Kulturë

Thesaret e vjetra të gjetura më 2020

Pandemia e COVID-19 nuk i ka ndalur arkeologët nëpër botë. Gjatë këtij viti janë gjetur objekte spektakolare si sarkofagë, statuja të mermerta e monedha ari.

Saqqara, nekropol i qytetit të Memfisit, rreth 30 kilometra në jug të Kajros, cilësohet si një prej vendeve më të rëndësishme arkeologjike në Egjipt tok me Luginën e Mbretërve dhe piramidat në Giza. Sivjet ky vend pushtoi titujt me një tjetër zbulim spektakolar: në shtator dhe tetor, kërkuesit zbuluan arkivole të drunjta me zbukurime të hijshme.

Në nëntor, ekspertët zbuluan një duzinë sarkofagësh të tjerë në Saqqara. Arkivolet e drunjta, të zbukuruara me elegancë, konsiderohen të jenë më shumë se 2500 vjet të moçme, kanë thënë studiuesit egjiptianë. Arkivole të caktuara janë hapur me kujdes për të analizuar përmbajtjen e tyre.

Egjiptologët nga Universiteti i Bonnit kanë zbuluar një mbishkrim në këtë gur, që besohet të jetë mbi 5 mijë vjet i moçëm. U zbulua në Wadi Abu Subeira, në verilindje të Aswanit. Ekspertët, përfshirë edhe ata nga Ministria egjiptiane e Antikiteteve, zbuluan se ky gur ishte në të vërtetë shenja e një qyteti në shekullin e katërt para Krishtit.

Vendi arkeologjik në qytetin romak të Pompeit, në jug të Napolit, po e befason kurdoherë botën me zbulime të reja. Në vitin 79 të erës sonë, gjatë një shpërthimi vullkanik të malit Vezuv, balta, shiu i pluhurit dhe llava e shkrirë e përmbysën vendin duke vrarë njerëz e kafshë. Arkeologët ishin në gjendje të zbulonin mbetjet vetëm në shekullin e 18-të.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 98
    Risjellja e muzikës klasike në shoqërinë KosovareIshte njëra nga Divertimentot e kompozitorit të madh klasik Wolfgang Amadeus Mozart, e cila mundësoi takimin e parë të orkestrës me publikun, një takim i cili në muajt në vijim do të sillte familjarizimin e munguar me ta. Natyrisht, dyshimet vazhdonin nëse kjo orkestër do të arrinte të mbijetonte. Dhe…
    Tags: të, në, kulturë
  • 98
    “European Film Awards” i 2020-s kthen sfidën në mundësiSi shumë festivale të filmit, ekuivalenti evropian i “Oscars” mbahet në mënyrë digjitale. Organizatorët thonë se është një mundësi për të provuar gjëra të reja Dashamirët e filmit dhe festivaleve, si dhe filmbërësit, e kanë vënë në dyshim prej muajsh: ceremonia e “European Film Awards” është caktuar të mbahet online.…
    Tags: të, në, kulturë
  • 97
    Qena – artisti që solli “yjet dhe hënën” në TeatërFiks 15 vjet pas vdekjes së Muharrem Qenës, nga hiri i kujtimeve të familjarëve, kolegëve e rrethit është artisticizuar në dramë muzikore një rrëfim shqeto për njeriun jonkonformist e jokonvencional të teatrit shqiptar e më shumë sesa kaqËndërrimtar deri në frymën e fundit, Muharrem Qena pati fatin e atyre të…
    Tags: të, një, në, kulturë
  • 95
    Sanremo 2021 shtyhet për në prillSanremo, 23 nëntor – Pas shtyrjes nga shkurti në mars, Festivali i famshëm italian i këngës, Sanremo, mund të shtyhet përsëri për në fillim të prillit, shkruan faqja e internetit vanityfair.it. Arsyet, përveç urgjencës Covid-19, do të lidheshin gjithashtu me një dispozitë specifike të bashkisë së Sanremos, e cila do…
    Tags: të, në, kulturë
  • 93
    Kompozitori Ardian Halimi, me hap drejt karrierës ndërkombëtareVepra "Stille flüstert um uns beide" (Heshtja pëshpërit përreth ne të dy) e kompozitorit kosovar, Ardian Halimi, do të interpretohet nga Filarmonia e Radios gjermane në Saarbrücken, nën drejtimin e dirigjentit Manuel Nawri. Këtë vepër të realizuar në vitin e koronavirusit, ia ka kushtuar bashkëshortes së tij, sopranos se njohur…
    Tags: në, të, një, kulturë
Comments