Mesazh

Të Shenjtëruar dhe të Veçuar!

Ndiqni udhëzimet e Frymës së Shenjtë për të përmbushur planin që Perëndia ka për ju!

2 Timoteut 2:20-22

A ndiheni të veçantë, apo ndjeheni të parëndësishëm? Lajmi i mirë është se çdo besimtar është i veçantë në sytë e Zotit dhe Ai ju ka veçuar për veten e Tij. Meqënëse tani i përkisni Atij, kjo do të thotë se nuk jeni në këtë tokë për të jetuar si të doni. Jeni krijuar për t’i sjellë lavdi dhe nder Atij duke u bërë gjithnjë e më shumë të ngjashëm me Birin e Tij si në karakter, sjellje dhe mënyrën se si flisni. Nuk bëhet fjalë për të ndjekur një listë rregullash, por për të jetuar jetën e Krishtit nëpërmjet jush.

Bibla e quan këtë shenjtërim. Është proçesi ku Zoti na transformon vazhdimisht me anë të Frymës së Tij të Shenjtë që banon në ne. Nuk është se nuk do të mëkatojmë kurrë, por sa më shumë ta mbushim mendjen me Fjalën e Tij dhe t’i dorëzohemi drejtimit të Frymës, aq më fitimtarë do të jemi mbi mëkatin. Ndërsa qëndrimet dhe zakonet tona të vjetra zëvendësohen me ato të perëndishme, do të bëhemi shërbëtorë të dobishëm në shtëpinë e Perëndisë.

Të qënurit i veçantë për Zotin nuk ka të bëjë fare me atë lloj pune që bëni ose sa inteligjent apo i suksesshëm jeni. Përkundrazi, bazohet në atë se kush jeni.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Mos kini një mendim të ekzagjeruar për veten!Sepse në qoftë se dikush mendon se është diçka (shumë i rëndësishëm për t’u kujdesur për barrën e dikujt tjetër), pa qënë asgjë (pa qënë superior përveç se me vlerësimin e vet), gënjen veten e vet. – Galatasve 6:3 Bibla na paralajmëron vazhdimisht kundër krenarisë. Nuk mund të theksoj mjaftueshëm rrezikun…
    Tags: të, për, dhe, në, mesazh
  • 98
    Fuqia jetëndryshuese e borxhit të falur!Dhe Mbreti duke iu përgjigjur do t’u thotë: “Në të vërtetë po ju them: sa herë ia keni bërë këtë ndonjërit prej këtyre vëllezërve të mi më të vegjël, këtë ma bëtë mua.– Mateu 25 : 40 Miku më i mirë i Xhejsonit, Met, shkoi në Japoni si misionar. Atje…
    Tags: të, për, dhe, në, mesazh
  • 98
    Si të mund të ripajtohemi sërish?Sepse Atit i pëlqeu që në të të banojë e gjithë plotësia, dhe, duke bërë paqen me anë të gjakut të kryqit të tij, duke fituar pas, me anë të tij, të gjitha gjërat, si ato që janë mbi dhe si dhe ato që janë në qiejt. – Kolosianëve 1 :…
    Tags: të, dhe, për, në, mesazh
  • 97
    U bëftë vullneti i Tij!Çdo ditë, miliona njerëz luten me lutjen e Zotit pa e kuptuar se çfarë do të thotë të lutesh: “Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullneti yt në tokë ashtu si në qiell” (Mateu 6:10). Kur i lutesh në këtë mënyrë Zotit, po i thua: “Ti sundon mbi jetën time”. Si ndjekës…
    Tags: të, dhe, në, mesazh
  • 97
    A është e gabuar të jesh i botës?Ai që thotë se është në dritë dhe urren vëllanë e vet, është ende në errësirë. – 1 e Gjonit 2 :9 “Kur isha fëmijë,” shkruan blogerja Karen Keegan, “të rriturit e përkufizonin botën si të bërit e diçkaje që përshtatej me ose përqafonte kulturën “. Për Karen, “bota” përfshinte stilin…
    Tags: të, në, dhe, mesazh
Comments