Informacione

Tërmeti trondit Turqinë, thirrje për lutje dhe ndihmë!

Mëngjesin e sotëm një tërmet i fuqishëm ka goditur Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, duke vrarë më shumë se 500 njerëz dhe duke bllokuar mijëra të tjerë.
Lëkundjet fatale zgjatën rreth një minutë dhe u ndjenë deri në Qipro, Egjipt dhe Liban. Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se tërmeti me magnitudë 7.8 goditi në orën 04:17 me orën lokale në një thellësi prej 17.9 km (11 milje) pranë qytetit të Gaziantep.
Në Turqi raportohet për të paktën 360 viktima, ndërsa Damasku informon për mbi 230 persona që kanë ndërruar jetë dhe mijëra të tjerë të plagosur në të dy shtetet.
Shumë ndërtesa janë shembur dhe ekipet e shpëtimit janë vendosur për të kërkuar të mbijetuarit nën grumbuj të mëdhenj rrënojash.
Ndërtesa kishash dhe besimtarë të krishterë janë prekur nga tërmeti që tronditi mëngjesin e së hënës Turqinë dhe Sirinë. President i Shema Media Group, Soner Tufan tregon se një nga qytete më prekura është Antiokia.
“Ka shumë vëllezër dhe motra të krishterë të prekur dhe shumë ndërtesa kishash të shkatërruara. Dhe gjithashtu është një çift i krishterë, Polla dhe Hakan ata janë ende në rrezik. Janë ende nën rrënoja dhe grupet e shpëtimi duke tentuar ti nxjerrin ata jashtë.”
Thirrja që vjen nga President i Shema Media Group në Turqi, Soner Tufan është për lutje dhe ndihmë.
Lutuni për Njerëzit, lutuni për mbrotje dhe për vëllezërit dhe motrat nën rrënoja”.
Edhe Radio 7 i bashkohet thirrjes për ndihmë dhe lutje për të gjithë personat e prekur nga tërmeti në Turqi. Lutjet tona shkojnë për ndihmë në këtë kohë nevoje për shpëtim të jetëve dhe personave të lënduar dhe ngushëllimin e zemrave të familjarëve që kanë humbur të afërmit e tyre.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 95
    Kinë, Partia Komuniste rishkrim të Biblës në një këndvështrim tjetërPartia Komuniste Kineze, po rishkruan Biblën me rishikime që përpiqen ta portretizojnë Jezusin, në një këndvështrim tjetër. Tina Ramirez, është themeluesja dhe presidentja e Hardwired – një grup që ka qenë një kritik i zëshëm i Partisë Komuniste Kineze dhe persekutimit të grupeve fetare dhe pakicave politike. “Pse Partia Komuniste…
    Tags: të, në, një, dhe, informacione
  • 94
    Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë tri vendimetQeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbrëmë një mbledhje elektronike në të cilën ka marr tre vendime. Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës bëhet e ditur se është ndryshuar dhe plotësuar vendimi i Qeverisë Nr.10/226 të datës 23 tetor 2024 për emërimin e Komisionit Ad hoc për Vlerësimin Profesional…
    Tags: të, për, në, dhe, informacione
  • 93
    Ndikimi i pajisjeve elektronike në shëndetin tonëShumica e njerëzve sot jetojnë në një  lumë radiofrekuencash të emetuara nga teknologjitë me valë të të gjitha llojeve,  nga telefonat inteligjentë tek tabletët, monitorët e bebeve, televizorët, pajisjet smart dhe shumë të tjera. Sipas  ekspertëve, ekspozimi  i vazhdueshëm  ndaj këyre  pajisjeve, mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin…
    Tags: të, dhe, në, një, informacione
  • 92
    Hapat për një jetë të shëndetshmeHerë pas here, të gjithë mund të gjendeni përballë pikëpyetjeve në situata të caktuara. Duke mos njohur mënyrat e duhura për të jetuar në mënyrë të shëndetshme, në shumë aspekte vihet re se diku, diçka nuk shkon. Taylor Cwiertniewicz, infermiere e lartë e specializuar për kujdesin familjar në Kaliforni të…
    Tags: të, në, për, informacione
  • 92
    19 nëntori shënon Ditën Ndërkombëtare për Parandalimin e Abuzimit me Fëmijët19 Nëntori u caktua Dita Botërore për Parandalimin e Abuzimit të Fëmijëve nga organizata joqeveritare e quajtur Fondacioni Women’s World Summit (WWSF). Që nga viti 2000, ngjarja vjetore ka mobilizuar qeveritë dhe shoqëritë për të ndërmarrë veprime dhe për të parandaluar abuzimin e fëmijëve. Në vitin 2004, rreth 3 milionë…
    Tags: të, për, dhe, informacione
Comments