Inkurajime

Thesaret e sprovave!

Lutja e një personi që është duke kaluar kohë shumë të vështira është përdorur nga Margaret Becker dhe Keith Getty ,si tekst kënge. Ja dhe refreni:

Jezus, pranë  më qëndro

Kur eci nëpër stuhi;

Në këtë rrugë më ke thirrur,

Të të ndjek, dhe kur forca më ka braktisur.

Shumica prej nesh e dinë se Zoti i lejon vështirësitë në jetë për një arsye – të paktën e dimë në teori, por kur detet e jetës trazohen, qëndrimet tona ndonjëherë mund të tregojnë se nuk e besojmë këtë të vërtetë.

Në librin e saj të mirënjohur devocional  “Burime në shkretëtirë”, zonja Charles Cowman shkruan për sprovat, se “Ato janë malet [e Zotit]. Që Ai vetë i ka krijuar.”

Por është një frazë në vargun e fundit të këngës që i flet veçanërisht zemrës sime. E cila thotë,

Leri thesaret e sprovës, në mua të formohen….

“Thesaret e sprovës”. Imagjinoni t’i quani sprovat thesar. Thesari është diçka e vlefshme, e kushtueshme dhe diçka e çmuar. Apostulli Pal thotë pothuajse të njëjtën gjë kur i quan sprovat tona «lavdi të përjetshme». Ai shkruan: “prandaj nuk na lëshon zemra;.…. Sepse trishtimi ynë i lehtë që është vetëm për një moment, prodhon për ne, një peshë të pamasë e të pashoqe të amshueshme lavdie;” (2 Korintasve 4:16-17).

Një nga thesaret që sprovat  krijojnë brenda nesh është qëndrueshmëria.  Jakobi tha: “Ta konsideroni një gëzim të madh, o vëllezër të mi, kur ndodheni përballë sprovash nga më të ndryshmet,duke e ditur se sprova e besimit tuaj sjell qëndrueshmëri.” (Jakobi 1:2-3). Qëndrueshmëria   është vendosmëria për të vazhduar dhe për të mos hequr dorë.

Apostulli Pal na thotë se,” Dhe jo vetëm kaq, por mburremi edhe në shtrëngimet, duke ditur që shtrëngimi prodhon këmbënguljen, këmbëngulja përvojën dhe përvoja shpresën.” (Romakëve 5:3-4).

Të gjithë kalojmë periudha testimi dhe sprovash. Zoti zhvilloftë në ne, thesare prej kohërave të vështira.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 98
    Suksesi dhe kultura jonë!Jo se unë tashmë e fitova çmimin ose jam bërë i përsosur, por po e ndjek prapa se mos e kap, sepse edhe unë u kapa nga Jezu Krishti. Filipianëve 3:12 Suksesi, thuhet në fjalor, është “shkalla ose masa e arritjeve,” ose “arritja e pasurive, pëlqimit, ose famës.” Përkufizimi i fundit…
    Tags: të, në, që, dhe, është, një, inkurajime
  • 98
    Autoriteti i Fjalës!“Atëherë fjala e Zotit iu drejtua…”- Zanafilla 15:4 Autoriteti në botën tonë është po aq i rëndësishëm sa edhe ushqimi i shëndetshëm dhe ajri i pastër. Kur secili është “ligj për veten” nuk ekziston ligji; anarkia çon në kaos dhe kaosi në asgjësim. Kjo është arsyeja pse historia e njerëzimit…
    Tags: të, që, për, një, në, është, dhe, inkurajime
  • 97
    Si të lutemi për të tjerët?Filipianëve, kapitulli 1, vargjet 9 deri në 11, janë nga ato shkrime ku ne shohim Palin të lutet përmes letrave të tij drejtuar një kishe, për njerëzit në atë kishë.  Kështu, kemi një model lutjeje, le të themi, për mënyrën se si mund të lutemi për njerëzit që na rrethojnë.…
    Tags: të, që, për, në, dhe, inkurajime
  • 96
    Atij që i përkas…Në mes të Veprave të Apostujve 27, Pali dhe gjithë shoqëruesit e tij në anije, gjenden në mes të një stuhie dhe të gjithë kanë frikë për jetën e tyre. Ata nuk e dinë nëse do të arrijnë t’ia dalin, por Perëndia i shfaqet Palin në vegim, përmes një ëngjëlli…
    Tags: të, dhe, që, në, për, inkurajime
  • 96
    Pa ndalim.Veprat e Apostujve, kapitulli 28, vargjet 30 dhe 31. Kështu përfundon Libri i Veprave të Apostujve. “Dhe Pali ndenji plot dy vjet në shtëpinë që kishte marrë me qira dhe priste të gjithë ata që vinin tek ai, duke predikuar mbretërinë e Perëndisë dhe duke mësuar gjërat e Zotit Jezu…
    Tags: të, në, dhe, për, që, inkurajime
Comments