Inkurajime

Ti nuk lodhesh asnjëherë.

Unë nuk do lexoj vetëm një varg për sot, por do lexoj disa vargje. Dhe në vend që të komentoj për këto vargje, do të lë që këto vargje të flasin vetë për veten. Ndaj dua t’ju inkurajoj që thjesht t’i lini këto fjalë të rrënjosen në zemrën tuaj dhe unë do lë që ky tekst të na drejtojë ndërsa lutemi sipas tij.
Ndaj le të lexojmë Isaia, kapitulli 40, vargu 28.
“Nuk e di ti, vallë, nuk e ke dëgjuar? Perëndia i përjetësisë, Zoti, krijuesi i kufijve të tokës nuk mundohet dhe nuk lodhet, zgjuarsia e tij është e panjohshme.
Ai i jep forcë të lodhurit dhe rrit fuqinë e të këputurit.
Të rinjtë mundohen dhe lodhen, të rinjtë e zgjedhur me siguri pengohen dhe rrëzohen,
por ata që shpresojnë te Zoti fitojnë forca të reja, ngrihen me krahë si shqiponja, vrapojnë pa u lodhur dhe ecin pa u lodhur.”
Perëndi, ne të lavdërojmë si Perëndinë e përjetshëm, Ai që na krijoi dhe Ai që na mban. Ne të lavdërojmë jo vetëm për zgjuarsinë Tënde të panjohshme, por edhe për fuqinë Tënde të pafundme. Ti nuk lodhesh asnjëherë.
Oh, Perëndi, ne jemi të përulur. Çdo natë, kur shtrihemi për të fjetur, edhe personi më i fuqishëm në botë për pesë, gjashtë, shtatë, tetë, nëntë orë në ditë, mbështillet si një foshnjë i vogël, totalisht i pashpresë, në pamundësi për të bërë gjë, kjo për shkak se ka nevojë për pushim.
Ti, o Perëndi, nuk ke nevojë për pushim të tillë. Ti vazhdon të jesh Krijuesi, Ai që mban kufijtë e tokës. Ndërsa ne flemë, Ti je Ai që na ruan. Dhe ndërsa flemë, Ti punon në gjithfarë mënyrash në të gjithë botën.
Ne të adhurojmë për fuqinë Tënde të përjetshme dhe të pafundme, dhe i kthejmë sytë nga Ti sepse jemi njerëz të dobët. Ne nuk kemi fuqi veçse në Ty, o Perëndi.
Në këtë jetë unë lutem që Ti të na ndihmosh të gjithëve që ta kuptojmë këtë dhe që ta shohim dobësinë tonë. Unë lutem që Ti të na ndihmosh ta shohim këtë në jetën tonë. Na ndihmo ta shohim dobësinë tonë pa Ty, që Ti je burimi i forcës dhe Ti premtove të na e japësh kur ta kërkojmë.
Ndaj edhe njerëzit më të shëndetshëm mes nesh lodhen. Edhe më të rinjtë mes nesh rraskapiten, por ata që shpresojnë në Ty do të marrin forca të reja, do të ngrihen me forca të ripërtërira.
Ndërsa ngrihemi lart, ne të lavdërojmë Ty për këtë tablo të krahëve si shqiponja, vrapojmë pa u lodhur dhe ecin pa u lodhur. Perëndi, ne lutemi për forcën Tënde sot dhe në çdo aspekt të jetëve tona. Ne i kthejmë sytë nga Ti si forcën tonë dhe të lavdërojmë për sigurimin Tënd. Ne të lavdërojmë për çdo frymëmarrje që marrim. Ne të lavdërojmë për çdo rrahje zemre që Ti forcon dhe që bën që të ndodhë. Dhe lutemi për forcën Tënde në çdo mënyrë, për forcën Tënde frymërisht sot, për forcën Tënde emocionalisht sot, për forcën Tënde fizikisht sot, për forcën Tënde në marrëdhëniet tona sot. Perëndi, Ti je Ai që na mban dhe ne të shohim Ty si burimin e forcës së pashtershme në jetët tona.
Në jetët tona ne lutemi, amen.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 94
    Përballë një dileme!Veprat e Apostujve kapitulli 26, vargjet 28 dhe 29. Pali po dëshmon para mbretit Agripa dhe Agripa i thotë Palit: “Për pak dhe po ma mbush mendjen të bëhem i krishterë?” Dhe Pali tha, vargu 29: “Dhëntë Perëndia që në pak ose në shumë kohë jo vetëm ti, por edhe…
    Tags: të, në, që, dhe, për, inkurajime
  • 94
    Për të gjithë njerëzit e botës!Veprat e Apostujve, kapitulli 10, vargjet 34 dhe 35, thotë: “Atëherë Pjetri hapi gojën dhe tha: “Në të vërtetë unë po e marr vesh se Perëndia nuk tregohet i anshëm; por, në çfarëdo kombi, ai që ka frikë prej tij dhe që vepron drejtësisht, është i pranuar nga ai.” Ky…
    Tags: të, në, dhe, për, që, ti, inkurajime
  • 94
    Pa ndalim.Veprat e Apostujve, kapitulli 28, vargjet 30 dhe 31. Kështu përfundon Libri i Veprave të Apostujve. “Dhe Pali ndenji plot dy vjet në shtëpinë që kishte marrë me qira dhe priste të gjithë ata që vinin tek ai, duke predikuar mbretërinë e Perëndisë dhe duke mësuar gjërat e Zotit Jezu…
    Tags: të, në, dhe, për, që, inkurajime
  • 94
    Atij që i përkas…Në mes të Veprave të Apostujve 27, Pali dhe gjithë shoqëruesit e tij në anije, gjenden në mes të një stuhie dhe të gjithë kanë frikë për jetën e tyre. Ata nuk e dinë nëse do të arrijnë t’ia dalin, por Perëndia i shfaqet Palin në vegim, përmes një ëngjëlli…
    Tags: të, dhe, që, në, për, inkurajime
  • 93
    Gëzohuni me partnerin që Perëndia ju ka dhënë.Fjalët e urta, kapitulli 5, vargu 18, thotë: “Qoftë i bekuar burimi yt dhe gëzohu me nusen e rinisë sate.” Nuk do të vazhdoj me vargun 19, sepse ky duhet  të jetë një program për të gjithë dhe nuk e di nëse dikush që po më dëgjon, ka fëmijët në…
    Tags: të, që, dhe, për, ne, inkurajime
Comments