Inkurajime

Ura e Gjallë

Atëherë ai që ishte ulur mbi fron tha: “Ja, unë i bëj të gjitha gjërat të reja.” Zbulesa 21:5

A keni parë ndonjëherë një urë me rrënjë të gjalla? Shumica gjenden në Indi, ku urat formohen nga rrënjët e pemëve. Disa pemë, si Banyans, një lloj fiku indian, degët e të cilit prodhojnë rrënjë që më vonë bëhen trungje ndihmëse. Një pemë e rritur mund të mbulojë disa hektarë në këtë mënyrë, ato dërgojnë rrënjë nga degët drejt tokës. Kur këto pemë ndodhen pranë lumenjve ose luginave, inxhinierët i shtrijnë dhe i drejtojnë rrënjët në anën tjetër, duke krijuar ura të veçanta këmbësorësh.

Megjithatë, ura më e madhe e gjallë e të gjitha kohërave, është mbretërimi mijëvjeçar i Krishtit, një urë mijëvjeçare që lidh historinë njerëzore me shtetin e përjetshëm. Epoka e Artë që po vjen nuk do të jetë parajsa, por do të shërbejë si një urë drejt qiellit për të shpenguarit. Mëkati dhe vdekja, megjithëse më të rralla, do të vazhdojnë të ndodhin.

Zbulesa 20 na flet për Mijëvjeçarin, i cili pasohet nga Gjykimi i Fronit të Madh të Bardhë kur qielli dhe toka kalojnë. Kur mbërrijmë në kapitujt 21 dhe 22, hyjmë në përjetësi: “Pastaj pashë një qiell të ri dhe një tokë të re” (Zbulesa 21:1).

Oh, sa shumë është përgatitur për ne në të ardhmen! Sa e mrekullueshme është të jesh i sigurt për një shtëpi të bekuar përjetësisht! Le të gëzohemi për këtë sot!

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 98
    Të jesh shembull për të tjerët!Filipianëve kapitulli 4 vargu 9. Pali u thotë kështu të krishterëve: “Ato gjëra që keni mësuar, marrë dhe dëgjuar nga mua dhe patë në mua, i bëni, dhe Perëndia i paqes do të jetë me ju.” Kjo është një deklaratë e guximshme. Ai po u thotë të krishterëve të tjerë:…
    Tags: të, në, inkurajime
  • 98
    Hapa drejt vetë-disiplinimit!Prandaj unë kënaqem në dobësi, në fyerje, në nevoja, në përndjekje, në ngushtica për shkak të Krishtit, sepse, kur jam i dobët, atëherë jam i fuqishëm. 2 Korintasve 12:10 Kur ai ishte fëmijë, nuk ishte disiplinuar kurrë. “Dashuria është gjithçka për të cilën ka nevojë një fëmijë,” thoshte nëna e…
    Tags: të, në, inkurajime
  • 98
    Kur e vërteta duket gënjeshtërPrandaj, duke e lënë mënjanë gënjeshtrën, secili të flasë të vërtetën me të afërmin e tij, sepse jemi gjymtyrë të njëri-tjetrit.- Efesianëve 4:25 Tre persona po flisnin për një mik të përbashkët. Njëri tregon se si miku i tyre ishte përplasur nga një makinë dhe kishte vdekur. I dyti tha: “Jo,…
    Tags: të, një, inkurajime
  • 97
    BESIM I SPROVUARNë Bibël lexojmë se Abrahami më në fund iu bind Perëndisë dhe arriti në Kanaan. Por bindja e Abrahamit nuk do të thoshte se çdo gjë në jetën  e tij do të bëhej papritur më e lehtë. Kur arriti në vendin që i tregoi Perëndia, gjeti atje kananitët. Pas një…
    Tags: të, në, inkurajime
  • 97
    Ndriçoni dritën tuaj!Tek Mateu 24:35 Krishti thotë: “Qielli dhe toka do të kalojnë, por fjalët e mia nuk do të kalojnë”. Me këto fjalë, kemi sigurinë se çdo premtim që Ai na ka dhënë në Fjalën e Tij do të realizohet. Ashtu siç erdhi për herë të parë në Krishtlindje, Ai do të vijë përsëri.…
    Tags: të, në, inkurajime
Comments