Tre komponentë të rëndësishëm për një martesë të shëndetshme!
Sipas Martin Luterit, Zoti krijoi tre institucione kryesore: martesën, shërbesën e Fjalës dhe shtetin. Luteri vazhdoi duke thënë se ” ashtu si në rendin kronologjik po ashtu edhe në rëndësi, martesa paraprin shërbesën e Fjalës së Perëndisë dhe shtetin”. E megjithatë, shumë njerëz sot përpiqen ta konsiderojnë martesën si në një shpikje njerëzore. Por Shkrimi na thotë se martesa u krijua nga Perëndia.
Le të shqyrtojmë komponentët e një martese të qëndrueshme dhe të shëndetshme. Imagjinojeni martesën tuaj si një stol me tre këmbë, dhe të tre këmbët janë vetëmohimi, falja dhe komunikimi. Pa njërën nga këmbët, stoli do mënjanohet dhe ju do të rrëzoheni. Një martesë e mirë ka nevojë për të tre komponentët që të jetë e ekuilibruar dhe e fortë. Sot do të shikojmë këmbën e parë – vetëmohimin.
Ne jetojmë në një botë të përqendruar te vetja, dhe ky përqendrim tek vetja po shkatërron martesat. Koncepti i “shikimit të numrit një” po krijon ndarje midis burrit dhe gruas. Por Pali na thotë: “Mos bëni asgjë për rivalitet as për mendjemadhësi, por me përulësi, secili ta çmojë tjetrin më shumë se vetveten.” (Filipianëve 2:3).
Papjekuria dhe egoizmi na thonë të përqendrohemi në dëshirat tona, rehatinë dhe vetë-mbrojtjen, por pjekuria na bën të përqendrohemi në nevojat e bashkëshortit tonë. Pjekuria është çelësi i vetëmohimit.
Dashuria vetëmohuese manifestohet në mirësi. Ajo fokusohet në mendimet, ndjenjat dhe nevojat e personit tjetër. Një dashuri vetëmohuese bën sakrifica pa mbajtur shënime se kush ka kontribuar më shumë në martesë. Ajo lë mënjanë kokëfortësinë egoiste për gatishmërinë për t’iu nënshtruar njëri-tjetrit.
Ndërsa vetëmohimi bie ndesh me shumë nga mësimet e botës për ambicien personale, vetëvlerësimin dhe mbrojtjen e vetvetes, dashuria vetëmohuese është një komponent jetik për një martesë të shëndetshme.
Lutje: Atë, na ndihmo të jemi të pjekur në martesat tona, duke shfaqur dashuri vetëmohuese ndaj bashkëshortit për çdo ditë. Na ndihmo të vendosim nevojat, ndjenjat dhe mendimet e bashkëshortit mbi nevojat tona. Në emër të Jezusit lutem. Amen.
“Mos bëni asgjë për rivalitet as për mendjemadhësi, por me përulësi, secili ta çmojë tjetrin më shumë se vetveten.Mos mendojë secili për interesin e vet, por edhe atë të të tjerëve. ” (Filipianëve 2:3-4).
Related Posts
- 98Prandaj eja të bëjmë një besëlidhie midis teje dhe meje, dhe që ajo shërbeftë si dëshmi midis teje dhe meje” –Zanafilla 31:44 Ekziston një fjalë e vjetër që përdoret për të përshkruar angazhimin, si përkushtimi në martesë, dhe është kjo: besëlidhje. Një besëlidhje është më e fortë se një marrëveshje…
- 97
- 96
- 96
- 96