Kulturë

Thënie të urta nga aforisti amerikan Mason Cooley

Mason Cooley (1927 – 2002) ishte një akademik letrar amerikan dhe aforist.

Për lexuesit tanë kemi përzgjedhur disa nga thëniet e tij më të njohura:


Nëse jeton vetëm, e ke më të vështirë të gjesh dikë për t’i hedhur fajin.
Ruajtja e traditave është kthyer në një pasion simpatik, si koleksionimi i pullave të postës.
Vdekja është e llahtarshme, e po njësoj edhe jeta e pasosur.
Fëmijët përdorin të gjitha dhelpëritë e tyre për të patur çfarë duan nga të rriturit. Të rriturit bëjnë të njëjtën gjë me femijët.
Me të njëjtin hap që rritet barazia, rritet edhe numri i njerëzve që luftojnë për të sunduar.
Tekefundit, të besuarit verbërisht është i vetmi lloj besimi.
Besimi sposton male, por duhet të vazhdosh të shtysh ndërkohë që je duke u lutur.
Paraja është pushtet në gjendjen e tij më të rrjedhshme.
Paraja është për ekzistencën sociale njëlloj si shëndeti për trupin.
Frika dhe gënjeshtrat intensifikojnë vetëdijen.
Hyjnitë po na vëzhgojnë, por me përtaci, me gogësitje.
Pasioni për paranë nuk ndryshon kurrë.
Hipokrizia është lëkura e jashtme e cinizmit.
Udhëtarët nuk mendojnë kurrë se ata janë të huajt.
Pasioni është i stuhishëm. Dashuria është e qetë.
Në dashuri, shqetësohemi më shumë për domethënien e heshtjeve se për domethënien e fjalëve.
Sa më i lartë zëri i moralit, aq më i dyshimtë moralisti.
Trupi ka një mendje të veten.
Qëllimi i ambicies letrare është të arrijë të shfaqë madhështinë shpirtërore të një njeriu.
Kurrë mos i bëj pyetje një personi të mërzitshëm.
Ngjarjet quhen të pashmangshme vetëm pasi kanë ndodhur.
Sapo ngutem të kap telefonin, resht së tringëlluari.
Të gënjyerit për qejf, ose është art ose sëmundje.
Pabesisë zakonisht i pëlqejnë diskutimet mbi miqësinë e besnikërinë.
Gabimet janë forma universale e origjinalitetit.
Humorizmi nuk na shpëton nga palumturia, por na lejon t’i largohemi disa hapa.
E kuptoj se ç’do të thuash, por e mendoj ndryshe.
Paqja e vërtetë është të gjendesh jashtë rrezes së dëgjimit.
Realitet është emri që u japim zhgënjimeve tona.
Të derdhësh lot për kohën e çuar dëm është sërish kohë e çuar dëm.
Vetëm ai që e ka zemrën të thyer e njeh të vërtetën mbi dashurinë.
Njerëzit e shkolluar nuk ndajnë të njëjtin grumbull informacionesh, por të njëjtin stad mendor.
Kush nuk do të hiqte dorë nga inteligjenca për pushtet e bukuri?
Femrat i shtyjnë meshkujt që të jenë foshnjarakë, pastaj i qortojnë.
Gazetaria nuk e pranon kurrë se nuk po ndodh kushedi se çfarë.
Sekretet e vërteta nuk janë ato që themi.
Mizoria zbutet nga frika, jo nga dhembshuria.
I vetmuari bëhet ose shkencëtar ose asgjë.
Disa dashuri janë si një ves që ka pushuar së qenët kënaqësi.
Shoqëria njerëzore kujdeset për vete duke e shndërruar natyrën në mbeturinë.
Ndihmo dikë që nuk ka dëshirë të kujdeset për veten dhe do të të ngjitet si një sëmundje vdekjeprurëse.
Pas dështimeve të mia të bujshme, nuk mund të kënaqem me një sukses mediokër.
Miqtë nganjëherë janë të mërzitshëm, por jo armiqtë.
Mirësjellja i thjeshton shumë gjërat, pothuajse sa paraja.
Për të njohur dikë, shiko se si i shpenzon paratë e tij.
Urtësia e moshës: mos resht së ecuri.
Veç një Zot i vetëm dhe i gjithëpushtetshëm nuk ka arsye të gënjejë.
Shumë njerëz parapëlqejnë macet në vend të njerëzve të tjerë. Dhe shumë mace parapëlqejnë njerëzit në vend të maceve të tjera.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 98
    Sanremo 2021 shtyhet për në prillSanremo, 23 nëntor – Pas shtyrjes nga shkurti në mars, Festivali i famshëm italian i këngës, Sanremo, mund të shtyhet përsëri për në fillim të prillit, shkruan faqja e internetit vanityfair.it. Arsyet, përveç urgjencës Covid-19, do të lidheshin gjithashtu me një dispozitë specifike të bashkisë së Sanremos, e cila do…
    Tags: të, për, kulturë
  • 93
    Taulant Mehmeti merr çmim në SHBA, akordohet për albumin e dytë“Pathways To Jazz”, prej se u themelua gjashtë vjet më parë, e kishte të qartë qëllimin e vet: mbështetjen e jazz-muzikantëve në mënyrë që ky zhanër të lulëzojë edhe në vitet në vazhdim e muzika të mbetet e qasshme për të gjithë. Sivjet, kjo organizatë misionin e vet do ta…
    Tags: të, për, kulturë
  • 93
    Dymbëdhjetë kandidatë për katër pozitat udhëheqëse në institucionet kulturorePër katër pozita udhëheqëse në institucionet qendrore të kulturës garës i kanë hyrë dymbëdhjetë kandidatë. Në konkurset për drejtor të përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Kosovës, udhëheqës artistik të këtij institucioni dhe drejtor të Galerisë Kombëtare të Kosovës, si dhe të Baletit Kombëtar të Kosovës nuk ka pasur shumë të…
    Tags: të, për, kulturë
  • 93
    Filmi që bëri histori në “Oscar” vjen në KosovëDrama mbi “nomadët amerikanë”, që u shpërblye trefish në “Oscar” - me çmimin e filmit më të mirë, për regjinë më të mirë dhe për aktoren më të mirë kryesore - këtë muaj do të shfaqet në Kosovë. Rrjeti i kinemave “Cineplexx” më 13 maj do të sjellë filmin “Nomadland”…
    Tags: të, për, kulturë
  • 91
    Qendra Kinematografike e Kosovës në pritje të projekteve filmikeQendra Kinematografike e Kosovës është vënë në kërkim të projekteve kinematografike. Për këtë edhe ka hapur konkursin vjetor për subvencionim të projekteve filmike në tetë kategori. Institucioni më i lartë kinematografik në vend, në total ka buxhet prej 988 mijë eurove, kurse vetëm për subvencione dhe transfere ka 924 mijë…
    Tags: të, kulturë
Comments