Mesazh

tre armët tuaja më të mira

Sepse, edhe pse ecim në mish, nuk luftojmë sipas mishit,… – 2 Korintasve 10:3

Përmes mashtrimit strategjik dhe dinak, Satani përpiqet të ngrejë luftë kundër jush dhe t’ju mbajë në një mendësi mposhtjeje. Por Perëndia ju ka dhënë armët frymërore që t’i përdorni kundër tij. Po listoj më poshtë tre armë frymërore kryesore që mund të përdorni për të luftuar armikun:

  1. Fjala e Perëndisë: Merreni përmes predikimit, mësimit, leximit dhe studimit personal të Biblës. Qëndroni në Fjalën derisa të kthehet në një zbulesë e dhënë nga frymëzimi i Frymës së Shenjtë.
  2. Lavdërimi: E mposht të ligun më shpejt dhe në mënyrë efektive sesa çdo plan beteje tjetër, por duhet të jetë lavdërim i sinqertë zemre dhe jo thjesht fjalë goje apo një ritual fetar.
  3. Lutja: Lutja është marrëdhënie me Perëndinë; është komunikim me Të, kërkesë për ndihmë apo çfarëdo që ndodhet në zemrën tuaj. Përfshin gjithashtu qëndrimin në heshtje përpara Zotit, dëgjimin kur Ai i flet zemrës. Për të pasur një jetë lutjeje efektive, duhet të zhvillojmë një marrëdhënie intime, personale me Atin. Ai ju do dhe dëshiron t’ju ndihmojë.

Po ndodh një luftë, por Perëndia po lufton përkrah jush dhe ju ka dhënë armët që ju duhen. Përdorini për të larguar Satanin!

Lutje

Zot, faleminderit që më ke dhënë armët frymërore për të luftuar armikun. Me ndihmën Tënde, unë e di që mund të fitoj betejën sot!

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 94
    Jini të vendosur!Por, para së gjithash, vëllezër të mi, mos u betoni as për qiellin, as për dheun, as mos bëni ndonjë be tjetër; por le të jetë “po”-ja juaj “po” dhe “jo”-ja, “jo”, që të mos bini nën dënim. – Jakobi 5:12 Pavendosmëria është një gjendje e mjerueshme dhe pa dyshim…
    Tags: të, që, për, dhe, më, një, në, mesazh
  • 93
    I lirë për të qenë gjithçka që Perëndia të krijoi për të qenë...“Të shfrytëzosh në maksimum kohën” mund të jetë një moto tepër e keqkuptuar! Menaxhimi i mirë i kohës nuk do të thotë të ecësh me ritmin e ndonjë regjimi rigoroz e strikt në rrugën e prodhimtarisë, por që të gjesh lirinë për të qenë gjithçka që Perëndia të krijoi, duke…
    Tags: të, për, në, që, dhe, mesazh
  • 92
    3 udhëzime për t'u përballur efektivisht me stresin nga Dr. Harold SalaTensioni në vetvete, nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe. Kujtoni, violina ka bukurinë e tingullit, për shkak të tensionit të telave, ndërsa harku i përshkon butësisht ata; por tesioni i madh, do t’i këpusë telat. Në thelb, ka tre reagime ndaj stresit në jetën e sotme. I pari është…
    Tags: të, në, që, dhe, mesazh
  • 92
    Ju keni potencialPor Jezusi duke i ngulur sytë mbi ta, u tha: “Kjo për njerëzit është e pamundur, por jo për Perëndinë, sepse për Perëndinë gjithçka është e mundshme”. – Marku 10:27 Është e habitshme sa shumë njerëz të talentuar rrinë në heshtje dhe nuk bëjnë asgjë. Asnjëherë nuk ndërmarrin një hap…
    Tags: të, për, që, ju, dhe, një, mesazh
  • 92
    Dhuro dashuri këtë KrishtlindjeNë periudhën e Krishtlindjes ndodh që jemi aq të përqendruar në presionet e blerjes së dhuratave dhe festimeve, saqë humbasim fokusin e vërtetë të Krishtlindjes: Jezusin. Por është e rëndësishme që të mos harrojmë të tregojmë dashurinë e Jezusit për të tjerët këtë Krishtlindje. Fto një mik, një fqinj ose…
    Tags: të, për, që, në, mesazh
Comments