ty.  Fëmija yt  ka për të bërë, atë që do  të bësh ti, veçse se ka për ta përforcuar. Ka qenë kështu që nga koha e Adamit dhe Evës, e nuk ka për të ndryshuar as tani.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    U tregoni njerëzve se janë pafundësisht të çmuar!Edhe sikur babai im dhe nëna imë të më braktisnin, Zoti do të më pranonte (si fëmijë të birësuar). – Psalmeve 27:10 Kam zbuluar se shumë nga njerëzit që takojmë çdo ditë të jetës, nuk e kuptojnë vlerën që kanë si fëmijë të Perëndisë. Mendoj se i ligu punon shumë fort…
    Tags: të, që, inkurajime
  • 98
    Këmbëngulja shpërblenDhe kushdo që ka lënë, për hir të emrit tim, shtëpi, ose vëllezër, ose motra, ose atë, ose nënë, ose grua, ose bij, ose ara, do të marrë njëqindfish dhe do të trashëgojë jetë të përjetshme. – Mateu 19:29 Në fillimet e shërbesës tonë, Dejv dhe unë kaluam përmes disa provash…
    Tags: të, që, inkurajime
  • 97
    Shtëpia më e dashurMbreti Solomon na thotë se përmes dijes, shtëpitë  tona  mund të mbushen me thesare të rralla dhe të mrekullueshme.  A nuk është kjo diçka interesante për t’u menduar? Ja tek është vargu tek Fjalët e Urta 24: “Shtëpia ndërtohet me dituri dhe bëhet e qëndrueshme me maturi. Me dijen mbushen dhomat me…
    Tags: të, që, inkurajime
  • 97
    Shpresë në mes të yjeve që bien!“Tani, fill pas pikëllimit të atyre ditëve, dielli do të erret dhe hëna nuk do të japë dritën e vet, yjet do të bien nga qielli dhe fuqitë e qiejve do të tronditen.-Mateu 24 :29 Përgjatë historisë, ka pasur disa ngjarje të pabesueshme qiellore. Në 1833 dhe 1966, pati shira…
    Tags: të, që, inkurajime
  • 96
    Kur troket depresioniNë ankth kërkova Zotin, dhe Zoti m’u përgjigj dhe më çoi larg. Psalmi 118:5 Autoritetet e shëndetit mendor thonë se në çdo kohë të paktën 17 % e popullatës është duke u sfiduar me depresionin. Nëse kjo është e vërtetë dhe unë nuk kam asnjë arsye për ta dyshuar këtë gjë,…
    Tags: të, që, inkurajime
Comments