Inkurajime

U tregoni njerëzve se janë pafundësisht të çmuar!

Edhe sikur babai im dhe nëna imë të më braktisnin, Zoti do të më pranonte (si fëmijë të birësuar). – Psalmeve 27:10

Kam zbuluar se shumë nga njerëzit që takojmë çdo ditë të jetës, nuk e kuptojnë vlerën që kanë si fëmijë të Perëndisë. Mendoj se i ligu punon shumë fort që t’i bëjë njerëzit të ndihen pa vlerë, por ne mund ta neutralizojmë efektin e gënjeshtrës së tij dhe akuzat duke ndërtuar, inkurajuar dhe udhëzuar njerëzit.

Një mënyrë për ta bërë këtë është nëpërmjet komplimenteve të sinqerta, që është një nga dhuratat më të çmuara në botë. Një kompliment i sinqertë mund të duket si diçka e vogël, por i jep një forcë të jashtëzakonshme njerëzve që ndihen të pasigurt apo të parëndësishëm.

Unë besoj tek qëllimet dhe ndërsa punoja me Perëndinë për të zhvilluar zakonet e mira në inkurajimin e të tjerëve, e sfidova veten të komplimentoja të paktën tre persona çdo ditë. Ju rekomandoj të bëni diçka të ngjashme për t’ju ndihmuar të jeni inkurajues.

Bibla thotë që Perëndia birëson si fëmijë të Tij ata që ndihen të braktisur. T’i gjejmë këta njerëz dhe të përpiqemi t’i ndërtojmë duke i bërë të ndihen të çmuar. T’u tregojmë që Perëndia i do ata.

Lutje

Frymë e Shenjtë, më trego njerëzit që nuk e dinë se Ti i do si fëmijët e tu. Më afro në rrugët e tyre që unë t’i inkurajoj dhe t’i bëj të ndihen të çmuar.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Ndiqmëni…Mateu kapitulli 4, vargu 19. jezusi u tha atyre: “Ndiqmëni dhe unë do t’ju bëj peshkatarë njerëzish.” Kjo është ftesa fillestare e Jezusit për katër dishepujt. Simoni, i quajtur Pjetër gjithashtu, Andrea, vëllai i Tij dhe pastaj më pas Jakobi dhe Gjoni. “Ndiqmëni dhe unë do t’ju bëj peshkatarë njerëzish.”…
    Tags: të, që, inkurajime
  • 100
    BesimiKi besim tek Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në gjykimin tënd; pranoje në të gjitha rrugët e tua, dhe ai do të drejtojë shtigjet e tua. ( Fjalët e Urta3:5-6.) Allister Begg  tregon se një ditë, ai bashkë me gruan e tij panë një çiklist, i cili…
    Tags: të, që, inkurajime
  • 100
    Një Ditë e Re!Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja. –2 KORINTASVE 5:17 Si “një krijesë e re”, ti nuk duhet t’i lejosh gjërat e vjetra që të kanë ndodhur të vazhdojnë të ndikojnë në…
    Tags: të, që, inkurajime
  • 100
    Të ruash balancat kur je prind!Si shigjeta në duart e njė trimi, kështu janë bijtë e rinisë. Psalmi  127:4 Një nënë e re i bërtiti fëmijës, “Pusho tani!” . Ai  fëmijë nuk kishte mbushur ende një vjeç. Teksa e shihja, kuptova se ishte i sëmurë. Hundët e tij po kullonin dhe sytë i kishte të…
    Tags: të, që, inkurajime
  • 97
    Këmbëngulja shpërblenDhe kushdo që ka lënë, për hir të emrit tim, shtëpi, ose vëllezër, ose motra, ose atë, ose nënë, ose grua, ose bij, ose ara, do të marrë njëqindfish dhe do të trashëgojë jetë të përjetshme. – Mateu 19:29 Në fillimet e shërbesës tonë, Dejv dhe unë kaluam përmes disa provash…
    Tags: të, që, inkurajime
Comments